Connect with us

Sport

Cristiano Ronaldo i prerë: Do të largohem nga Kombëtarja kur të dua unë, jo kur doni ju

Published

on

Cristiano Ronaldo ka folur në konferencën e fundit për shtyp para sfidës së 1/8-ave të Botërorit 2026 ndaj Spanjës, duke shmangur pyetjet për të ardhmen e tij dhe duke u përqendruar te ndeshja e rëndësishme e radhës.

Kapiteni i Portugalisë u shpreh qartë për rolin e tij në kombëtare dhe për vazhdimësinë e karrierës me fanellën përfaqësuese.

“Unë jam gjithmonë me zemër dhe shpirt për të ndihmuar Kombëtaren. Duke luajtur ose jo, gjithmonë do të kem një rol të rëndësishëm. Do të largohem kur të dua unë, jo kur doni ju. Është humbje kohe të më bëni gjithmonë të njëjtën pyetje. Por nuk dua t’i kthej vëmendjen kësaj. Më e rëndësishmja është ndeshja e nesërme”, tha ai.

Duke folur për ambiciet e Portugalisë në turne, Ronaldo theksoi se skuadra beson plotësisht te suksesi final.

“Nëse nuk do të kishim idenë se mund ta fitojmë Botërorin, nuk do të ishim këtu. Ka qenë një eksperiencë e bukur. Kemi përmirësuar lojën nga ndeshja në ndeshje. E dimë që është një kompeticion ku është e pamundur të luash gjithmonë mirë dhe nuk është e lehtë për askënd”, u shpreh ai.

Advertisement

Ai shtoi se skuadra është e qetë dhe e përgatitur mirë për sfidën ndaj Spanjës, duke e cilësuar atë si një kundërshtar shumë të vështirë në këtë fazë të turneut.

Ora News

Sport

FIFA PEZULLON DËNIMIN E BALOGUNIT, SHPËRTHEJNË REAGIMET

Published

on

Kampionati Botëror në SHBA ka marrë një njollë serioze dhe të errët. Sulmuesi i SHBA-së, Folarin Balogun, i cili u ndëshkua me karton të kuq direkt, megjithatë do të jetë në dispozicion për ndeshjen e 1/8 së finales kundër Belgjikës, pasi FIFA vendosi ta pezullojë dënimin e tij prej një ndeshjeje. Ky vendim i pazakontë dhe tronditës ka ngritur shumë polemika dhe ka hapur pyetje serioze mbi integritetin e futbollit modern.

Kujtojmë se 25-vjeçari Balogun u ndëshkua me karton të kuq direkt në ndeshjen kundër Bosnjë e Hercegovinës për një ndërhyrje ndaj mbrojtësit Tarik Muharemoviq. Sipas nenit 10.5 të rregullores së FIFA-s për turneun, një karton i tillë sjell automatikisht pezullim prej një ndeshjeje.

FIFA devijoi nga praktika e saj duke u thirrur në nenin 27 të Kodit Disiplinor, duke vendosur që dënimi të pezullohet me kusht për një periudhë prej një viti.

Sikur kjo të mos mjaftonte, menjëherë pas publikimit të vendimit reagoi edhe presidenti amerikan Donald Trump. Përmes rrjetit të tij social “Truth Social”, ai falënderoi FIFA-n duke shkruar: “Faleminderit FIFA-s që bëri atë që ishte e drejtë dhe korrigjoi një padrejtësi të madhe!”

Reagimi nga Belgjika ishte i ashpër dhe i pritshëm. Federata Mbretërore Belge e Futbollit (RBFA) publikoi një komunikatë zyrtare, ku shprehet se është “e habitur” nga vendimi dhe thekson se ai është në “kundërshtim të drejtpërdrejtë” me rregullat e garës, të cilat u ishin konfirmuar në mënyrë të qartë të gjitha federatave pjesëmarrëse që në muajin maj. Federata belge njoftoi se po shqyrton të gjitha mundësitë ligjore për të mbrojtur parimin e lojës së ndershme.

Advertisement
Continue Reading

Sport

BOTËRORI 2026: EKIPET EUROPIANE KALOJNË NË ÇEREKFINALE – DËSHTON BRAZILI!

Published

on

Franca, Anglia, Norvegjia dhe Maroku kualifikohen në çerekfinale të Botërorit 2026.  Norvegjia befasoi Brazilin, Anglia eliminoi Meksikën, Franca ndaloi Paraguain, ndërsa Maroku mundi Kanadanë. Sonte dhe nesër  përfundon  faza e  1/8  së finales.
 

Me një përballje spektakolare Anglia arriti të sigurojë kualifikimin në çerekfinale  pas fitores 3-2 Meksikës. Pas një vonese prej një ore, 15 minutat e para u zhvilluan me shumë tension dhe në një atmosferë elektrizuese në kryeqytetin meksikan.

Në këtë  ndeshje  shkëlqeu ylli anglez Jude Bellingham i cili realizoi 2 gola si dhe  Harry Kane me një  gol nga  pika e bardhë, ndërsa për Meksikën shënuan Kinjones dhe Jiménez nga penaltia.

Në çerekfinale, Anglia do të përballet me Norvegjinë të shtunën në “Miami Stadium”, duke vazhduar ëndrrën për t’i dhënë fund pritjes 60-vjeçare për një trofe madhor.

Norvegjia shkakton surprizën më të madhe të Kupës së Botës 2026, duke eliminuar Brazilin me rezultatin 2-1. Heroi absolut i sfidës në Nju Xhersi ishte Erling Haaland, i cili në pjesën e dytë realizoi dy golat dhe dërgoi skandinavët për herë të parë në çerekfinalet e një Botërori. Golin e nderit për Brazilin e realizoi Neymar nga penaltia. Në pjesën e parë, Bruno Gimaraesh nuk arriti të realizoi një penalti për Brazilin.

Kualifikim në çerekfinale ka siguruar edhe Maroku që triumfoi 3-0 kundër Kanadasë. Në çerekfinale më 9 korrik Maroku do të përballet me Francën e cila   falë  golit të Mbappes nga penaltia siguroi kualifikim në çerekfinale .

Advertisement

Kujtojmë  se deri ditën e sotme listën e golashënuesve e  kryesojnë  Messi, Mbappe dhe Haland me nga 7  gola të regjistruar.

Faza e  1/8  së vazhdon me ndeshjet  që  do të  zhvillohen  sonte  në orët e vona  të natës  dhe nesër mbrëma ku  do të përballen:  Portugalia – Spanja, SHBA – Belgjika, Argjentina – Egjipti  dhe Zvicra – Kolumbia.

Continue Reading

Sport

FLORENT RAMADANI RIKHEHET TE SHKËNDIJA – “S’KA MË MIRË SE NË SHTËPI’’

Published

on

KF Shkëndija ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Florent Ramadani, nga   ekipi  Drita e  Gjilanit  kua  ai ishte  në sezonin pranveror të kampionatit në Kosovë.  Ramadani pas rikthimit ka  firmos kontratë dy vjeçare me  kuqezinjtë tetovar.

Futbollisti 25-vjeçar, produkt i shkollës së futbollit të Shkëndijës, rikthehet në shtëpi vetëm gjashtë muaj pas transferimit te FC Drita, me të cilën arriti të shpallet kampion i Kosovës.

Dëshira e përbashkët e klubit dhe lojtarit për të bashkëpunuar sërish ka bërë që marrëveshja të finalizohet shpejt, ndërsa Ramadani pritet t’i bashkohet menjëherë skuadrës së drejtuar nga trajneri Artim Pollozhani.

I kënaqur që  sërish kthehet  në ekipin ku është afirmuar Florent Ramadani thotë se i lumtur rikthehet tek ish-shokët e tij.

 “Normal që është një ndjenjë shumë e mirë. Rikthehem në shtëpinë time, tek ngjyrat kuqezi dhe jam gati që të bëj më të mirën.,Normal që ishte një përvojë e mirë për mua që luajta në Kosovë, te klubi i paraparë ku u shpallëm kampion. Dhe i falënderoj jashtë mase për të gjithë ata që më, që mi kanë dhënë, për ambientin siç ka, si ka qenë atje. Posaçërisht për mirëkuptimin e dëshirës time për t’u kthyer në Shkëndijë dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohës.” deklaroi Floren Ramadani

Advertisement

Florent Ramadani është i vetëdijshëm për ambicjet e klubit dhe premton se do të  jep më të mirën për të rritur suksese me Shkëndinë.

 “Normal që e di. Kam kaluar gjithë jetën këtu e di se çfarë më pret e çfarë klubi kërkon dhe cilat janë ambiciet e klubit. Dhe në unë shpresoj që të jap më të mirën dhe ne t’i realizojmë ato, të gjithë së bashku. : “s’ka më mirë se në shtëpi”  tha  Florent Ramadani

Florent Ramadani, është prurja e  katër e  Shkëndijës në këtë merkato të verës  pas Almir Kryeziut, Bojan Dimovskit dhe brazilianit Rafael de Freitas Silva. Kujtojmë se  Shkëndija më  9 korrik zhvillon ndeshjen e parë në UEFA Konferencë Liga kundër ekipit EUROPA FC  në Gjibraltar.

Continue Reading

Më të lexuarat