Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 28 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup do të ketë gjithashtu mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa pasdite, në pjesë të luginës, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga perëndimi. Temperatura minimale do të bjerë në 15, ndërsa maksimale do të arrijë 34 gradë Celsius.

Lajme nga vendi

VLEN: BDI e pengoi 20 vite ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë për interesa korruptive

Published

on

U nënshkrua kontrata për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, një investim prej mbi 200 milionë eurosh që më në fund e kthen në realitet një nga projektet më të rëndësishme strategjike për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

Ajo që për dy dekada mbeti vetëm premtim nga BDI-ja, sot po bëhet realitet me VLEN-in në Qeveri.

Por, ndërsa makineritë përgatiten të hyjnë në terren, një pyetje mbetet e pashmangshme: Pse BDI e mbajti peng këtë projekt për 20 vjet?

Edhe më shqetësuese janë akuzat e bëra publikisht sot në Kuvend, sipas të cilave persona të afërt me BDI-në, përfshirë Artan Grubin, kanë blerë prona përgjatë trasesë së autostradës me qëllim që më pas të përfitonin nga shpronësimi me para të qytetarëve.

BDI urgjentisht duhet t’u japë përgjigje të qarta qytetarëve:

Advertisement

A kanë blerë Artan Grubi dhe persona të afërt me BDI parcela në trasenë e autostradës?

A ishte zvarritja shumëvjeçare e këtij projekti pjesë e një skeme për përfitime private?

Kush janë personat që dyshohet se përfituan nga informacionet dhe ndikimi politik?

Kush mban përgjegjësi që, për shkak të vonesave, kostoja e projektit u rrit me rreth 100 milionë euro?

Qytetarët meritojnë të dinë nëse vonesat ishin rezultat i paaftësisë apo i një skeme kriminale për pasurim në kurriz të interesit publik.

Advertisement

Prandaj, i bëjmë thirrje Prokurorisë që, pa asnjë vonesë, të hetojë të gjitha pretendimet e bëra publikisht për të disatën herë në Kuvend, për të zbardhur të vërtetën dhe për të garantuar përgjegjësi për secilin që ka keqpërdorur këtë projekt historik për lidhjen me autostradë të Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

Koha kur projektet strategjike mbaheshin peng për interesa personale ka marrë fund. Tani është koha e punës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Osmani i reagon Zekolli-Shaqirit: VLEN s’ka asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë

Published

on

Nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas konferencës së sotme të zv/ministres së Transportit nga VLEN, Kaltrina Zekolli Shqiri, e cila tha se BDI ndër vite e ka përdorur projektin e autostradës Shkup-Bllacë për të mbledhur vota. Osmani thotë se e gjithë procedura është realizuar në kohën e BDI-së, ndërsa me ndërtimin e 2 kilometrave të parë, sipas tij, është pamundësuar që projekti të shndërrohet nga autostrada në magjistrale.

“E shoh se Vlen paska organizuar sot konferencë për shtyp për autostradën Shkup–Bllacë. Me përgjegjësinë më të madhe e them: VLEN nuk ka asnjë kontribut, as më të voglin, në kontratën e nënshkruar për këtë autostradë. Financimi i projektit, hartimi i dokumentacionit, sigurimi i mjeteve financiare, shpronësimet, procedurat administrative dhe shpallja e tenderit janë realizuar të gjitha gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjatë këtyre dy viteve, VLEN nuk ka bërë asnjë hap për ta çuar projektin përpara. Përkundrazi, e vetmja gjë që kanë tentuar ka qenë ta bllokojnë dhe ta devijojnë trasenë. Fakti që ne realizuam segmentin e parë prej 2 kilometrash ua pamundësoi ta kthenin projektin nga autostradë në rrugë magjistrale. Prandaj, për këtë projekt nuk mund të marrin merita ata që nuk kanë vendosur asnjë gur të vetëm”, ka shkruar Osmani.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB: Nxënësit që aplikojnë për pranimin në shkollën e mesme policore, nuk duhet të çregjistrohen nga shkollat e tyre

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me procesin e regjistrimit të 200 nxënësve në Shkollën e Mesme Policore “7 Maji”, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se nxënësit që kanë kryer vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme, nuk kanë nevojë të çregjistrohen nga shkolla ku kanë ndjekur mësimin, respektivisht se çregjistrimi do të bëhet automatikisht pasi nxënësit të pranohen në Shkollën e Mesme Policore.

“Nxënësit që aplikojnë për pranimin në Shkollën e Mesme Policore nuk duhet të çregjistrohen paraprakisht nga shkollat e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë nxënësit që dëshirojnë të aplikojnë në thirrjen publike për pranim në Shkollën e Mesme Policore se dokumentet e nevojshme duhet t’i dorëzojnë në origjinal ose si kopje të noterizuar. Aplikantët që kanë ndjekur vitin e parë dhe të dytë në shkollat e mesme në mbarë vendin nuk duhet të çregjistrohen nga shkollat ku aktualisht vijojnë mësimin gjatë procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes. Me kandidatët e pranuar (prindin, kujdestarin ose përfaqësuesin ligjor), Ministria e Punëve të Brendshme do të lidhë kontratë për shkollim, me të cilën më pas do të rregullohen procedurat dhe detyrimet ndaj shkollave ku ata kanë ndjekur vitin e parë dhe të dytë”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat