Lajme nga vendi
” KULTURA TETOVARE 2026 – BOKS & KIKBOKS
Në kuadër të manifestimit tradicional“ TETOVA N`FESTË”, kërkojmë të bëheni pjesë e një spektakli sportiv me plot energji, disiplinë dhe emocione!
-Demonstrime të Boksit dhe Kik boksit
-Garues të rinj dhe kampionë vendorë te klubit Shkëndija boks dhe të shteteve nga Shqipëri a Kosova etj.
-Promovim i sportit, shëndetit dhe frymës garuese
-Atmosferë festive për të gjithë qytetarët
Shkëndija Boks ju pret të festojmë së bashku sportin, talentin dhe krenarinë e Tetovës. Le ta kthejmë Verën Tetovare në një arenë force, respekti dhe suksesi! Manifestimi ” Tetova n`festë” tradicionalisht përfshin aktivitete sportive krahas programeve kulturore dhe artistike në Tetovë. Ky manifestim sportiv në boks organizohet me qëllim forcimin e miqësisë, respektit dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të etniteteve të ndryshme. Për mes frymës sportive dhe garës së ndershme, synojmë të promovojmë tolerancën, mirëkuptimin dhe vlerat e bashkëjetesës, duke dëshmuar se sporti është një urë që bashkon njerëzit pa dallim gjuhe, kulture apo përkatësie etnike.
• Turneu do të zhvillohet me datë:2.08.2026 ne Tetovë.
Matja zyrtare fillon ne ora 11-00 te salla e këshillit Komunës së Tetovës.
• Manifestimi do të ketë përmbajtje Kulturo sportive,90% do të jetë e mbuluar me sport –BOKS, KICKBOX dhe tjetra me muzike.
• Në këtë turne janë paraparë të ketë 12meçe Boks me boksierë amatorë grupmosha ,Kadet Junior dhe Senior , 5 duele Kickbox.
• Boksierët mysafir do të jenë nga shtetet e, Kosovës, Shqiperise , Maqedonisë dhe vende tjera .
• Kemi ftuar boksierë eminent ShqiptardheMaqedonastëcilëtkanfituarmedaljenëshumkompeticionetërangutbotëror.
Boksierët nga KB SHKENDIJA BOKS të paraqitur për meçe zyrtare: Kadet – REJAN QAZIMI 52KG, JUNIOR – ILIR SELMANI 52 KG, GONAT HASANI 54 KG, YOUTH SENIOR (U-19)- SEMI ELMAZI 60 KG, SLAVÇO TRPESKI 65KG, ERDI RAKIPI 70 KG, DONJET RAMANI 75KG dhe SENIOR – MUHAREM MUAREMI 80 KG.
Turneu do te mbikëqyret nga delegate bashkë me referat te Federatës B.M. e cila do ketë peshë të turneut zyrtare e njohur ndërkombëtarisht nga Asociacioni i boksit Evropian dhe ai Botërore.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

