Connect with us

Sport

KF SHKËNDIJA ME OPTIMIZËM PRET DUELIN KUNDËR NK BRAVO

Published

on

Para  ndeshjes së sotme mes NK  Bravo – Shkëndija në press konferencën  zyrtare për duelin e parë të raundit të dytë eliminator folën trajneri Pollozhani dhe mesfushori Krasniqi të cilët nga lojtarët kërkuan duke kërkuan përqendrim maksimal, qasje të duhur dhe rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit.

Shkëndija  sonte në Lubjanë kundër  NK Bravo  zhvillon ndeshjen e parë  të  raundit të  dytë kualifikues  në UEFA Konferencë Ligë.

Ekipi mbrëmë ka mbajtur seancën zyrtare stërvitore, ndërsa në press-konferencën zyrtare trajneri Pollozhani dhe futbollisti Endrit Krasniqi u shfaqën optimist për epilog pozitiv në këtë ndeshje.

 “Patjetër që na pret një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse unë e kam potencuar edhe tek konferencat e tjera që Kupat e Europës kanë një specifikë që sa më shumë raunde të kalosh, vështirësitë aq më shumë shtohen. Çfarë do të thotë, duhet të jemi të gatshëm 100% nga i pari deri tek i fundit për një performancë ose për një pjesë të parë 90 minutëshe që na pret këtu në Slloveni. Sepse është me patjetër që të kemi një performancë të mirë si nga aspekti teknik ashtu edhe nga aspekti taktik, pasi na duhet pastaj për vazhdimësinë, sepse janë ndeshje të forta. Patjetër që duhet një qasje serioze. Mendoj që nga i pari deri tek i fundit duhet të japim maksimumin, sepse ndeshjet e tilla janë specifike, duke marrë parasysh edhe vështirësinë që ta jep kundërshtari.” deklaroi trajneri Pollozhani

 “Mendoj që në Europë nuk besoj që ka ekip të dobët dhe që luan në këtë nivel, kështu që ekipi ka punuar shumë mirë dhe besoj që është e gatshme. Shpresojmë që të kemi fatin dhe të arrijmë atë që dëshirojmë, kalimin tutje.” tha  futbollisti Krasniqi

Përballja e parë e raundit të dytë eliminator në UEFA Konferencë Liga  ndërmjet Bravos dhe Shkëndijës luhet  sonte  në Lubjanë, me fillim në orën 20:45, kurse drejtësinë do ta ndajnë treshja e referëve nga Finlanda.

Advertisement

 Shaban SINANI  – TV KOHA

Lajme nga vendi

BENJAMIN IMERI REGJISTROI FITOREN E 15-të NË BOKSIN PROFESIONAL

Published

on

Gostivari ishte nikoqire e spektaklit të madh të boksit, ku u  hvilluan tre  duelke  të boksit amator  dhe  katër  në boksin profesional. Dulei i mbrëmjes  ishte  ajo në kategorinë cruiser mes Benjamin Imerit nga  Gradeci dhe Edvin Moquera  nga Kolumbia.

Mbrëmë në palestrën e sportit ‘Rinia’ në Gostivar u  mbajt një spektakël i madh  i  boksit  profesional “GLOBAL IMMOBILIEN NIGHT FIGHT”  i  përkrahur  nga    familja Tairi nga Dobërdolli.

Në  këtë  mbrëmje  u  zhvilluan katër duele  të boksit  profesional, ndërsa lufta kryesore ishte ajo në kategorinë cruiser mes  boksierit Benjamin Imerit dhe Edvin Moquera nga Kolumbia  që përfundoi me  fitoren e Imerit në raundin e tretë me nokaut.

Kujtojmë se boksieri 23-vjeçar Benjamin Imeri, i  cili  ka  15  fitore  në boksin  profesional, është boksieri i parë shqiptar që ka fituar titullin WBA Junior Champion.

Pas fitores boksieri Benjamin Imeri ekskluzivisht për TV Koha  tha se  ndihet  i lumtur  por ka edhe shumë punë për të bërë.

Advertisement

‘’Ndihem  i lumtur  por  por  jo i plotësuar  mund të  them. Kam  ende  shumë punë për  të  bërë, më presin  shumë punë. Tani me  këtë  fitore  shpresoj  të jemë  në  top  40   e botës . Tani  duhet me  shtuar  edhe  punën më shumë  dhe  të përgatitem , të  hy  në kampin  stërvitore sa më shpejt  dhe  do  vazhdoj  prapë me  stërvitje  derisa  të mbrujë numri një i Botës. Qëllimi  është  si të  gjithë boksierët  që  jem kampion i Botës’’ deklaroi Benjamin Imeri

Benjamin  Imeri deri më tani  ka  15 luftëra, të  gjitha  fitore,  prej të  cilave  13 me  nokaut, ndërsa për duelin e radhës do të vendosin menaxheri dhe promotori i tij. Ai  tha se fitoren  e  15  u dedikon Gostivarit

 ‘’Këtë  fitore ia dedikoi Gostivarit  që  më ka përkrahur dhe i falënderoi  shumë’’ tha  ai

Në luftërat tjera të boksit profesional, Ervis Lala që jeton në Itali mundi  Srgjan  Nikoliq nga Bosnja me nokaut në raundin e tretë, meksikani Anthony  El Moeti mundi  spanjollin Christian Narvaez me nokaut  në raundin e  dytë  dhe boksieri nga  Shqipëria  Aldjon Koladani  me  nokaut  në raundin e parë mundi  boshnjakun Milosh Vuletiq.

I  pranishëm në  këtë  spektakël boksi ishte edhe boksieri i njohur  shqiptar Nelson Hysa  i  cili  në emër  të  Federatës  shqiptare  të  boksit  familjes Tahiri i dorëzoi  mirënjohje dhe e falënderoi për mbështetjen që ia jep sportit në veçanti  boksit.
 Shaban Sinani – Tv Koha  
Advertisement
Continue Reading

Sport

LK: KF SHKËNDIJA ME DISFATË MINIMALE KTHEHET NGA SLLOVENIA

Published

on

Shkëndija pësoi disfatë 2:1 nga NK Bravo në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Konferencë Liga. Ky  rezultat  jep  shpresë që në ndeshjen kthyese më  30 korrik në Shkup, me angazhim maksimal dhe me  përkrahjen e  tifozëve të shënon rezultatin që do t`i  siguron kualifikim në raundin e tretë.

Shkëndija është mposhtur me rezultat 2:1 nga skuadra sllovene NK Bravo në  Lubjanë ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Konferencë Liga.

Kuqezinjtë kaluan të parët në minutën e 11-të me golin e Endrit Krasniqit nga pika e bardhë, por vendasit arritën të përmbysin gjithçka me golat e Kopatinit dhe Stankoviçit.

Përkundër humbjes, Shkëndija krijoi raste dhe dominoi lojën. Statistikat flasin se posedimi I topit ishte në anën e Shkëndisë me 61%. Kuqezinjtë patën 12 goditje drejt portës, prej të cilëve, 5 në kuadrat kundrejt Bravos me 8 goditje 3 në kuadrat. Shkëndija realizoi 5 goditje këndore kurse skuadra sllovene 1, shifra që flasin se kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit.

Pas ndeshjes, trajneri Artim Pollozhani doli përpara mediave për të dhënë analizën e tij.

Advertisement

 “Unë i përgëzova çunat për paraqitjen që bënë. Mendoj që kemi bërë një ndeshje të bukur, një ndeshje me shumë raste me një kundërshtar që ne e patëm potencuar edhe më parë që është jashtëzakonisht taktikisht i vendosur mirë në fushë. Normalisht ajo që nuk funksionoi, unë mendoj që është finalizimi, sepse në momentet që në një ndeshje në Kupat e Evropës prodhon volum aq të lartë edhe prodhon raste para portës, që janë që mundësi goli, unë mendoj që është pozitive sepse rastet janë. Tani patjetër që ne duhet të punojmë te kjo pjesa e finalizimit sepse normal në Kupat e Evropës çdo gol është jashtëzakonisht i vlefshëm, çdo gol sidomos në fushën kundërshtare është i vlefshëm, por që më mërzit fakti që prodhuam raste dhe finalizimi mungoi. Kjo është për meritë të çunave sepse unë mendoj që kanë bërë një ndeshje të mirë” deklaroi trajneri Pollozhani

Disfata në ndeshjen e parë është një rast i mirë që me një qasje serioze në ndeshjen kthyese, rezultati mund  të përmbyset dhe të kalohet  në  raundin e tretë kualifikues, ku gjasat janë reale që Shkëndija të përballet me Malishevën.

 “Në të tilla ndeshje, praktikisht ndeshje që janë në Kupat e Evropës, nuk ka siguri rezultati. Kështu që edhe po të ishim në një rezultat më pozitiv, praktikisht në Shkup do të duhej të futeshim maksimalisht për ta fituar ndeshjen. Kështu që ndonjëherë ky rezultati negativ është edhe i dobishëm në aspektin e asaj për shembull që futesh me një qasje tjetër në lojë. Jo se po të ishte rezultati pozitiv ne nuk do futeshim me qasje maksimale, përkundrazi, sido që të ishte rezultati ne do futeshim, por unë po e potencoj edhe një herë që më vjen keq për çunat sepse bënë ndeshje të mirë, prodhuam por mungoi finalizimi”  tha trajneri Pollozhani

Ndeshja  kthyese Shkëndija – NK Bravo zhvillohet më 30 korrik  me  fillim në ora  20:00 në  Shkup.

Advertisement
Continue Reading

Sport

Shtatë ndeshje të Botërorit 2026 nën dyshime për manipulim të mundshëm të basteve

Published

on

Shtatë ndeshje të Kupës së Botës 2026 janë raportuar si të dyshimta për manipulim të mundshëm të lidhur me bastet nga Grupi i Kopenhagës, rrjeti ndërkombëtar që monitoron dhe parandalon trukimin e garave sportive.

Raporti i plotë ende nuk është bërë publik, por Këshilli i Evropës ka publikuar një përmbledhje të gjetjeve, pasi FIFA kishte deklaruar se analizat e saj nuk kishin identifikuar lëvizje të dyshimta në tregjet e basteve.

Grupi i Kopenhagës ka lëshuar shtatë alarme të verdha, të cilat tregojnë një nivel të moderuar dyshimi dhe nevojën për verifikime të mëtejshme. Një alarm i tillë nuk nënkupton se një ndeshje është manipuluar, por se janë evidentuar elemente të pazakonta, si luhatje të kuotave, informacione të pakonfirmuara dhe aktivitete të dyshimta në tregjet e basteve apo në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, rrjeti ndërkombëtar ka kërkuar informacione shtesë nga FIFA.

Një nga rastet që ka tërhequr më shumë vëmendje lidhet me sulmuesin amerikan Folarin Balogun. Platforma e parashikimeve me kriptomonedha “Polymarket” kishte hapur një treg bastesh lidhur me aktivizimin e tij në ndeshjen ndaj Belgjikës, ndonëse ai ishte i pezulluar pas një kartoni të kuq.

Advertisement

Pezullimi më pas iu anulua dhe Balogun u aktivizua në takim. Sipas raportimeve, një treg i ngjashëm nuk ishte hapur për asnjë nga 14 futbollistët e tjerë të ndëshkuar me karton të kuq gjatë turneut.

Në analizë është përfshirë edhe ndeshja e fazës së grupeve ndërmjet Spanjës dhe Kepit të Gjelbër, e cila përfundoi pa gola. Në platformën “Polymarket” raportohet se ishin vendosur rreth 4.8 milionë dollarë baste që Spanja të mos e fitonte ndeshjen.

Nën shqyrtim është marrë edhe vonesa prej rreth tre minutash e gjysmë e sistemit VAR për anulimin e një goli të Ferran Torresit në fitoren 4-0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite.

Megjithatë, këto alarme nuk përbëjnë prova për manipulim. Ato shërbejnë vetëm si sinjale për situata të pazakonta që kërkojnë hetim dhe verifikim të mëtejshëm.

FIFA vazhdon të mbajë qëndrimin se deri më tani nuk janë evidentuar prova që ndeshjet e Kupës së Botës 2026 janë manipuluar.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat