Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 13 Gusht
Dje, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit e kanë privuar nga liria një 61-vjeçar nga fshati Zhelinë. Ai është kapur duke ndezur zjarr në sipërfaqe të thatë në pronën e tij në afërsi të rrugës rajonale Tetovë – fsh. Grupçin. Zjarri është fikur nga vetë pronari. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 11:56 në SPB Tetovë, një grua 44-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se bashkëshorti i saj 46-vjeçar me të cilin është në procedurë divorci, për një kohë të gjatë e ka përgjuar persekutuar në vendin e saj të punës, gjatë vizitave te prindërit e saj dhe i ka kufizuar lëvizjen. Sipas denoncimit, pas ngritjes së padisë për divorc, ajo ka filluar të marrë edhe mesazhe kërcënuese nga profile të rreme në rrjetet sociale. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….Dje në ora 15:40, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprat penale „rrezikim i sigurisë“ dhe „përndjekje“. Ai është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij jashtëmartesore 20-vjeçare nga Tetova se për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë fizike dhe i ka drejtuar kërcënime për jetën. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 23:20 në rr. „Ivo Ribar Lola“ në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy persona të moshës 43 dhe 42 vjeçare të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit në automjetin „Mercedes“ me targa gjermane, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
…….Dje në ora 16:00 në DPB Gostivar, një 18-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se në periudhën prej orës 13:00 deri në 14:00 para shtëpisë së tij në rr. „Ivo Lola Ribar“ i është vjedhur një motocikletë „Hamachi“ me targa të Gostivarit. Po merren masa për gjetjen e motocikletës dhe kryerësit.
……Dje në ora 23:30 në Stacionin Policor të Çegranit, një 27-vjeçar nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 15:20 në oborrin e shtëpisë familjare, për shkak të marrëdhënieve të pazbardhura pronësore-juridike, është sulmuar fizikisht nga xhaxhallarët e tij, të cilët kanë përdorur edhe mjete të mprehta, e më pas kanë hyrë edhe në shtëpi ku kanë sulmuar fizikisht edhe babanë e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në SPB Tetovë është denoncuar se në ora 12:45 në bul. „Bllagoja Toska“ në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti pasagjerësh „Daihatsu“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga një qytetar nga Tetova dhe një biçiklete e drejtuar nga një 60-vjeçar nga Tetova. Në aksident, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
……Dje në ora 16:00 në Njësinë Policore për Sigurinë e Trafikut Rrugor Gostivar, një 41-vjeçare nga fshati Debresh ka denoncuar se më 12.08.2026 fëmija e saj i mitur, duke drejtuar një katërrotor (katërçikletë) pa leje drejtimi, ka qenë i përfshirë në një aksident komunikacioni me një automjet në rrugën Gostivar – fsh. Gradec dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, pas së cilës ajo e ka sjellë katërrotorin në stacionin policor. Me udhëzim të Prokurorit Publik, katërrotori është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
…….Dje në ora 09:50 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se te ata me lëndime të rënda trupore është sjellë një 19-vjeçar nga fshati Debresh. Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet pasi mbi të ka rënë një derë metalike në oborr derisa po hynte te një i afërm i tij. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.
…….Pas mesnate në DPB Gostivar është denoncuar se rreth orës 01:00 në rr. „Ilinden“ në Gostivar ka ndodhur një përleshje fizike mes një 44-vjeçari nga fshati Zdunjë dhe një 49-vjeçari nga fshati Raven. Të dy janë shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 23:30 në SPB Tetovë, një 23-vjeçare nga fshati Nerasht, rrethina e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 21:40 në rr. „Iliria“ në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një mashkull dhe një femër. Po merren masa për gjetjen e personave dhe zbardhjen e rastit.
…….Dje në ora 21:15 në Kalimin Kufitar – Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, zyrtarët policorë kanë ndaluar një 26-vjeçar nga fshati Gurgurnicë, rrethina e Tetovës, i cili kërkohej me urdhërarrest gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

