Lajme nga vendi
Uji në Shkup është i sigurtë për pije
Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup” njofton se sipas analizave të kryerar uji në Qytetin e Shkupit është i sigurt për pije.
“Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup, me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 07.09.2026 deri më 11.09.2026 ka marrë 174 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 174 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat PËRGJIGJEN RREGULLAVE të Rregullores për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm”, thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup”.
Lajme nga vendi
Sela: Të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës, përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin Click Plus tha se partia e tij po përgatitet të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme.
Sela tha se përvoja me koalicionet e deritanishme ka qenë zhgënjyese, duke theksuar se “të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës”.
Ai shtoi se LSH-ja po punon për të dalë e vetme para elektoratit dhe do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve pa u varur nga koalicionet.
Lajme nga vendi
Dimitrieska-Koçoska: Ndërtojmë doganë moderne, efikase dhe të sigurt
“Po shëndërrojmë doganën në një doganë moderne, efikase dhe të sigurt. Sot, në vendkalimin kufitar Tabanovcë u prezantuan rezultatet e projektit të zbatuar me mbështetjen e BE-së me vlerë rreth 4 milionë euro”.
Lajme nga vendi
Filipçe shpall betejën për pushtetin: “Do ta ndryshojmë vendin dhe do ta rikthejmë shpresën”
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale, duke thënë se qytetarët sot jetojnë më keq se para dy-tre vitesh dhe se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për një të ardhme më të mirë.
Sipas tij, pushteti po jep një shembull të keq për të rinjtë në mënyrën se si menaxhohet shteti.
Filipçe tha se LSDM-ja do të punojë për rikthimin e besimit të qytetarëve dhe marrjen sërish të pushtetit.
“Do ta rikthejmë pushtetin në duart e qytetarëve. Gjërat do të ndryshojnë, do të hyjmë në Evropë dhe të rinjtë do ta shohin të ardhmen këtu”, deklaroi ai.
-
Lajme nga vendi2 months agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori

