Connect with us

Lajme nga vendi

Kapet me mbi 1 mijë artikuj pa dokumente, arrestohet 36-vjeçari nga Kumanova

Published

on

Një 36-vjeçar nga Goshinca është arrestuar në rajonin e Likovës, pasi dyshohet se ka tentuar t’i shmanget kontrollit policor me një kamion të mbushur me mallra pa dokumentacion.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50. Policia i ka dhënë shenjë për ndalim drejtuesit të një “Mercedes Sprinter”, por ai ka vazhduar drejt fshatit Hotël. Pas ndërhyrjes së policisë, automjeti është ndaluar dhe gjatë kontrollit janë gjetur mbi 1.000 artikuj të ndryshëm, përfshirë tekstil, këpucë, mallra teknike, barna, produkte kozmetike dhe pjesë automjetesh.

36-vjeçari S.S. është privuar nga liria nën dyshimin për veprën penale “kontrabandë”. Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë, ndërsa policia paralajmëron kallëzim penal pas dokumentimit të plotë të rastit.

Lajme nga vendi

Ali Ahmeti: As gjykatat e Millosheviçit s’do ta kishin dhënë këtë dënim për krerët e UÇK-së

Published

on

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, deklaroi se dënimi që u dha nga Gjykata Speciale për krerët e UÇK-së nuk është dhënë as nga gjykatat e Sllobodan Millosheviçit.

As gjykata e pashistit Millosheviç nuk ka dhënë kaq dënim të lartë Po për këta bashkëluftëtarë, për të cilët dje Gjykata Speciale shqiptoi dënimin. Sigurisht që është pritur me zemëratë, me indinjatë, me reagime prej pjesës dërrmuese të shqiptarëve. Mos themi që nuk ka edhe shqiptarë që s’janë gëzuar, por janë në numër të vogël këta shqiptarë. Më së shumti këtij dënimi i është gëzuar Beogradi. Sot, edhe partitë politike maqedone kanë dalë në mbështetje për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që, kjo është shndërruar tani në një betejë midis çlirimtarëve dhe okupatorëve. Dënohen ata të cilët kanë mbrojtur pragun e shtëpisë, kanë mbrojtur familjet dhe nuk e di se si nuk e kanë marrë në konsideratë sakrificën e madhe që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që lufta jonë të mos shndërrohet në një luftë për spastrim të etniteteve joshqiptare në Kosovë, kur përpara tyre kanë parë fëmijë të therur me bajoneta, ku përpara tyre kanë parë bark të çarë të nënave duke ua nxjerrë foshnjet nga barku. Janë përballur me një situatë jashtëzakonisht të rëndë dhe përsëri kanë arritur që të edukojnë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ne jemi për liri, ne luftojmë për liri, ne luftojmë për ardhmëri dhe jo për hakmarrje. Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të tëra konventat ndërkombëtare mbi luftrat”, tha Ahmeti në një lidhje direkte me “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Ky proces ka degraduar nga qëllimi. Ky proces është hapur ndaj shtëpisë së verdhë, ku aktorë antishqiptarë në Beograd kanë dashur të implikojnë tërë kombin shqiptar në këtë luftë, që edhe Shqipëria është pjesëmarrëse në akte barbare, siç ishte akuza për tregtim me organe njerëzore. Kështu që, jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria, edhe shqiptarët jashtë Kosovës, si në Maqedoni, që nuk janë një minoritet i vogël, duhet ta ngrenë zërin sepse u devijua ky proces nga ai i fillimit. Dik Marti mbajti ligjërata dhe arsyetoi përpara Këshillit të Evropës se gjoja shqiptarët kanë bërë luftë të pandershme dhe kanë kryer krime ndaj njerëzve të pafajshëm. Kështu që, ne duhet të udhëhiqemi nga racionaliteti tani. Ne duhet ta fitojmë këtë betejë. Betejë pas beteje lufta fitohet. Tani, beteja e radhës është që autoritetet e Kosovës e kanë përgjegjësinë të organizohen mirë në të gjitha drejtimet në diplomaci dhe në drejtësinë ndërkombëtare, që ky proces i pandershëm dhe i tjetërsuar nga qëllimi të marrë epilog, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri vullnetare e organizuar për t’u mbrojtur nga masakrat mirë të organizuara”, shtoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. (A2 Televizion)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Plaçkitet një bastore në Tetovë, punonjësja u kërcënua me thikë nga grabitësi

Published

on

Më 18.09.2026 në orën 00:30 në SPB Tetovë është denoncuar se natën e mëparshme rreth orës 22:50 në një bastore sportive në rrugën Ilinden në Tetovë, një mashkull me kërcënim thike, i ka marrë para punonjëses dhe është arratisur, përcjell Pa Censurë. Është kryer këqyrja në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Ndryshimet kushtetuese tani, zbatimi vetëm pas përfundimit të negociatave me BE-në

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski ka propozuar që ndryshimet kushtetuese të miratohen tani në Kuvend, por të hyjnë në fuqi vetëm pasi të përfundojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe protokolli i anëtarësimit të ratifikohet nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare.

Mickoski, në një intervistë për Këshillin Atlantik në Uashington, tha se ky mekanizëm do të ishte një garanci që pas përmbushjes së kushtit aktual të mos ketë pengesa apo kushte të reja.

“Ky është një garanci se nuk do të ketë pengesa shtesë dhe se kjo është e fundit”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, qeveria e mëparshme kishte pranuar ndryshimet kushtetuese pa pasur shumicën prej dy të tretash të nevojshme në Kuvend për t’i miratuar ato.

Ndryshimet kushtetuese janë pjesë e kushteve të përcaktuara në kuadër të vendimit të vitit 2022 për avancimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Mickoski tha gjithashtu se për këtë çështje Qeveria po konsultohet me partnerët strategjikë, përfshirë SHBA-në.

Continue Reading

Më të lexuarat