Sport
LIGA E KAMPIONËVE: E MËRKURA ME REZULTATE SURPRIZË!
Tetë ndeshjet e fundit të raundit të pestë në Ligën e Kampioneve kanë prodhuar rezultate surprizë.
Protagonist i mbrëmjes ishte edhe Vedat Muriqi, i cili i dhuroi Fenerbahces fitoren minimale 1-0 ndaj Shakhtar Donetsk.
Sulmuesi arriti ta dërgonte topin dy herë në rrjetë gjatë takimit, por njëri prej golave të tij u anulua.
Befasia më e madhe u regjistrua në Francë, ku Bayern Munich u mposht 2-1 me përmbysje nga Lille.
Një tjetër ndalesë erdhi në Paris, ku Roma i dha fund ecurisë perfekte të PSG-së duke marrë një barazim 2-2 falë golave të Hermosos dhe Malen me penallti, ndërsa për vendasit realizuan Zabarnyi dhe Dembele nga pika e bardhë.
Interi nuk zhgënjeu në shtëpi dhe triumfoi 2-0 ndaj Stuttgartit me golat e Sucic me penallti dhe Lautaro Martinez.
Fitore të pastra siguruan edhe Liverpooli, që mposhti 0-3 Club Brugge, si dhe Atletico Madrid, që kaloi me shifrat 2-0 skuadrën e Viking.
Në duelin tjetër plot ngjarje, Manchester United u ndal në një barazim spektakolar 2-2 përballë Sporting Lisbonës.
Barcelona triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Sabah në Azerbajxhan.
Lajme nga vendi
FFM-ja NDAN RRUGËT ME GOCE SEDLOSKIN!
Goce Sedloski (52) nuk është më përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll. Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) njoftoi zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me ish-kapitenin e përfaqësueses për ndërprerjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.
Goce Sedloski nuk është më përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut!
Nga Federata bëjnë të ditur se ndarja është në interes të të dyja palëve, ndërsa në njoftimin e tyre pranojnë në mënyrë indirekte edhe rezultatet e dobëta të arritura gjatë periudhës së fundit.
“Ndonjëherë në futboll, pavarësisht përvojës, përkushtimit dhe qëllimeve të mira, gjërat thjesht nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmë të gjithë”, thuhet në njoftimin e FFM-së.
Sedloski largohet nga posti i përzgjedhësit pas 11 muajsh. Në dhjetë ndeshje të zhvilluara, kombëtarja ka pësuar tetë humbje dhe ka regjistruar dy barazime, me një golaverazh katastrofal prej 1:23.
Veçanërisht zhgënjyese ishte paraqitja e Maqedonisë në Ligën e Kombeve, ku humbi të gjashtë ndeshjet në grupin me Zvicrën, Skocinë dhe Slloveninë.
Pas serisë së rezultateve të dobëta, FFM-ja tashmë duhet të zgjedhë përzgjedhësin e ri, i cili do ta marrë drejtimin e përfaqësueses para ndeshjeve të rëndësishme që e presin në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Në atë periudhë, Maqedonia do të përballet me Qipron në ndeshjet e balotazhit për mbijetesë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Sport
LIGA EPARË: SHKËNDIJA (H) – BREGALLNICA HAPIN SIPARIN E XHIROS SË 15-të
Të premten dhe të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Java e 15-të hapet të Premten, në stadiumin e Çairit me fillim në ora 12:00, mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Bregallnicës së Shtipit.
Dy ekipet në xhiron e 14-të pësuan humbje si vendas nga Bashkimi gjegjësisht Struga Trim Lum.
Në Kumanovë, Bashkimi që aktualisht dëshmon formën e mirë, sidomos pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, nesër me fillim në ora 13:00 është nikoqire e Skopjes ku pritet të arkëtojë tre pikët e radhës.
Tre ndeshjet tjera do të zhvillohen të shtunën me fillim në ora 12:00, ku përballen; Arsimi – Vardari dhe Sileksi – Struga Trim Lum, ndërsa nga ora 13:00, zhvillohet ndeshja derbi Tikveshi – Shkëndija e Tetovës.
Sport
CHAMPIONS: PSG BEFASOHET NGA ROMA, BIE BAYERNI, FITOJNË ATLETICO, LIVERPOOL E INTER
Tre fitore të skuadrave vendase dy barazime dhe katër fitore të ekipeve mysafire me 25 gola të shënuar është epilogu i raundit të pestë në fazën e ligës të UEFA Liga e Kampionëve Bayerrn Munihu humbë nga Lille, ndërsa PSZH barazon me Romën. Renditjen e kryeson Real Madrid me 15 pikë
Befasinë më të madhe të mbrëmjes e e bëri Lille, që mposhti Bayern Munihun me rezultatin 2-1. Francezët arritën të rrëzonin një prej favoritëve të kompeticionit, duke regjistruar një fitore me peshë të veçantë dhe duke marrë vëmendjen kryesore të kësaj nate evropiane.
Nuk pati fitues as në Lisbonë, ku Sporting dhe Mançester United u ndanë në barazimin 2-2. Një duel i luftuar deri në fund, ku anglezët e patën edhe më të vështirë pas daljes me karton të kuq të një lojtari, ndërsa barazimi mbetet një mundësi e humbur për të marrë tri pikët në transfertë.
Edhe PSG nuk arriti të impononte superioritetin e saj. Kampionët e Parisit u ndalën në barazimin 2-2 nga Roma, e cila rezistoi dhe arriti të largohej me një pikë nga një transfertë shumë e vështirë.
Ndryshe nga rivalët e tjerë, Interi bëri detyrën duke mposhtur Stuttgartin 2-0 në San Siro,
Barcelona fitoi 4-1 në transfertë ndaj Sabahut në Azerbajxhan, duke konfirmuar epërsinë e saj dhe duke mos lënë vend për surpriza. Liverpooli ishte po aq bindës në Belgjikë, ku mposhti Club Brugge 3-0.
Atletico Madrid siguroi fitoren 2-0 ndaj Vikingut. Ndërkohë, Villarreal triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Slavia Pragës, ndërsa Fenerbahçe mori të njëjtin rezultat në transfertë ndaj Shakhtarit.
Pas kompletimit të raundit të pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve renditjen e kryeson Real Madridi me 15 pikë e ndjekur nga PSZH me 13, Como, , Barcelona, Liverpulli dhe Betis me nga 12 , Arsenali me 11 dhëe Manchester City, Sporting e Borusia Dortmund me nga 10 pikë

