Lajme nga vendi
Zjarr në Kumanovë dhe Likovë, ndërhyjnë zjarrfikësit
Zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar në katër zjarre në komunën e Kumanovës dhe Likovës, njoftoi sot Qendra rajonale për menaxhimin e krizave, transmeton Portalb.mk.
Në fshatin Vaksincë të Likovës digjej bar i thatë dhe kashtë, zjarrfikësit kanë intervenuar për dy orë nga ora 19:30 deri në 21:20. Paraprakisht kanë fikur një zjarr edhe në Likovë, rrugës nga fshati Hotle në fshatin Mateç.
Gjatë ditës, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë dhe në lagjen “Pero Çiço” me bar të thatë në orët e mëngjesit. Në të gjithë zjarret kanë marrë pjesë nga një ekip me nga një automjet zjarrfikës.
Lajme nga vendi
Një person ka ndërruar jetë nga aksidenti në rrugën Ohër-Kërçovë

Një person e ka humbur jetën, ndërsa ka edhe të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që mbrëmë ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në afërsi të Aeroportit në Ohër.
Sipas informacioneve fillestare, deri në aksident ka ardhur gjatë përplasje ssë dy automjeteve të udhëtarëve.
Në vendin e aksidentit janë dërguar menjëherë ekipe të Shërbimit për ndihmë emergjente mjekësore, të Njësitit territorial zjarrfikës nga Ohri, si dhe të Policisë rrugore.
Është kryer ekspertizë për vërtetimin re rrethanave që ka sjellë deri në ngjarjen tragjike.
Lajme nga vendi
Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo

Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitare ka bërë të ditur se është hapur qarkullimi në pikën kufitare Hani i Elezit – Bllacë.
Në njoftimin thuhet se ende është i mbyllur Terminali Doganor.
“Ju informojmë se është hapur kufiri për qarkullim në hyrje- dalje për të gjitha automjetet, ndërsa në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjete për bartjen e mallrave”.
“Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Lajme nga vendi
Vazhdon grumbullimi I mbeturinave në fshatrat e Malësisë

Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë njofton banorët e fshatrave Brodec, Veshallë, Bozovcë, Lisec, Rasadishte, Gjermë, Shipkovicë, Sellcë, Vejcë, Llacë, ka bërë të ditur se vazhdon të kryejë grumbullimi i rregullt i mbeturinave komunale në zonat rurake në përputhje me orarin e paracaktuar dhe planin operativ të dakorduar me komunën e Tetovës. Sipas orarit të publikuar, ditën e hënë, ditën e martë dhe mërkurë, do të bëhet gurmbullimi I mbeturinave në fshatin Shipkovicë dhe Sellcë, ditën e enjte Gajre –Sellcë- Llacë. ditën e premte Rasadisht-Lisec- Llacë, ditën e shtunë Brodec Veshallë Bozovcë. Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë njofton se duke pasur parasysh sfidat që paraqet terreni malor dhe kushtet atmosferike, mund të ketë raste të vonesave të pashmangshme në mbledhjen e mbeturinave dhe në raste të tilla, qytetarët të njoftojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që të reagohet me efikasitet.“Ju inkurajojmë që të kërkoni faturat për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave nëse nuk i keni pranuar nga posta. Në raste të tilla, është e mundur që të mos jeni të regjistruar në sistem. Për të përfituar shërbimet rregullisht, është e domosdoshme të jeni të regjistruar dhe të kryeni pagesat në mënyrë të rregullt” njoftuan nga Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
You must be logged in to post a comment Login