Lajme nga vendi
Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite priten reshje shiu dhe bubullima!
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite pritet mot me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare deri të fortë nga veriu. Pasdite në pjesë të luginës së Shkupit do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.
Nesër dhe në ditët në vijim, në orët e pasdites, në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperaturat do të jenë graduale në rënie.
Lajme nga vendi
SPB Tetovë arrestohet 51 vjecari nga Tetova. Ai kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg
Dje, në orën 16:15 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 51 vjecar nga Tetova. Ai kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal. I njëjti është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.
Lajme nga vendi
SPB Tetovë; Është konstatuar se 6 automjete kanë kryer transport publik pa pasur leje përkatëse
Dje, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 20:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën “Iliria” në Tetovë kanë kryer kontroll për sanksionimin e automjeteve që kryejnë transport publik pa pasur licencë. Me këtë rast janë ndaluar 6 automjete të udhëtarëve. Bëhet fjalë për “Audi”, “Skoda”, “Ford”, “Seat”, “Renault” dhe “Citroen”, të gjitrhë me targa të Tetovës. Është konstatuar se kanë kryer transport publik pa pasur leje përkatëse dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse.
Lajme nga vendi
1.500 JETË TË SHPËTUARA: PLAN I RI KUNDËR DUHANIT NË MAQEDONI
RMV – Një rritje vjetore e akcizës së duhanit prej 12% mund të shpëtojë deri në 1.500 jetë në vit deri në vitin 2030.
Ky është përfundimi i analizës së fundit nga organizata “Analitika”, e cila propozon masa drastike për të ulur numrin e lartë të duhanpirësve.
Pse duhet të shtrenjtohen cigaret?
Sipas studimit, rritja e akcizës do të sillte dy përfitime kryesore:
• Shëndeti: Ulje e duhanpirjes (nga 48.4% në 46.7%) dhe parandalim i vdekjeve të parakohshme.
• Buxheti: Të hyrat shtetërore nga akciza do të rriteshin nga 258 milionë euro në 403 milionë euro deri në vitin 2030.
Mbrojtja e të rinjve në fokus
Shifrat janë alarmante: 74% e të rinjve e nisin duhanin para moshës 13-vjeçare. Shtrenjtimi i cigareve llogaritet të pengojë rreth 900 të rinj në vit që të nisin këtë ves vdekjeprurës.
Ligji i ri: “Gjenerata pa nikotinë”
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar një Ligj të ri për Mbrojtjen nga Duhani, i cili parashikon:
• Ndalim të rreptë të duhanit në ambiente të mbyllura.
• Taksa të larta edhe për cigaret elektronike dhe pajisjet me nxehje.
• Mbikëqyrje të rreptë për institucionet dhe objektet hoteliere.
A mendon se rritja e çmimit është mënyra e duhur për t’i bërë njerëzit ta lënë duhanin, apo duhen gjoba më të rrepta nëpër kafene? (INA)


You must be logged in to post a comment Login