Lajme nga vendi
Higjiena Komunale sqaron arsyen se përse nuk u vazhduan kontratat për 33 persona
Higjiena Komunale sqaron arsyen se përse nuk u vazhduan kontratat për 33 persona që kanë qenë të punësuar ne këtë sektor.
Nga atje potencojnë se personat të cilët kanë marrë paga me muaj e vite dhe nuk kanë shkuar në punë, sot u kanë përfunduar kontratat dhe nuk u janë vazhduar.
Prej atje bëjnë me dije se duhet t’i jepet fund shpenzimeve të kotë të parave të qytetarëve dhe të punojnë me përkushtim për përmirësimin e shërbimeve dhe përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve përcjell KlanM.
Njëkohësisht, ndaj të punesuarës që shkaktoi incident janë marrë masa disiplinore thonë nga HKSH.
Procesi i punës duhet të kryhet në mënyrë profesionale dhe me respekt për të gjithë. Kompania është e hapur dhe transparente për të gjithë qytetarët dhe mediat dhe në të ardhmen nuk do të lejohen sjellje të pahijshme apo të pahijshme në kompani, e gjitha kjo në drejtim të zbatimit të reformave për procese më të mira pune në interes të qytetarëve thuhet në njoftimin e Higjienës Komunale./KlanMmacedonia/
Lajme nga vendi
VLEN: Premtimi për stadiumin e KF Bashkimi po bëhet realitet
Sporti është një nga fushat ku investimi në infrastrukturë krijon drejtpërdrejt mundësi të reja për fëmijët dhe të rinjtë.
Në këtë drejtim, në Kumanovë kanë nisur zyrtarisht punimet për rikonstruksionin e plotë të stadiumit ndihmës të KF Bashkimi, një projekt i premtuar për dy dekada, por që deri më tani kishte mbetur vetëm në letër.
Me nisjen e punimeve, ky premtim po shndërrohet në një investim konkret. Pas përfundimit të projektit, fëmijët dhe futbollistët e rinj të Kumanovës do të kenë në dispozicion një hapësirë moderne dhe të sigurt për stërvitje dhe përgatitje.
Në realizimin e këtij projekti një rol të rëndësishëm ka pasur zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini, përmes angazhimit institucional për avancimin e projektit dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët e rinj.
Ky investim është dëshmi se infrastruktura sportive mund të shndërrohet në mundësi konkrete për talentet e reja dhe në hapësira ku fëmijët mund të zhvillojnë potencialin e tyre përmes sportit.
Për VLEN-in, puna në sport vazhdon përmes projekteve konkrete që krijojnë kushte më të mira dhe mundësi të reja për brezat e rinj.
Premtimi u bë projekt. Projekti po bëhet vepër. VLEN në punë.
Lajme nga vendi
8 viktima, 65 të infektuar – Shkupi mbetet epiqendra e virusit të Nilit Perëndimor
Tetë persona kanë humbur jetën nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa numri i rasteve të regjistruara ka arritur në 65, sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik deri më 15 shtator.
Shkupi mbetet zona më e prekur, me 60 raste. Numri më i madh i infeksioneve është regjistruar në komunën e Kisella Vodës, veçanërisht në Draçevë, si dhe në territorin e komunës së Gazi Babës.
Jashtë Shkupit janë konfirmuar nga dy raste në Veles, ndërsa nga një rast në Kumanovë, Sveti Nikollë dhe Kavadar.
Nga 65 rastet, 60 janë konfirmuar laboratorikisht, ndërsa pesë konsiderohen të mundshme. Në 64 raste infeksioni është transmetuar lokalisht, ndërsa një person kishte qëndruar në Greqi gjatë periudhës së inkubacionit.
Shumica e të infektuarve janë meshkuj – 51 raste, ndërsa 14 janë gra.
Në 63 pacientë është zhvilluar forma neuroinvazive e sëmundjes, duke kërkuar trajtim spitalor. Tetë prej tyre kanë ndërruar jetë.
Instituti i Shëndetit Publik rekomandon mbrojtjen nga pickimet e mushkonjave, ndërsa në Shkup po zhvillohet edhe dezinsektimi kundër mushkonjave të rritura. Spërkatja është planifikuar nga 16 deri më 19 shtator, gjatë orëve të natës, nëse kushtet atmosferike e lejojnë.
Lajme nga vendi
Ndërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartë
Një 35-vjeçar nga fshati Studeniçan i Shkupit ka ndërruar jetë pasi, sipas informacioneve fillestare, dyshohet se është goditur nga rryma elektrike derisa po përdorte një makinë me presion për larjen e automjetit.
Siç njofton MPB-ja, më 16 shtator, rreth orës 11:40, në SPB Shkup është raportuar se në oborrin e një shtëpie në Studeniçan, në pronësi të A.S. (56), kishte ardhur H.B. (35) nga i njëjti fshat dhe kishte marrë makinën me presion për të larë automjetin.
Në një moment, ai është rrëzuar, me shumë gjasë si pasojë e një goditjeje elektrike.
Me automjet të Ndihmës së Shpejtë, H.B. është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku ka ndërruar jetë.
Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.
-
Lajme nga vendi2 months agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori


You must be logged in to post a comment Login