Lajme nga vendi
Gjashtë vjet nga përmbytja në Gazi Babë që mori jetën 22 personave
Në ditën e sotme të vitit 2016, Komuna e Gazi Babës është përfshirë nga përmbytja e madhe që ka marrë 22 jetë të njerëzve dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Sefkovski, me rastin e gjashtë vjetorit të përmbytjeve, përmes një postimi në Fejsbuk ka thënë se viktimat nuk duhet të harrohen dhe ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në tejkalimin e pasojave të fatkeqësisë ujore.
“Kanë kaluar 6 vite nga përmbytja katastrofale që përfshiu Komunën e Gazi Babës. Njëzet e dy bashkëqytetarë tanë humbën jetën dhe dhimbja e tyre do të zgjasë përjetë. Dëmet materiale ishin të mëdha. Shtëpitë e banorëve të Stajkovces, Hasanbegut dhe vendbanimeve përreth janë shkatërruar plotësisht. Sasia e madhe e ujit për një çast solli gjithçka me vete. Kur gjithçka u shkatërrua, lindi një shpresë e re. Shumë komuna dhe qytete nga Maqedonia e Veriut, shumë vende nga bota kanë treguar solidaritetin dhe humanizmin e tyre ndaj komunës sonë. Si kryetar komune, shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kontribuan në çfarëdo mënyre për përballimin e pasojave të përmbytjeve.
Asnjëherë nuk duhet të harrohen viktimat e vërshimeve, si dhe solidariteti dhe humanizmi i mijëra njerëzve që ndihmuan në përballimin e pasojave të përmbytjes”, shkruan Stefkovski.
Lajme nga vendi
Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për Komunën e Gostivarit

Visar Ademi sot ka njoftuar se do të jetë kandidatë i pavarur në Komunën e Gostivarit.
Ademi thotë se në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në muajin tetor pret të marrë mbështetje nga qytetarët e Gostivarit.
“Të dashur miq, dua të ndaj një lajm të madh me Ju.
Nga sot shpall kandidaturën time të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit.
Pres përkrahjen tuaj për ta bërë Gostivarin, qytet më të mirë për të gjithë.
Shihemi në qytet!”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.
Lajme nga vendi
MPB për zjarrin në Vizbeg, një person i lënduar dhe një i arrestuar

Sot (09.07.2025) në orën 09:16, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB)-Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në një deponi skrapi në rrugën “B. Buna” në Shkup, përkatësisht se po digjen automjete të vjetra, në të cilat ishin instaluar pajisje gazi, dhe prej tyre dëgjohen shpërthime. Sipas MPB-së deri më tani nuk është përfshirë nga zjarri asnjë pronë private – shtëpi. Po merren masa për shuarjen e zjarrit dhe zbardhjen e rastit, shkruan Alsat.
“Deri më tani, një person është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Për shkak të mosbindjes ndaj urdhrit zyrtar, është ndaluar A.N., pronari i personit juridik që menaxhon mbeturinat”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Parlamenti Evropian miratoi Raportin për Maqedoninë, por fshiu referencat për gjuhën dhe identitetin maqedonas

Me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi sot Raportin e Progresit për Maqedoninë për vitin 2023 dhe 2024, të përgatitur nga raportuesi special Thomas Weitz, një eurodeputet austriak.
Dokumenti mbulon reformat dhe sfidat kryesore të vendit në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian, por vëmendja e publikut u tërhoq nga fakti se në formën e tij përfundimtare, të gjitha referencat specifike për “gjuhën dhe identitetin maqedonas”, të cilat ishin të pranishme më parë në versionin draft, janë hequr.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
You must be logged in to post a comment Login