Connect with us

Lajme nga rajoni

Dasma kosovare në fshatin e banuar me boshnjakë në Prizren bëhet lajm në “Reuters”

Published

on

Dasmat kosovare jo rrallë kanë marrë vëmendjen edhe të gazetave botërore.

Një e tillë është bërë temë në agjencinë e lajmeve Reuters, e cila shkroi për një dasmë në fshatin i cili banohet me boshnjakë e që është Lubinjë e Ulët e Prizrenit, ku u martua Melsid Rexhepi dhe Melissa Guerrero nga ShBA-ja.

Amerikania Melissa Guerrero ishte e mahnitur kur mori pjesë në një dasmë tradicionale në vizitën e saj të parë në Lubinjë të Ulët afër qytetit të Prizrenit, në vitin 2013 për të takuar familjen e të dashurit të saj të shkollës së mesme dhe që ajo ëndërronte shumë që një të tillë ta bëjë edhe vetë.

Javën e kaluar Melissa, 30 vjeçe, e realizoi atë ëndërr. E veshur nga koka te këmbët me kostum tradicional, fytyra e saj e lyer me të bardhë me sprej të përpunuar dhe pika të kuqe, blu, ari dhe argjendi, ajo u martua me Melsid Rexhepin, i cili është nga një familje boshnjake në Kosovë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Melsidi ishte vetëm shtatë vjeç kur filloi lufta në Kosovë dhe familja e tij u shpërngul për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement

Tutje, në shkrimin e publikuar nga Reuters, që i jep vëmendje traditës kosovare në dasma, thuhet se “teksa Melissa përgatitej për ceremoninë e dasmës, muzika e fortë e daulleve binte teksa një grua e moshuar lyente fytyrën e saj, një proces që zgjat rreth dy orë gjatë së cilës nusja nuk mund të hapë sytë, të flasë me askënd ose të hajë ose pijë. Kuzhinierët që kishin therur një dem të madh përgatitën ushqim për një festë për qindra njerëz”, përcjell Klankosova.tv.

Për ardhjen e parë të saj në Kosovë foli edhe Melissa, e cila tha se “kur erdha për herë të parë në vitin 2013, isha dëshmitare e një dasme këtu dhe thjesht mendova se ishte kaq e pasur dhe kaq e veçantë dhe është diçka që nuk e kisha parë kurrë askund tjetër në botë” tha ajo e cila është dizajnere grafike e linudr në Meksikë.

Ndërsa, për një ish-profesor të biologjisë në Prizren, Xhavit Rexhepi, të gjitha ngjyrat e linjat në fytyrën e nuses simbolizojnë lumturinë, dashurinë e respektin.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga rajoni

“Rama, po na vret të ardhmen”: Diaspora shqiptare proteston në Vjenë para vizitës së Ramës

Published

on

Shqiptarët në Austri kanë protestuar në qendër të Vjenës kundër qeverisë shqiptare, pak ditë para se kryeministri Edi Rama të pritet të hënën nga kancelari Christian Stocker.

Pjesëtarë të diasporës shqiptare kanë marshuar nga fundi i javës nëpër qendrën e Vjenës, duke kërkuar llogaridhënie nga qeveria në Tiranë dhe respektimin e vlerave evropiane.

Pamjet që mediumi austriak Exxtra24 publikoi më 18 tetor tregojnë protestues me flamuj, megafonë dhe pankarta të shkruara me dorë. Në marshim shihen edhe familje me fëmijë.

Në krye të kolonës u mbajt një pankartë e gjatë me mbishkrimin në anglisht “Protect EU values – hold Albania’s government accountable” (“Mbroni vlerat e BE-së – kërkoni llogari nga qeveria shqiptare”). Një vajzë mbante në duar pankartën “Rama, you’re killing our future” (“Rama, po na vret të ardhmen”).

Mesazhi i protestuesve ishte i qartë: dorëheqja e Ramës. [Shtoni korrupsionin, arsimin dhe largimin e të rinjve vetëm nëse i konfirmoni nga pamjet.]

Advertisement

Nuk është hera e parë që diaspora në Austri del në rrugë kundër Ramës. Në qershor, sipas organizatorëve, mijëra veta protestuan në Schwarzenbergplatz kundër kryeministrit dhe ambasadorit shqiptar në Vjenë, Fate Velaj.

Protesta vazhdon në Shqipëri

Tubimi në Vjenë vjen ndërsa protestat e udhëhequra nga studentët në Tiranë hynë të shtunën në ditën e pestë radhazi. Studentët dhe gjimnazistët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Ata ankohen për tarifat e larta universitare, kushtet e dobëta në arsim, mungesën e vendeve të punës dhe korrupsionin.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe, të shtunën, edhe plumba gome. Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit u përfshi nga zjarri dhe ka pasur të arrestuar.

Rama ka refuzuar të japë dorëheqjen. Ai i tha Reuters se qeveritë ndërrohen përmes zgjedhjeve dhe se është gati të diskutojë koston e arsimit, por jo ta pranojë dhunën. Në një mesazh me video, ai fajësoi “duar të huaja” për trazirat.

Advertisement

Rama pritet me nderime ushtarake në Vjenë

Sipas Kancelarisë Federale të Austrisë, kancelari Christian Stocker do ta presë kryeministrin shqiptar të hënën, më 19 tetor, në orën 12:00, në Ballhausplatz, me nderime ushtarake.

Exxtra24 pyet nëse Stocker do t’i prekë protestat dhe akuzat për korrupsion në konferencën e përbashkët, apo nëse takimi do të mbetet te bashkëpunimi ekonomik dhe rruga e Shqipërisë drejt BE-së.

Protestuesit në Vjenë kërkojnë që zëri i diasporës të dëgjohet edhe jashtë Shqipërisë, sepse sipas tyre integrimi evropian nuk mund të ndahet nga sundimi i ligjit dhe llogaridhënia.

 

Advertisement

 

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Protestuesit takojnë Presidentin Begaj: Të shpërndahet Parlamenti, qeveri kujdestare dhe zgjedhje të parakohshme

Published

on

Dy grupe protestuesish janë takuar orët e fundit me Presidentin e Republikës i cili duket se për herë të parë po merr një rol deciziv në situatln e jashtëzakonshme që ka përfshirë vendin këtë javë.

Raportohet se Bajram Begaj ka takuar në dy orare të ndryshme, dy grupe të ndryshme protestuesish.

Në të dyja rastet mësohet se ata kanë dalë me kërkesa konkrete për Presidentin, në kushtet kur ai ka tagrin të veprojë.

Protestuesit kanë kërkuar që Begaj të dekretojë një qeveri kujdestare me mandat një vjeçar, të shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Në takime është shtruar dhe kërkesa e 135 ditë protestë që asnjë individ i cili ka marrë dy mandate qeverisëse të mos rikandidojë për kryeministër edhe nëse një mandat ose të dy, nuk i ka përfunduar./NOA.AL

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

BE reagon për protestat e studentëve: Dh*na nuk ka vend në demokraci, nevojitet dialog konstruktiv

Published

on

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar për protestat e studentëve dhe nxënësve.

Në reagim, thuhet se liria e shprehjes është themelore.

Delegacioni i Bashkimit Europian shprehet se duhet dialog konstruktiv mes të gjitha palëve.

 Reagimi i delegacionit të BE-së në Tiranë

Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private

Advertisement

U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.

Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat