Lajme nga vendi
Shkup, u shpallën thirrjet publike për subvencionimin e biçikletave dhe trotinetëve elektrik në vitin 2022
Qyteti i Shkupit shpalli sot thirrjet publike për subvencionimin e qytetarëve në territorin е qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave në vitin 2022, si dhe për subvencionimin e qytetarëve në territorin qytetit të Shkupit për blerjen e trotinetëve elektrik në vitin 2022, transmeton Portalb.mk.
“Qëllimi i thirrjeve publike është përmirësimi i cilësisë së mjedisit jetësor, përkatësisht përmirësimi i cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve, nëpërmjet stimulimit të qytetarëve të qytetit të Shkupit për përdorimin e biçikletave dhe trotineteve elektrike, gjë që do të zvogëlonte ndotjen e shkaktuar nga trafiku rrugor”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë për biçikleta janë në vlerën 50% të vlerës së një biçiklete, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.
Për trotinetet elektrike mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerën 30% të vlerës së një trotineti elektrik, por jo më shumë se 8.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.
Informacione më të detajuara për të drejtën për pjesëmarrje në thirrjet publike, kushtet që duhet të plotësojë aplikuesi, dhe mënyrën e realizimit të së drejtës për kompensim, qytetarët mund të gjejnë në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit.
Përveç informacioneve, qytetarët mund të shkarkojnë në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit: formularin e Kërkesës për subvencionim për blerje, si dhe formularin e Deklaratës që duhet të jetë e noterizuar.
Thirrjet publike dhe të gjitha dokumentet e nevojshme mund të gjenden dh shkarkohen në këtë link.
Thirrjet publike do të zgjasin deri më 01.11.2022, ose deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë qëllim, në varësi të faktit se kush do të paraqitet i pari.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
You must be logged in to post a comment Login