Connect with us

Lajme nga vendi

I fundit/ Sërish ‘fluturon’ çmimi i naftës

Published

on

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,01% në raport me vendimin e datës 10.10.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme
shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 0,999%, te nafta për 4,151%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 3,164%
dhe te mazuti ka rritje për 0,881%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është në rritje për 0,039%.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,00 denarë/litër dhe çmimi i shitjes me pakicë
të vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-95 dhe MAZUTIT M-1 SU nuk
ndryshojnë.

Advertisement

Nga data 13.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 89,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 103,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 99,00 (denarë/litër)

Advertisement

Mazut М-1 SU 51,920 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 13.10.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lajme nga vendi

Kallëzim penal kundër 35-vjeçarit nga Tetova, nën dyshimin për kryerje “dhunë” dhe “denoncim i rremë i veprës penale”.

Published

on

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër 35-vjeçarit me iniciale P.I. nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “dhunë” dhe “denoncim i rremë i veprës penale”.

Më 9 janar 2026, i denoncuari kishte raportuar rrejshëm në polici se në një hapësirë parkingu para një ndërtese në Tetovë, ishte sulmuar fizikisht nga një burrë dhe ishte goditur me një send të fortë nga një grua.

​Megjithatë, pas ndërmarrjes së masave hetimore nga ana e policisë, u vërtetua se e vërteta ishte krejt ndryshe. U konstatua se ishte vetë P.I. ai që kishte nisur një zënkë me një person tjetër dhe e kishte sulmuar atë fizikisht. Për këtë arsye, ai tashmë do të përballet me drejtësinë jo vetëm për dhunën e ushtruar, por edhe për tentativën për të mashtruar organet e rendit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministri Sali në takimin ministror të KE-së për zbatimin e CBAM

Published

on

Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në takimin ministror kushtuar Mekanizmit për Rregullimin e Karbonit në Kufij (CBAM), ku theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj objektivave evropiane për dekarbonizim dhe përafrim me legjislacionin klimatik dhe energjetik të BE-së.

Takimi u organizua nga Komisioni Evropian për të informuar vendet e Ballkanit Perëndimor mbi zhvillimet e fundit lidhur me zbatimin e Mekanizmit për Rregullimin e Karbonit në Kufij (CBAM), i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar 2026 dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e zgjerimit dhe në sektorët energjetikë të rajonit.

Ai theksoi se në janar 2026 Qeveria miratoi projekt-Ligjin për Veprim Klimatik, i cili vendos bazën ligjore për sistemin e monitorimit, raportimit, verifikimit dhe akreditimit të emetimeve, si hap kyç drejt vendosjes së çmimit të karbonit.

Ministri Sali theksoi se vendi po punon aktivisht edhe për integrimin e tregut të energjisë elektrike me sistemin evropian, si pjesë e integrimit gradual në tregun e përbashkët evropian të energjisë.

Sa i përket CBAM-it, ai theksoi se Maqedonia e Veriut i mbështet objektivat e mekanizmit, por është e nevojshme të merren parasysh veçoritë specifike të vendeve kandidate dhe palëve të Komunitetit të Energjisë, veçanërisht për shkak të ekspozimit ndaj dallimeve të çmimeve dhe sfidave teknike në tregtinë ndërkufitare të energjisë.

Advertisement

Ai bëri thirrje për një zbatim të kujdesshëm dhe gradual, përfshirë zgjatjen e periudhës tranzitore, me qëllim shmangien e efekteve negative në tregjet rajonale dhe mbështetjen e integrimit të burimeve të rinovueshme të energjisë.

Ministri Sali theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj agjendës së gjelbër evropiane dhe futjes graduale të instrumenteve për çmimin e karbonit, me synimin përfundimtar të një tregu energjetik evropian të integruar, të sigurt dhe të dekarbonizuar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aftësitë e fituara përmes mësimit joformal dhe përvojës praktike do të mund të validohen përmes Qendrave Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim

Published

on

Të gjitha shtatë Qendrat Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim, krahas funksionimit si institucione arsimore për arsimin e mesëm të detyrueshëm, nga sot do të mund të validojnë edhe njohuritë dhe aftësitë e popullsisë më të rritur, të fituara përmes mësimit joformal dhe përvojës praktike.

Nëntëmbëdhjetë këshilltarë për arsim joformal dhe mësim nga përvoja  dhe 20 vlerësues nga Qendrat Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim në Mansastir, Tetovë, Kumanovë, Veles, Ohër, Strumicë dhe Shtip, e përfunduan me sukses trajnimin që gjatë periudhës së kaluar u realizua nga ana eQendrës për Arsimin e të Rriturve dhe sot, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, morën certifikatat me të cilat do të mund të validojnë njohuritë dhe aftësitë e qytetarëve më të rritur.

“Kjo është edhe një dëshmi për funksionimin e suksesshëm të Qendrave Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim. Në të ardhmen, të gjithë qytetarët që do të dëshirojnë të marrin një dokument formal për njohuritë dhe aftësitë e fituara ndër vite jashtë shkollës do të mund ta bëjnë këtë në njërën nga shtatë qendrat. Certifikata që do të marrin do t’u shërbejë për avancim të mëtejshëm profesional dhe në karrierë”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska.

Kjo risi është përcaktuar në Ligjin për Arsimin e të Rriturve, ndërsa përveç validimit të arsimit joformal, Qendrat Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim do të zhvillojnë edhe procese rikualifikimi dhe kualifikimi shtesë të punëtorëve.

Continue Reading

Më të lexuarat