Lajme nga vendi
I fundit/ Sërish ‘fluturon’ çmimi i naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,01% në raport me vendimin e datës 10.10.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme
shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 0,999%, te nafta për 4,151%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 3,164%
dhe te mazuti ka rritje për 0,881%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është në rritje për 0,039%.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,00 denarë/litër dhe çmimi i shitjes me pakicë
të vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-95 dhe MAZUTIT M-1 SU nuk
ndryshojnë.
Nga data 13.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 89,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 103,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 99,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,920 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 13.10.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lajme nga vendi
Mashtrim përmes një faqeje gjermane të shitjes së veturave, 26-vjeçari nga Tetova humb 6.800 euro
Një 26-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një 46-vjeçar nga Gjermania, duke humbur 6.800 euro gjatë një marrëveshjeje për blerjen e një automjeti.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, denoncimi është bërë më 10 nëntor 2026, në orën 12:00. I riu kishte kontaktuar me personin përmes një faqeje gjermane të internetit për shitjen e automjeteve dhe, pasi ishin marrë vesh, më 29 tetor 2026 i kishte paguar 6.800 euro përmes llogarisë bankare.
Megjithatë, kur shërbimi i angazhuar i karrotrecit kishte shkuar në adresën e dhënë në Gjermani, ishte konstatuar se personi me të cilin ishte marrë vesh nuk jetonte aty dhe se adresa ishte e rreme.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Shasivari në Berlin: Takim me Anette Kramme për reformat në drejtësi dhe standardet evropiane
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, në kuadër të vizitës së punës në Gjermani, zhvilloi një takim me Anette Kramme, Sekretare Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve të Gjermanisë.
Në takim u diskutua për proceset aktuale reformuese në gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe efikasitetin e institucioneve të drejtësisë, si dhe sfidat në zbatimin e reformave në përputhje me standardet evropiane.
Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zbatimin e praktikave të mira nga sistemi gjerman i drejtësisë.
Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e Gjermanisë si partnere në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar se reformat duhet të sjellin ndryshime thelbësore në funksionimin e institucioneve.
“Suksesi i reformave në drejtësi nuk matet vetëm me numrin e ligjeve të miratuara, por me zbatimin e tyre në praktikë. Synimi ynë është një sistem drejtësie që garanton siguri juridike, trajtim të barabartë para ligjit dhe besim më të madh të qytetarëve në institucione”, theksoi ministri Shasivari.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional dhe mbështetjes në procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me standardet evropiane.
Ministria e Drejtësisë vazhdon aktivitetet për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me fokus në rezultate konkrete në procesin e reformave dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Lajme nga vendi
Sekuestrohen 168.7 kilogramë duhan pa pulla akcize në Prilep, gjashtë persona përballen me procedura ligjore
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 168.7 kilogramë duhan të prerë, gjatë një aksioni kontrollues në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e qytetit në Prilep. Sipas Drejtorisë së Doganave, me këtë veprim është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 463.787 denarësh.
Aksioni është realizuar nga doganierët e Doganës së Manastirit, në bashkëpunim me ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative, ndërsa për mbështetje është kërkuar edhe ndihma e policisë.
Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se gjatë kontrolleve janë kapur gjashtë persona duke shitur duhan pa pulla akcize, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Ndaj tyre janë iniciuar procedura përkatëse pranë gjykatës kompetente dhe Komisionit për Kundërvajtje.
„Gjashtë persona u kapën duke shitur duhan pa pulla akcize, duke shkelur rëndë ligjin, duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Ky është aksioni i dytë i këtij lloji i realizuar nga Drejtoria e Doganave brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në një kontroll të mëparshëm në tregun e Çairit, autoritetet kishin sekuestruar edhe 135 kilogramë duhan të prerë.
Drejtoria e Doganave njofton se do të vazhdojë intensifikimin e kontrolleve në terren dhe hetimeve për importin e duhanit dhe produkteve të tij, me qëllim luftimin e tregtisë së paligjshme dhe parandalimin e shmangies së detyrimeve doganore dhe akcizore.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

