Connect with us

Sport

SHKUPI NIKOQIR I KAMPIONATIN EVROPIAN TË KICKBOKSIT (VIDEO)

Published

on

Për të dytën ditë me radhë, në Shkup po zhvillohet Kampionati Evropian i Kick Boksit, ku marrin pjesë përfaqësues nga 42 shtete.

Në mesin e shteteve pjesëmarrëse është edhe Republika e Kosovës, e cila në këtë kampionat përfaqësohet me pesë garues.

Kreu i Federatës së Kick Boksit të Kosovës, Fatmir Makolli, në një prononcim për TV Koha, ka bërë të ditur se Kosova tashmë ka shënuar fitoren e parë, ndërsa garat zhvillohen në disa faza, deri në finalen e madhe.

Makolli theksoi se synimi i përfaqësueses së Kosovës është që kampionatin ta përfundojë me medalje dhe të kthehet në shtëpi me rezultate pozitive.

Në fund, Makolli falënderoi edhe Ambasadorin e Kosovës, i cili kishte vizituar dhe takuar përfaqësuesit kosovarë në Shkup, duke shprehur mbështetjen për ta.

Advertisement

Ndryshe, në këtë kampionat marrin pjesë mbi 1.400 garues nga 42 shtete, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe shumë vende të tjera evropiane./Tv Koha – Shkup/ 

Sport

LIGA E KOMBEVE: RMV-ja NISI PËRGATITJET PËR DY SFIDAT E NËNTORIT

Published

on

Në pritje të dy ndeshjeve të fundit kundër Skocisë dhe Sllovenisë në kuadër  të Ligës B në  UEFA LIGA e Kombeve,  përfaqësuesja e Maqedonisë  së Veriut, nga   dita e hënë ka nis përgatitjet intensive në kampin stërvitor të FFM-së.

Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë zhvilloi stërvitjen e sotme para dy ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit  Goce Sedloski do të përballen në transfertë me  Skocinë në Glazgov dhe me Slloveninë në Shkup.

Futbollisti Darko Çurlinov, i cili mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit, është  rikthyer në ekip dhe shprehet me tone optimiste për epilog pozitiv në dy ndeshjet.

„Gjithmonë ka qenë nder për mua të luaj për këtë fanellë dhe gjithmonë do të jap maksimumin. Shpresojmë për më të mirën. Natyrisht, do të analizojmë dhe do të përpiqemi të zbatojmë në fushë gjithçka që do të na thotë trajneri. Minutazhi në klub është shumë i rëndësishëm dhe ajo energji përcillet edhe këtu. Është mirë që të gjithë luajmë në klubet tona, që kemi minutazh, dhe besoj se kjo do të ketë ndikim pozitiv në këto dy ndeshje“ deklaroi  futbollisti Çurlinov

Advertisement

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut në katër ndeshjet e para ka po aq disfata dhe e keqja të jetë më e madhe nuk ka shënuar asnjë gol , ndërsa  ka pranuar  10-të.

Pas katër xhirove të zhvilluara  në grupin B e kryeson Zvicra me 12 pikë e ndjekur  nga Sllovenia me 7, Skocia  me  4 dhe Maqedonia e Veriut me 0 pikë

Ndeshjet e raundit të pestë: Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër zhvillohen të premten me  fillim në ora 20:45

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

DERBI NUK KA FUND: SHKËNDIJA DHE STRUGA “BETEJË” EDHE NË FACEBOOK!

Published

on

Përveç se në terrenin e gjelbërt, rivaliteti midis Shkëndisë së Tetovës dhe Struga Trim Lum, gjithnjë e më shumë po zhvendoset edhe nëpër rrjetet sociale. Administratorët e rrjeteve sociale të dy skuadrave që kryesojnë tabelën e klasifikimit, po bëhen gjithnjë e më kreativ në publikimet e tyre.

Derbi mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum duket se nuk përfundoi me vërshëllimën e fundit të arbitrit. Përkundrazi, pas fushës së gjelbër, beteja ka vazhduar në një tjetër terren, aty ku nuk ka nevojë as për top, as për gjyqtarë, por vetëm për pak kreativitet dhe shumë imagjinatë: në rrjetet sociale!

Gjithçka nisi me një nëndetëse që mbante emrin e Strugës dhe një peshkaqen gjigant që i vihej pas. Mesazhi i Shkëndijës ishte i qartë: “The Deep, The Danger, The Derby”. Por, siç duket, nëndetësja nuk e kishte llogaritur mirë se kush do të dilte në sipërfaqe pas 90 minutave.

Struga fitoi derbin dhe nuk humbi kohë për kundërpërgjigjen. Kësaj radhe, peshkaqeni përfundoi me zinxhirë, ndërsa nëndetësja strugane doli fitimtare. Mesazhi? “Jemi në piedestal!”

Por struganët nuk u mjaftuan vetëm me një fotografi. Kishte festa në zhveshtore, video nga ndeshja, fjalime motivuese të trajnerit Bledi Shkëmbi dhe, për fund, edhe një video-animacion me mbishkrimin për “natë të mirë” me pamjen e tabelës së kampionatit.

Advertisement

Me pak fjalë, Struga e fitoi derbin në fushë, por deshi ta vulosë fitoren edhe në Facebook!

Ndërkohë, nga Tetova mbretëron heshtja. Administratorët e Shkëndijës nuk kanë hyrë në këtë duel virtual. Ndoshta po kursejnë energjitë, ndoshta po presin që tabela të marrë sërish ngjyrat kuqezi, sepse, siç dihet, kreativiteti në rrjetet sociale është shumë më i ëmbël kur je në vendin e parë.

Deri atëherë, peshkaqeni mbetet në zinxhirë, nëndetësja në sipërfaqe, ndërsa derbi vazhdon… me komente, fotografi dhe thumbime virtuale!

Sepse në futboll, tri pikët fitohen në fushë, por krenaria, me sa duket, mbrohet edhe në rrjetet sociale!   /Tv Koha/

Advertisement
Continue Reading

Sport

FUTBOLL I FEMRAVE: KFF LUBOTENI RRUGËTON SIPAS PLANIT

Published

on

Tre fitore të skuadrave  vendase dhe  dy të atyre mysafire  me gjithsejt 30 gola të  shënuar është epilogu i javës së 12-të në Ligën e parë të futbollit të femrave.

Skuadra kryesuese në renditjen e tabelës Luboteni i Tetovës nuk ka lejuar befasi  edhe në përballjen kundër Koçanit në transfertë, ku ka regjistruar  fitore  të thellë 6-1 me autore të golave Elena Simjanova 3, Yllza Maksuti  2 dhe Oliveira Roberta 1 gol.

Me tre  pikët  e fituara në Koçanë, Luboteni tani me  katër pikë  diferencë  kryeson renditjen e tabelës.

Fitore në cilësinë  e mysafireve ka  regjistruar edhe Vardari 2025 kundër Pelisterit PRO 2026 me rezultatin  2-1,  Skopje 2014  në cilësinë e vendasit ka  shënuar  fitore  3-2  kundër Tiverija Brera, AS United në Strugë ka regjistruar  fitore  2-1  kundër Istatov 2015 , ndërsa  Kamenica  Sasa  ka  demoluar  ekipin Reçica nga Kumanova  me rezultatin  dyshifror 12- 0.

Pas kompletimit të xhiros së 12-të kryeson Luboteni  me  32  pikë  e ndjekur  nga  Skopje  2014 me 28,  Tiverija  Brera  me  22 aq sa ka edhe  Kamenica  Sasa , Pelisteri Pro 2026 me 20 dhe AS United në pozitën e  6-të me  17  pikë.

Rezultatet e xhiros së 12-të: Koçani  – Luboteni  1-6,  Skopje 2014 – Tiverija Brera  3-2, Kamenica Sasa – Reçica 12-0,  Pelisteri PRO 2026 – Vardari 2023   1-2 dhe As United – Istatov 2015  2-1.

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat