Connect with us

Lajme nga vendi

Ahmeti nga Shipkovica: Flamuri shqiptar u vadit me gjak, asnjëherë nuk është përkulur

Published

on

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Shipkovica ka uruar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve duke thënë se flamuri i shqiptarëve asnjëherë nuk është përkulur, shkruan indeks.mk

Ai falënderoi nënat po edhe të gjithë banorët e Shipkovicës që ushqyen ushtarët e UÇK-së.

Shtoi se flamuri asnjëherë nuk përkulet sepse është ujitur me gjak.

“Ky flamur nuk ulet e përkulet sepse u vadit dhe u ngrit edhe me gjakun e Xhemil Abd.urahmanit. Mërgata shqiptare është dëshmuar në vazhdimsi se është e lidhur me tokën arbrore. Ka ndihmuar Ushtrinë Çlirimatre Kombëtare dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe atë të Preshevës e Medvegjës. Simbolika është ashtu siç e furnizuan me mjete të punës, po ja ngrisin edhe një përmendore në përkujtim të gjakut të tij, në përkujtim të flamurit. Ky flamur në fushën e tij të kuqe, e ka edhe gjakun e Xhemilit. Lavdi e përjetshme”, deklaroi Ahmeti.

Advertisement

Lajme nga vendi

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Published

on

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.

Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.

Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.

Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.

“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

Published

on

Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.

“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.

Continue Reading

Më të lexuarat