Lajme nga vendi
Dita e tretë e debatit për propozim-buxhetin, përplasje në mes pushtetit dhe opozitës
Ka filluar seanca e 52-të e Komisionit Parlamentar për Financimin dhe Buxhetin, e cila vazhdoi diskutimin për Propozim-buxhetin për vitin 2023.
Kjo është dita e tretë e debatit të përgjithshëm, ndërsa sipas renditjes së të regjistruarve, e para ka folur deputetja Jaklina Peshevska nga OBRM-PDUKM.
Peshevska fillimisht përsëriti qëndrimin e partisë, se buxheti i propozuar është historikisht më i larti, inflacional dhe shpërdorues, e më pas paraqiti edhe vlerësime për punën e deritanishme të qeverisë.
“Kjo Qeveri ka sukses vetëm në huamarrje dhe me këtë buxhet vitin e ardhshëm do të marrë 1.5 miliardë euro dhe borxhi publik do të arrijë tetë miliardë euro. Për të gjashtin vit radhazi, vetëm nga LSDM-ja dhe BDI-ja dëgjojmë rritje ekonomike, të cilat sollën inflacion dhe standard të keq jetësor. Situata është tmerruese dhe sërish gjithçka do të bjerë mbi barrën e qytetarëve. Buxheti i propozuar është joreal për shkak të rritjes artificiale të të hyrave dhe inflacionit, që është rezultat i politikave të gabuara”, tha Pesevska.
Ndërsa për replikë u paraqit Dime Vlekovski nga LSDM, i cili momentalisht është duke sqaruar projeksionet buxhetore.
Në seancë është i pranishëm zëvendësministri i Financave, ndërsa në ditën e parë ministri Fatmir Besimi ka shpjeguar projektbuxhetin.
Sipas parashikimeve, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282,1 miliardë denarë dhe janë 14,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022.
Deficiti buxhetor është projektuar në nivel prej 4,6 për qind nga PBB-ja e planifikuar ose 42,7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në 324,8 miliardë denarë, që është 36,3 miliardë denarë më shumë se buxheti për vitin 2022.
Lajme nga vendi
Alarm për sigurinë ushqimore: Kosova bllokon produktet e një qumështoreje nga Maqedonia, zbulohet bakteri E. coli!
Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar importin e produkteve të një qumështoreje nga Maqedonia e Veriut, pasi në disa dërgesa është konstatuar prania e bakterit Escherichia coli (E. coli).
Pas këtij vendimi, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në qumështoren përkatëse.
Sipas AUV-së, ndalesa është vendosur në fillim të nëntorit, por institucioni pretendon se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga autoritetet kosovare.
Ende nuk dihet emri i qumështores, cilat produkte janë të prekura dhe nëse të njëjtat seri janë shitur edhe në tregun vendor.
Lajme nga vendi
61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë
Anëtari i VLEN në Kumanovë, Orhan Kurtishi ka publikuar shifrat e punësimit të shqiptarëve dhe maqedonasve në këto institucione.
Sipas Kurtishit, në Shtëpinë e Shëndetit, Qendrën e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë janë gjithsej 105 të punësuar maqedonas dhe 61 shqiptarë.
Ai ka paraqitur edhe ndarjen sipas institucioneve:
* Shtëpia e Shëndetit: 36 shqiptarë dhe 6 maqedonas.
* Qendra e Shëndetit Publik: 11 shqiptarë dhe 1 maqedonas.
* Spitali i Përgjithshëm: 14 shqiptarë dhe 98 maqedonas.
Kurtishi ka bërë të ditur se në periudhën e ardhshme pritet punësimi edhe i 15 shqiptarëve, në bazë të një marrëveshjeje politike.
“Para argumenteve të gjithë heshtin, përveç propagandës së lodhur të BDI-së”, ka shkruar Kurtishi, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës.
Sipas tij, VLEN është ende në mandatin e parë qeverisës, i cili nuk ka përfunduar, ndërsa ka kërkuar që para publikimit të akuzave për skandale, të verifikohen shifrat dhe të bëhen llogaritë.(INA)
Lajme nga vendi
Skandal milionësh në TEC “Manastir”! Ish-drejtori dënohet me burg, ndërmarrjes iu shkaktuan 2.9 milionë euro dëme!
Ish-drejtori i TEC “Manastir”, Pece Matevski, është dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare në një tender publik, që i shkaktoi ndërmarrjes dëme prej rreth 2.9 milionë eurosh.
Sipas vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Manastir, parregullsitë lidhen me një tender të vitit 2022, me vlerë mbi 11 milionë euro, për nxjerrjen e djerrinës në minierën Brod Gneotino.
Gjykata konstatoi se përjashtimi i ofertës më të lirë të kompanisë “Granit” favorizoi kompaninë “Rud Kop”, duke dëmtuar financiarisht termocentralin.
Gjashtë persona të tjerë morën dënime me kusht, ndërsa tre anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik u liruan nga akuzat.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13
-
Lajme nga vendi2 months agoSot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

