Connect with us

Lajme nga vendi

Në çerdhen Rinia në Tetovë shënohet 28 nëntori

Published

on

  • Me aktivitete të ndryshme, me shfaqje, poezi, këngë dhe valle
    festa e 28 nëntorit është shënuar edhe në çerdhen Rinia në
    Tetovë.Fëmijët e kësaj çerdhe me këtë rast kishin përgatitur një
    program të begatshëm kulturo-artistik.
    Deklarata Fatlindja Jaja
    I pranishëm ka qenë edhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall
    Kasami.Më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe
    kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me krenari dhe
    emocion, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga
    perandoria otomane turke. Më 28 nëntor tё vitit 1912, në Vlorë,
    u ngrit Flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 37
    delegatë,
Advertisement

Lajme nga vendi

Prezantimi i automjeteve të blinduara të lehta Stryker të blera nga Shtetet e Bashkuara

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut do të prezantojnë sot në kazermën “Straso Pinxhur” në Petrovec, pranë Shkup, 17 automjete të reja të blinduara të lehta Stryker, të siguruara nga Shtetet e Bashkuara.

Automjetet e tipit Stryker janë pjesë e procesit të modernizimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjes së gatishmërisë së forcave ushtarake.

Ky furnizim konsiderohet një hap i rëndësishëm në avancimin e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO dhe në forcimin e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Ivan Stoilkoviç largon pesë shqiptarë me vendim arbitrar

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të ministrit Ivan Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, duke ngritur shqetësime serioze për respektimin e ligjit dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve publike.

Sipas BDI-së, rasti përmban elemente të një procesi të kontestueshëm si në aspektin procedural ashtu edhe në atë material. Partia thekson se procedura disiplinore është zhvilluar jashtë afateve ligjore, çka sipas tyre e bën atë juridikisht të pavlefshme.

Po ashtu, në reagim thuhet se vendimi është marrë pa prova të mjaftueshme dhe pa përcaktuar përgjegjësi individuale, ndërsa përmenden edhe indikacione për ndërtim të mëvonshëm të argumenteve për të justifikuar një vendim të marrë paraprakisht. BDI vlerëson se masa e ndërprerjes së marrëdhënies së punës është joproporcionale në raport me pretendimet.

Partia opozitare paralajmëron se këto veprime përbëjnë një model të rrezikshëm vendimmarrjeje dhe mund të interpretohen si arbitrare, sidomos kur merren pa respektuar afatet ligjore dhe pa prova të qëndrueshme.

Rasti bëhet edhe më i ndjeshëm, sipas BDI-së, për shkak se bëhet fjalë për pesë punonjës shqiptarë në një ministri që ka për mision marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, duke shtuar nevojën për transparencë të plotë dhe paanshmëri.

Advertisement

BDI kërkon publikimin e plotë të procedurave dhe vendimeve që kanë çuar në këto largime, hetim institucional për respektimin e ligjit dhe rishqyrtim të menjëhershëm të vendimeve në përputhje me standardet e administratës publike.

Sipas tyre, ky rast duhet të shërbejë si test për seriozitetin e institucioneve dhe përkushtimin ndaj parimit të barazisë dhe ligjshmërisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dorëzohet aktakuzë ndaj tre personave, vodhën kabllo në një fabrikë në Shkup

Published

on

Pas kryerjes së një hetimi, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti aktakuzë kundër tre bashkëkryesve të veprës penale “Vjedhje e rëndë” sipas nenit 236, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Në ditët e para të marsit të këtij viti, nga ambientet e fabrikës “Zhelezara”, të pandehurit vodhën lloje të ndryshme kabllosh me vlerë totale prej 196.500 denarësh, në pronësi të një personi juridik nga Kavadari. Gjatë vjedhjes, ata dëmtuan edhe një kabllo që ishte pjesë e një instalimi publik elektrik, me vlerë 800.000 denarë. Kur i ngarkuan kabllot në një makinë dhe u përpoqën t’i nxirrnin nga ambientet e fabrikës, të pandehurit u zbuluan dhe u privuan nga liria”.

“Me aktakuzën, prokurori publik i paraqiti Gjykatës një propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit të caktuar më parë për njërin nga të pandehurit, ndërsa masat paraprake janë në fuqi për dy të tjerët”, thonë nga Prokuroria.

Continue Reading

Më të lexuarat