Connect with us

Lajme nga vendi

Kamberi: Propozim/ligjin për nëpunësit administrativ është i dëmshëm, të tërhiqet neni diskriminues

Published

on

Edhe pse kërkohen të njëjtat kushte për tu punësuar si dhe të kryhet puna e njëjtë, në propozim Ligjin për nëpunësit administrativ
parashihet pagë më e lartë prej 10 mijë denarëve për nëpunësit administrativ në ministri dhe sekretariate për dallim me të nëpunësit e institucioneve të tjera publike. Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi kërkoi nga Qeveria dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë që të tërheq nenin i cili sipas tyre, është diskriminues dhe mund të sjellë pasoja.

“Nga këtu, dallimi në pagë është 200 pikë apo 16,000 denarë në bruto ose 10,000 denarë neto. Problemi i bërjes së dallimit mes këtyre dy grupeve të të punësuarve në ministri dhe sekretariate me të tjerët është ajo që nëpunësit shtetërorë punësohen dhe punojnë bazuar në kualifikimet e njëjta profesionale”, deklaroi Ismail Kamberi, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Sipas Kamberit, këto dispozita janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit si dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut dhe në qoftë se votohen, do të nxisin probleme shtesë.

“Këto dispozita në qoftë se votohen, mund të nxisin probleme gjatë punës në institucione, përkatësisht te administrata e cila merr pagë më të vogël. Këto probleme mund të ndërlidhen me uljen e motivimit për punë, uljen e efikasitetit të institucioneve ndërsa në afatgjatë ekziston rrezik të vendoset diskriminim strukturor te të gjitha institucionet”, tha Ismail Kamberi, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Propozimi ligji parasheh rritje pagash vetëm për rreth 5 mijë nëpunës administrativ. Sipas Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi është e padrejtë që një pjesë e nëpunësve të favorizohen, ndërsa të tjerët të nënvlerësohen. /Alsat.mk  Gazetar: Ardit Ramadani

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

“25 VITE DHE PËRTEJ” – “OHRI” SHËNOHET NË AFËRSI TË URËS SË GURIT!

Published

on

Me një manifestim të mbajtur në afërsi të Urës së Gurit, Qeveria shënoi zyrtarisht përfundimin e aktiviteteve kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Nën moton “25 vjet dhe përtej”, aktiviteti solli në fokus rëndësinë e marrëveshjes për paqen, stabilitetin, bashkëjetesën dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e cilësoi Marrëveshjen e Ohrit si një “besëlidhje historike” për mënyrën se si duhet të ndërtohet shteti i përbashkët.

Sali nënvizoi se barazia është bazë për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, ndërsa bëri thirrje për një kulturë politike të bazuar në dialog, bashkëpunim dhe përgjegjësi.

“25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit duhet të jetë jo vetëm kujtim i së kaluarës, por edhe zotim për të ardhmen. Zotim se do të vazhdojmë të ndërtojmë ura e jo mure, se do ta mbrojmë barazinë, do ta forcojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe do të punojmë për një shtet ku askush nuk do të ndihet i përjashtuar, i papërfaqësuar dhe i huaj”

Advertisement

Ndërkaq, ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, tha se 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit duhet të shërbejë jo vetëm si moment përkujtimi, por edhe si mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësitë që qëndrojnë përpara.

Ferati theksoi se fokusi duhet të zhvendoset nga e kaluara drejt së ardhmes, me prioritet sundimin e ligjit, gjithëpërfshirjen, tolerancën, bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.

“25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, duhet të flasim më shumë për atë se çfarë duam të ndërtojmë në 25 vitet e ardhshme. Rinia është jo vetëm e ardhmja e vendit, por edhe një nga resurset më të mëdha për ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme. Marrëveshja e Ohrit na dha një bazë për të jetuar së bashku. Përgjegjësia jonë sot është që këtë bashkëjetesë ta shndërrojmë në bashkëpunim, zhvillim dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Para 25 vitesh, zgjodhëm paqen. Sot, brezi ynë duhet të zgjedhë të ardhmen”.

Nën moton “25 vite dhe përtej”, Qeveria organizoi shënim dy ditorë të Marrëveshjes së Ohrit me aktivitete të ndryshme.

Nga këto organizime, përfaqësuesit e Qeverisë vlerësuan rolin e të gjithë nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian./Tv Koha – Shkup/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksidentohet një çiklist në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë

Published

on

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në komunikacion në Tetovë, në të cilën është lënduar një person.

“Më 13.08.2026 në SPB Tetovë është denoncuar se në ora 12:45 në bul. „Bllagoja Toska“ në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti pasagjerësh „Daihatsu“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.M. nga Tetova dhe një biçiklete e drejtuar nga R.I. (60) nga Tetova. Në aksident, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Paralajmërim nga DPHM, moti i lig dhe reshje të rrëmbyeshme pritet të përfshijnë Maqedoninë

Published

on

Gjatë ditës së sotme dhe gjatë ditëve në vijim, moti në një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM),

Sipas sinoptikanëve, në disa vende do të kemi erë të fortë të shoqëruar me vetëtimë si dhe paraqitje të mundshme të breshërit.

Nga DPHM bëjnë thirrje për kujdes më të madh, veçanërisht për qytetarët që lëvizin në zonat e hapura dhe drejtuesit e automjeteve, si dhe rekomandojnë ndjekjen e rregullt të njoftimeve dhe paralajmërimeve meteorologjike.

Kujtojmë se era që goditi Shkupin para isa kohëve më 21 korrik,  ishte në kategorinë e uraganit, dhjetëra pacientë u pranuan në spitale me lëndime dhe fraktura.

Continue Reading

Më të lexuarat