Connect with us

Lajme nga vendi

Steinmeier viziton për herë të parë zyrtarisht Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Published

on

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me homologun e tij nga Maqedonia/V, Stevo Pendarovski, qershor 2019, Berlin

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier nis të martën, një udhëtim katërditor në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. “Fokusi i udhëtimit është situata në rajon, efektet e luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian”, bëhet e ditur në një njoftim të presidencës gjermane.

Steinmeier do të qëndroje në Maqedoni të Veriut deri më 30 nëntor, ku do të takohet me presidentin Pendarovski dhe kryeministrin Kovaçevski, si edhe do të mbajë një fjalim para Parlamentit. Në Maqedoninë e Veriut,, presidenti gjerman, do të takohet edhe me të rinj dhe njerëz nga arti e kinematografia. Si edhe do të vizitojë parkun e parë të erës në Bogdanci.

Nuk e harrojmë Ballkanin Perëndimor – Intervistë ekskluzive e DW
Më 1 dhjetor Steinmeier vijon udhëtimin e tij drejt Shqipërisë, ku po ashtu pritet të takojë homologun e tij Begaj, dhe kryeministrin Rama e ku gjithashtu do të mbajë një fjalim para parlamentit. Në Tiranë është planifikuar edhe një vizitë në Muzeun e Sigurimit “Shtëpia e Gjetheve”, një diskutim se si të përballemi me të kaluarën komuniste dhe një bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Berat, Presidenti Federal do të njihet me projekte zhvillimore bashkëpunimi shqiptaro-gjermane.

Në prag të vizitës së tij në këto dy vende, Steinmeier i tha DW se arritjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë “meritojnë njohje dhe respekt”. Mes të tjerash ai tha se vizita synon të japë mesazhin, se nuk e harrojmë Ballkanin Perëndimor.

Advertisement

Është hera e parë që presidenti gjerman i viziton zyrtarisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që kur erdhi në post më 19 mars 2017. Ish-ministri i jashtëm i Gjermanisë megjithatë e njeh mirë Ballkanin Perëndimor. Për dy periudhat që ka qenë ministër i jashtëm, ai e ka rikthyer vazhdimisht rajonin në axhendën e punës së tij.

Advertisement

Lajme nga vendi

Dy persona të arrestuar për gjueti të paligjshme në rrethin e Tetovës

Published

on

Më 18.12.2025, rreth orës 10:00, në rrugën rajonale Tetovë–fshati Vollkovijë, afër fshatit Radiovcë, në rrethin e Tetovës, punonjësit e policisë nga Njësia e Policisë Zherovjan kanë privuar nga liria personat R.A. (41) dhe Xh.A. (66), të dy nga fshati Zherovjan.

Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “gjueti e paligjshme”. Gjatë kontrollit, te R.A. është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e markës “Bajkall” kalibër 12 mm, me dy fishekë të vendosur, si dhe një rrip me 15 fishekë. Ndërkohë, nga Xh.A. janë konfiskuar leja e armës, legitimacioni i shoqatës së gjuetarëve dhe sende të tjera.

Të dy personat janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës penal sipas nenit 396 dhe nenit 288 të Kodit Penal.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dyshohet se një nxënës është vetvrarë në Shkup

Published

on

Para pak minutave është raportuar një vetëvrasje në Shkup, shkruan Alsat.

Sipas burimeve jozyrtare, dyshohet se bëhet fjalë për një nxënës të moshës 17-18 vjeçare.

Po ashtu, jozyrtarisht, mësohet se është vetvrarë në malin e Gazibabës.

Nesër pritet që MPB të japë më shumë detaje për rastin. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

SHBA ndërpret Lotarinë Amerikane, preket edhe Ballkani

Published

on

Presidenti Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së gjelbër në SHBA pas të shtënave në Universitetin Brown të dielën e javës së kaluar, ku humbën jetën dy persona.

I dyshuari, një portugez i cili u gjet i vdekur, hyri në vend përmes programit të vizave të emigrantit të lotarisë së diversitetit (DV1) në vitin 2017 dhe përfitoi kartën e gjelbër.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha se ka pezulluar skemën e vizave nën drejtimin e Trump për të “siguruar që asnjë amerikan të mos dëmtohet nga ky program katastrofik”.

Zyrtarët amerikanë thanë se besojnë se i dyshuari, 48-vjeçari Claudio Neves Valente, vrau gjithashtu profesorin portugez të Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit, Nuno Loureiro, më parë këtë javë.

Programi ofron deri në 50,000 viza çdo vit përmes një procesi përzgjedhjeje të rastësishme midis hyrjeve nga vendet me shkallë të ulët emigracioni në SHBA.

Advertisement

Duke shkruar në mediat sociale, Noem tha se Trump më parë kishte “luftuar për t’i dhënë fund” skemës në vitin 2017 pasi tetë persona u vranë në një sulm me kamion në New York City.

Shtetasi uzbek Sayfullo Saipov, një mbështetës i Shtetit Islamik, i cili po vuan dënime të shumta me burgim të përjetshëm për sulmin, hyri në SHBA përmes skemës DV1, sipas Noem.

Komentet e saj vijnë vetëm disa orë pasi Neves Valente u gjet i vdekur në një depo në Salem, Neë Hampshire, nga ajo që policia beson se është vetëvrasje.

Policia tha se provat video dhe informacionet nga publiku i çuan hetuesit në një vend me qira makinash ku gjetën emrin e të dyshuarit dhe e përputhën atë me personin e tyre të interesit, pas një kërkimi gjashtëditor në shumë shtete.

Ai u gjet i vdekur me një çantë dhe dy armë zjarri. Provat në një makinë aty pranë përputheshin me vendin e të shtënave në Universitetin Brown në Providence, sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Rhode Island, Peter Neronha.

Advertisement

Lotaria amerikane në Shqipëri është aplikuar masivisht ndër vite. Nëpërmjet saj, shumë shqiptarë ndodhen sot në SHBA ku kanë ndërtuar jetën e tyre.

Megjithatë këtë vit, procedurat për të nuk u aktivizuan zyrtarisht, duke lënë me pikëpyetje shumë aplikantë potencialë që DV Lottery e shohin si një mundësi për të vijuar jetën e tyre në SHBA.

Deri më sot nuk ka patur një njoftim apo shpjegim zyrtar në lidhje me këtë.

Continue Reading

Më të lexuarat