Connect with us

Lajme nga vendi

Ledion Ibishi, fitues I festivalot Bletëzat 2022

Published

on

Mbrëmë në Tetovë u mbajt edicioni i 28 i festivalit të këngëve për fëmijë Bletëzat 2022.Fitues i këtij edicioni u shpall këngëtari i vogël nga Tetova Ledion Ibishi me këngën Ylli i skenës, me tekst Laurije Ibrahimi me muzikë dhe orkestrim të Albert Camit. Pas marrjes së çmimi ledioni u shpreh se dëshiron që të vazhojë me muzikë dhe ti përkushtohet më shumë.

Juria profesionale në përbërje profesoreshat emuzikës Valbona Mustafi Alimi, Kanita Aliu dhe Gadaf Elmazi- solo këngëtar, ndanë edhe tre çmime të dyta fëmijëve Diona memeti, Zara Neziri dhe Eda Saiti, ndërsa pesë çmime të treta edhe atë Lisa Zenki, isra Bekteshi, Rea Qormemeti, Ensar Baca dhe Rozana Velaj.Poashtu janë ndarë edhe çmime të tjera profesionale, si Menada Ilire, Bletëza më e vogël, Best Hit, Best talent, vokali më i mirë, muzika më e mirë, orkestrimi më i mirë, performansa më e mirë, mikrfoni i artë dhe best spot. Ndërkaq, 20 këngët garuese u interpretuan nga fëmijët e ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Mbështetës kryesor i festivalit të këngëve për fëmijë Bletëzat 2022, kësaj radhe ishte komuna e Tetovës, me ç`rast kryetari Bilall Kasami, duke bërë hapjen e festivalit shprehu gatishmëri që edhe në të ardhmen të përkrahë festivalin.

Edicionin e 28 të festivalit të këngëve për fëmijë Bletëzat 2022 e ndihmuan edhe komuna e Bogovinës, Komuna e Tearcës dhe Jehona Events Agency e cila ka bërë dekorimin e skenës. Këngët konkuruese edhe këtë vit u shoqruarn nga korri i fëmijëve pranë shkollës fillore Liria në Tetovë, të udhëhequr nga profesoresha e muzikës Laurije Ibrahimi.Si çdo vit, edhe këtë vit kishte një numër të madh të publikut, në mesine trye shumë prind, fëmijëte të cilëve ishin pjesë e festivalit.

Në këtë festival kishte edhe paraqitje revilae të talentëve të rinj.Kanita Abdiu luajti një performansë në gitarë, Rida Vehapi me violinë, Erion Ballanca performoi një këngë të ri të re, grupi i valleve pranë shkollës fillore 7 marsi në Çellopek, kënaqen publikun me një valle me motive popullore.

Befasi e këtij festivali ishte performance e një vogëlueshe refugjate nga Ukraina Dasha Nefjodova, e cila interpretoi këngën Ukraina je ti, e që nxiti emocione në sallë me shpresën që sa më shpejt të përfundoi lufta në Ukrainë dhe ajo të kthehet në shtëpinë saj.

Advertisement

Festivali i këngëve për fëmijë, u transmetua mbrëmë drejtpërdrejt në Televizionin Koha, kurse së shpejti do të postohet edhe në rrjetet tjera sociale. Festivali Bletëzat falënderon bashkëpuntorët e këtij festivali si, profesoreshën Njomza Mezini nga Kosova, Zinçe Mimidinovski nga Dibra dhe autorët e këngëve si Laurije Ibrahimi, Ramazan Çeka, Avni Qaili, Albert Cami dhe shumë të tjerë. Këtë festival e udhëheqën moderatorët Ermira Selami dhe Iva Nasufi, ndërsa me profesionalizëm u realizua edhe nga stafi teknik i Televizionit Koha.

 

 

Advertisement

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE  

Published

on

Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin  3-0

 Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit,  krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin  AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen  e parë kontrolluese që  sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup,  pas  90 minutave  lojë  ku  trajneri Jeton Beqiri në  lojë inkuadroi  pjesën më të madhe  të  lojtarëve  që ka  në  disponim  ndeshja  përfundoi  me  rezultatin 3-0

Autor  të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e  dytë

  Shkëndija  pas  kësaj ndeshje të  shtunën do të zhvendoset në  Antalia  të Turqisë ku  do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt  ku  parashihen edhe  katër ndeshje kontrolluese  ndërsa e  para  është më 20  janar  kundër  ekipit ukrainas Oleksandrya.

 Shaban Sinani – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Published

on

Politikani i njohur për vasalitet, ndryshim qëndrimesh dhe kontradikta edhe me veten e tij, Arben Taravari, mbrëmë paska akuzuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se gjoja rin pas derës së Qeverisë duke pritur të bëhet pjesë e saj.
Përgjigjen më të mirë atij ia kishin dhënë qytetarët të cilët në komente dhe forma të tjera ia kanë rikujtuar të gjitha veprimet dhe deklaratat kontraverze e qensharake. I tillë ishte edhe dje, pasi vetë qëndrimet e koalicionit të tij në takimin e liderëve dhe kërkesa për takim të ri mes Ahmetit (i cili përfaqësonte edhe Taravarin në takim) dhe kryeministrit Mickoski nuk është asgjë më pak se qëndrim pas dyerve të Qeverisë.
Se rin pas derës së Qeverisë, Taravari e ka dëshmuar disa herë. Një herë pati dështuar me 61-shin tragji-komik kur kërkonte Qeveri me Mockoskin dhe Apasievin, ndërsa më pas shkoi dhe hyri në Qeverinë jolegjitime si pjesë e VLEN-it, ku personalisht ai ishte kumbar i atij koalicioni dhe publikoi fotografinë e vasalit me padronin e tij Hristian Mickoski.
Tanimë të gjithë e dijnë se kush është Arben Taravari, tradhëtari që të tjerët akuzon për tradhëti, vasali që të tjerët akuzon për vasalitet, përçarësi që të tjerët akuzon për përçarje.
Por, nga veprimet dhe deklarimet e tij ka vetëm një të “mirë”, me sukses po e argëton opinionin publik, por jo rrallë herë ai prodhon edhe humor të zi për shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar
Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë

Published

on

Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.

“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat