Connect with us

Lajme nga vendi

Nga mesnata ulet çmimi i benzinës

Published

on

KRRE njofton se pas mesnatës do të lirohet çmimi i benzinës në Maqedoni. Çmimi i Eurosuper BS-95 do të ulet për 1,5 denarë, ndërsa çmimi i Eurosuper BS-98 do të ulet për 1 denarë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Zgjedhjet do t’i mbikëqyrin më shumë se 1.300 vëzhgues

Published

on

Zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën më 19 tetor do t’i ndjekin 1.341 vëzhgues, prej të cilëve 700 vendorë dhe 639 ndërkombëtarë, si dhe dy gazetarë të huaj.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) po kryen dorëzimin e materialit zgjedhor jo të besueshëm në të gjitha komisionet komunale, ndërsa të enjten dhe të premten do të shpërndahet edhe materiali zgjedhor i besueshëm.

Kjo u bë e ditur në seancën e sotme të 144-të të KSHZ-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Promovohet rruga Pallaticë–Zhelinë, Sejdiu: Ta gëzojnë shumë gjenerata

Published

on

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook se është promovuar rruga Pallaticë–Zhelinë, një nga projektet infrastrukturore të rëndësishme për komunën.

“Sot promovuam rrugën Pallaticë–Zhelinë, një projekt shumë i rëndësishëm dhe i realizuar me sukses. Ta gëzojnë shumë gjenerata”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Rruga e re pritet të lehtësojë komunikimin ndërmjet fshatrave dhe të ndikojë në zhvillimin ekonomik e social të zonës. Projekti është përmbyllur me sukses, duke sjellë përfitime të dukshme për banorët lokalë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Arrestohet doganieri në kalimin kufitar “Bllatë”

Published

on

Një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë gjatë transportimit të mallrave që kishte kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut, është arrestuar nga policia shqiptare në Dibër. Në pranga ka rënë edhe një doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, përcjell TV21. Një doganier tjetër është vënë nën hetim, i dyshuar për shpërdorim të detyrës.

“Në kuadër të operacionit “Skaneri” u vu në pranga shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja të ardhurave”; -u vu në pranga shtetasi A. L., 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 50 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në territorin e njësisë administrative Maqellarë, u ndalua automjeti tip “Opel” që drejtonte 42-vjeçari. Nga kontrolli në automjet u gjetën mallra (kuti me detergjente dhe materiale për paketim) të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Nga hetimet e mëtejshme për këtë rast, dyshohet se 2 doganierët kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar 42-vjeçarin, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Continue Reading

Më të lexuarat