Lajme nga vendi
Prodhohen 12.379 MWh në ditën e kaluar dhe plotësohen tërësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël
Prodhohen 12.379 MWh në ditën e kaluar dhe plotësohen tërësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël
SHA EMV më 05.12.2022 prodhoi 12.379 MWh energji elektrike, duke plotësuar tërësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.
Në termoelektranat janë prodhuar 9.264 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.115 MWh.
Ditën e kaluar përmes EVN Shitje janë furnizuar 3.350 MWh energji elektrike. Kjo është energji elektrike për spitale, kopshte për fëmijë, shkolla, ndërmarrje publike, kapacitete nga industria ushqimore dhe objekte të tjera infrastrukturore vitale në vend.
- Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 05.12.2022.
Lajme nga vendi
Mashtrim përmes një faqeje gjermane të shitjes së veturave, 26-vjeçari nga Tetova humb 6.800 euro
Një 26-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një 46-vjeçar nga Gjermania, duke humbur 6.800 euro gjatë një marrëveshjeje për blerjen e një automjeti.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, denoncimi është bërë më 10 nëntor 2026, në orën 12:00. I riu kishte kontaktuar me personin përmes një faqeje gjermane të internetit për shitjen e automjeteve dhe, pasi ishin marrë vesh, më 29 tetor 2026 i kishte paguar 6.800 euro përmes llogarisë bankare.
Megjithatë, kur shërbimi i angazhuar i karrotrecit kishte shkuar në adresën e dhënë në Gjermani, ishte konstatuar se personi me të cilin ishte marrë vesh nuk jetonte aty dhe se adresa ishte e rreme.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Shasivari në Berlin: Takim me Anette Kramme për reformat në drejtësi dhe standardet evropiane
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, në kuadër të vizitës së punës në Gjermani, zhvilloi një takim me Anette Kramme, Sekretare Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve të Gjermanisë.
Në takim u diskutua për proceset aktuale reformuese në gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe efikasitetin e institucioneve të drejtësisë, si dhe sfidat në zbatimin e reformave në përputhje me standardet evropiane.
Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zbatimin e praktikave të mira nga sistemi gjerman i drejtësisë.
Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e Gjermanisë si partnere në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar se reformat duhet të sjellin ndryshime thelbësore në funksionimin e institucioneve.
“Suksesi i reformave në drejtësi nuk matet vetëm me numrin e ligjeve të miratuara, por me zbatimin e tyre në praktikë. Synimi ynë është një sistem drejtësie që garanton siguri juridike, trajtim të barabartë para ligjit dhe besim më të madh të qytetarëve në institucione”, theksoi ministri Shasivari.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional dhe mbështetjes në procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me standardet evropiane.
Ministria e Drejtësisë vazhdon aktivitetet për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me fokus në rezultate konkrete në procesin e reformave dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Lajme nga vendi
Sekuestrohen 168.7 kilogramë duhan pa pulla akcize në Prilep, gjashtë persona përballen me procedura ligjore
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 168.7 kilogramë duhan të prerë, gjatë një aksioni kontrollues në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e qytetit në Prilep. Sipas Drejtorisë së Doganave, me këtë veprim është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 463.787 denarësh.
Aksioni është realizuar nga doganierët e Doganës së Manastirit, në bashkëpunim me ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative, ndërsa për mbështetje është kërkuar edhe ndihma e policisë.
Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se gjatë kontrolleve janë kapur gjashtë persona duke shitur duhan pa pulla akcize, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Ndaj tyre janë iniciuar procedura përkatëse pranë gjykatës kompetente dhe Komisionit për Kundërvajtje.
„Gjashtë persona u kapën duke shitur duhan pa pulla akcize, duke shkelur rëndë ligjin, duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Ky është aksioni i dytë i këtij lloji i realizuar nga Drejtoria e Doganave brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në një kontroll të mëparshëm në tregun e Çairit, autoritetet kishin sekuestruar edhe 135 kilogramë duhan të prerë.
Drejtoria e Doganave njofton se do të vazhdojë intensifikimin e kontrolleve në terren dhe hetimeve për importin e duhanit dhe produkteve të tij, me qëllim luftimin e tregtisë së paligjshme dhe parandalimin e shmangies së detyrimeve doganore dhe akcizore.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

