Lajme nga vendi
Loja përmbylli një vit plot sukseseMbrëmjen e djeshme qëndra për Bashkëpunim Ballkanik, Loja,mbajti mbrëmjen solemne tradicionale të fundvitit ku të ftuar ishin personalitete nga fusha të ndryshme të jetës publike në Maqedoninë e veriut të cilët kanë bashkëpunuar dhe kontribuar në sukseset e punës së LOJEs për vitin 2022 dhe jo vetëm. Për të festuar mbylljen me sukses edhe të një viti kalendarik të kësaj organizate, prezenteishte edhe Ambasadorja e gjermanisë në RMV, Anke Holstein, pasi shteti gjermanka qënë një nga bashkëpunëtorët më të mirë të aktivitete të ndryshme të zhvilluara nga LOJA duke besuar dhe mbështetur projektet e tyre. Bujar Luma, drejtori ekzekutiv dhe një nga themeluesit e Lojës thotë se ndihet krenar dhe I lumtur me sukseset e Lojës, me punën e të gjithë stafit dhe me faktin se tashmë loja ka kaq shumë miq e bashkëpunëtorë.
Edhe në të ardhmen sigurisht Loja do të vazhdoj me projekte në sfera të ndryshme të edukimit dhe kulturës tashmë duke u rritur dhe zgjeruar në nivel rajonal.
Në këtë mbrëmje nuk munguar as akademikë, rektorë e profesorë të universiteteve në Maqedoninë e Veriut të cilët kanë qënë pjesë të projekteve të iniciuara nga Loja.Rektori I Universitetit të Tetovës Kushtrim Ahmeti shpreh mirënjohjen për punën dhe kontributin që jep kjo qëndër në forcimin e bashkëpunimeve ndëruniversitare duke ofruar mbështetje dhe bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Loja është një organizatë jo qeveritare e cila prej 22 vitesh operon në qytetin e Tetovës dhe tashmë është kthyer në një organizatë lider në Rajon, me një histori frymëzuese suksesi . Aktivitete e Lojës janë të fokusuara në sferën e kulturës, jetës sociale por edhe edukimit duke thyer barrierat, vendosur urat e komunikimit dhe luftuar fenomenet negative të shoqërisë sonë.
Lajme nga vendi
Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali takoi Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja
Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, priti në takim Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet dy vendeve, projektet e përbashkëta që i lidhin institucionet tona, si dhe për proceset e integrimit evropian dhe avancimin e agjendës evropiane në rajon.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian.

Lajme nga vendi
Babai dyshohet për dhunë seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçe
Prokuroria e Kavadarit hap hetime për dy raste të përdhunimit të fëmijëve: Kërkohet paraburgim për të dyshuarit
Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për dy raste të ndara, në të cilat ekzistojnë dyshime për veprën penale – Përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç, sipas nenit 188 të Kodit Penal.
Rasti i parë: Negotinë
Në rastin e parë, të dyshuar janë dy persona madhorë nga Negotina, të cilët fillimisht kanë kryer veprën penale – Kënaqja e pasioneve seksuale para tjetrit (neni 190 i Kodit Penal). Ata kanë kryer marrëdhënie seksuale para një fëmije të mitur, i cili i ka filmuar me telefon celular.
Gjatë korrikut të vitit të kaluar, kur fëmija ishte 14 vjeç, njëri nga dy të dyshuarit e ka shtyrë disa herë të miturin të kryejë marrëdhënie seksuale me të, për çka i ka dhënë shuma të caktuara parash. Prokurori publik ka propozuar masën e paraburgimit për të dyshuarin për dhunim të fëmijës, vepër për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku 8 vjetësh.
Rasti i dytë: Kavadar
Prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedurë dhe ka propozuar masën e paraburgimit edhe ndaj një babai nga Kavadari, i dyshuar për veprime të tjera seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçare.
Ai, në gjendje të dehur, e ka prekur vajzën në disa raste, me çka ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale nga paragrafi 5 i nenit 188, për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku tri vjetësh.
Lajme nga vendi
Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici
Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar më 12.01.2026 në SPB Tetovë se ai dhe vëllai i tij janë mashtruar për një shumë prej 15.000 eurosh nga një person me inicialet L. nga Tetova.
Siç raporton Tetovasot, gjatë vitit 2024 i dyshuari u kishte ofruar ndihmë për realizimin e pensionit nga një shtet i huaj, duke u kërkuar para si “depozitë” dhe duke i detyruar të nënshkruanin dokumente blanko. Pasi procedura nuk u realizua, ata kuptuan se ishin mashtruar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

