Lajme nga vendi
Spasovski: Rritja e buxhetit do të koncentrohet edhe në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
Rritja e buxhetit për policinë do të koncentrohet edhe në përmirësimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat brenda MPB-së. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se me buxhetin e ri janë paraparë mjete për trajnime të veçanta të cilave i nënshtrohen kandidatët për pjesëtarë të njësive elitare.
“Propozim buxheti për vitin 2023 por edhe buxhetet e mëparshme kanë siguruar në vazhdimësi mundësi për kuadro të reja nga të gjitha profilet, nga trajnimi bazik për policë deri tek kuadri për inspektor i cili është mese i nevojshëm”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Spasovski i bëri thirrje të gjitha etnive të paraqiten në konkurset e brendshme të MPB-së dhe të jenë pjesë e njësive elitare, për të thyer mitin se brenda policisë ka njësi të paprekshme posaçërisht për shqiptarët.
“Apeli im deri tek policët është që ata të cilët duan ta vazhdojnë në njësitë elitare, të konkurrojnë, numri i tyre të jetë më i madh, të ketë nga të gjitha bashkësitë etnike. Kjo është thirrja dhe apeli im”, theksoi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Njësia Speciale për Anti-Terror “Tigri” mbi 40 vjet sa ekziston nuk ka asnjë pjesëtarë shqiptar. Deri tani gjatë konkurseve të brendshme të Byrosë së Sigurisë Publike, ka pasur disa kandidatë për këtë njësi, por sipas Spasovskit nuk kanë arritur t’i kalojnë të gjitha filtrat e nevojshëm. Përfaqësimi çalon edhe në Njësinë për Intervenim të Shpejtë (EBR), Policinë mobile për intervenime dhe Njësinë e Helikopterëve. Buxheti i MPB-së për vitin 2023 është për 6 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti dhe kap vlerën e mbi 182 milion eurove. //Alsat.mk Gazetar: Adrian Kerimi
Lajme nga vendi
Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)
Lajme nga vendi
Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat
Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.
“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës
Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.
Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.
“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.
Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

