Lajme nga vendi
MASH obligoi Komisionin Nacional të shqyrtojë gabimet dhe lëshimet në lëndën e Historisë dhe Shoqërisë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik filluan proces për përcaktimin e arsyjeve të lëshimeve gjatë miratimit dhe botimit të tekstit shkollor të lëndës Histori dhe shoqëri për klasën e V-të, në të cilën janë konstatuar disa gabime dhe gjëra të palogjikshme , të cilat nuk duheshte të lejoheshin.
Përmes Komisionit Nacional të Teksteve shkollore si organi më i lartë në procesin e miratimit të teksteve shkollore, MASH tashmë kërkoi informacione për punën e të gjitha palëve të interesuara në procedurën e miratimit të tekstit shkollor konkret dhe pas marrjes së raportit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të jepë propozim konkret për trajtim të mëtutjeshëm .
Në kohën kur në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen reforma të mëdha arsimore deri më tani, me investime intensive në avansimin e kushteve infrakstrukturore, ngritjen e motivimit të kuadrit mësimor dhe profesional në shkolla dhe përgatitjen e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore,nuk është e lejueshme të ndodhin lëshime të këtilla Megjithatë, tekstet shkollore janë një nga bazat për proces edukativo arsimor cilësor.
Është i nevojshëm angazhim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjitha palët e interesuara që marrin pjesë në procesin e ndërtimit të një sistemi arsimor cilësor në interes të brezave të tanishëm, ndërsa në interes të vendit .
Ju bëjmë thirrje të gjithë autorëve dhe recensentëve që në të ardhmen do të marrin pjesë në procedurat e përgatitjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore ndihmëse ,si dhe Byrosë për zhvillimin e Arsimit dhe anëtarëve të Komisionit Nacional të Teksteve Shkollore të ngrisin përgjegjësinë dhe angazhimin e tyre personal, sepse në këto procese mjaft komplekse , kjo gjë është edhe pritshme.almakos
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

