Lajme nga vendi
Enti Shtetëror i Statistikës, vetëm 3 shqiptarë në pozita udhëheqëse
Punësimet e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në Entin Shtetëror të Statistikave numërohen në gishta. Në fakt, nga 53 të punësuar shqiptarë në këtë Ent vetëm tre janë në pozita udhëheqëse. Me vendimin e fundit u avancua vetëm një shqiptar, ndërsa dy të tjerë ishin prej më herët. Në dy konkurset e fundit prej 55 të punësuarve, sipas balancuesit 11 vende u takojnë 11 shqiptarëve. Zv/drejtori i Entit të Statistikave thotë se nga këto punësime vetëm njëri është në pozitë udhëheqëse, ndërsa 10 të tjerët marrin vendime, ndërsa veçmë punojnë prej vite me kontrata në vepër në këtë institucion. Selami shpreh indinjatë nga tri ministritë ajo e Financave, Administratës dhe Sistemit Politik, të cilat nuk i dalin në krah për të bërë avancime.
“Për avancimet, të mos flasim! Kemi njerëz, të cilët punojnë nga 7-8 vite në të njëjtën pozitë pune pa asnjë avancim. Nga ana tjetër, kemi njerëz që i shohim si kuadër që mund të kryejnë punë të tjera, u kemi dhënë pozita si udhëheqës i njësisë rajonale të Shkupit, që për herë të parë udhëheq një shqiptar, ai e bënë atë punë, por vazhdon ta merr pagën siç i figuron në vendim si pozitë e këshilltarit të thjeshtë”, deklaroi Ilmi Selami, Zëvendësdrejtor i Entit të Statistikave.
Në Entin e Statistikave ka rreth 240 të punësuar, por disa prej tyre tani më po braktisin këto vende pune. Një grup i të punësuarëve shqiptarë, të cilët punojnë vite me radhe dhe nuk kanë marrë avancimet e duhura, kanë adresuar letër të hapur deri tek Zëvendëskryeministri parë, por akoma nuk kanë përgjigje. Revolta e tyre është alarm i fundit para se të heqin dorë nga puna dhe paga nënvlerësuese që u jepet.
“Edhe pse i kemi dërguar shkresë zëvendëskryeministrit Grubi, të regjistruar me numër arkivor para 20 dite, ai nuk gjeti as kohë e as vullnet ti përgjigjet kërkesave për takim. Meqë ata nuk kanë kohë të na dëgjojnë, ne po u drejtohemi mediave. Gjendja aktuale e të punësuarave shqiptar në Entin Shtetëror të Statistikave është larg bazës së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Nga dy poste udhëheqëse, një udhëheqës Njësie dhe një udhëheqës Sektori me konkurs të jashtëm, asnjë shqiptar i pranuar. Nga 42 poste të rezervuara për udhëheqës Njësie, vetëm 1 shqiptar. Nga 9 sektor, asnjë shqiptar”, thuhet në letrën e hapur të të punësuarve.
Sipas kësaj letre, shqiptarët nëpër projekte të financuara nga fondet IPA dhe Buxheti shtetëror janë të përfaqësuar me vetëm 1%. Të pakënaqurit thonë se është hera e tretë që shkojnë nga mbi 30 të punësuar nga Enti në Bruksel lidhur me procesin e skriningut, por në mesin e tyre asnjë shqiptar. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kërkohet një person i zhdukur, kërkim intensiv përgjatë Vardarit në Gostivar
Një person i zhdukur, për të cilin ka indicie se është parë pranë lumit Vardar në rajonin e Gostivarit, po kërkohet nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Aksioni është aktivizuar pas një kërkese zyrtare nga Stacioni Policor i Gostivarit, ndërsa kërkimet po zhvillohen përgjatë rrjedhës së lumit, nga pikat kritike në qytet deri në zonat më poshtë rrjedhës.
Në terren janë angazhuar pjesëtarët e ekipit për reagim të shpejtë për shpëtim në ujë, me mbështetje logjistike nga njësia rajonale e Drejtorisë në Gostivar. Në aksion është i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i institucionit, Kashmir Saliu, ndërsa ekipet po koordinohen me policinë dhe shërbimet lokale. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit.
“Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pavarësisht kushteve aktuale në terren dhe specifikave të shtratit të lumit, do të jenë të angazhuara derisa të përfundojë i gjithë operacioni. Kërkimi po zhvillohet intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit Vardar, duke filluar nga pikat kritike në qytet e deri në zonat më poshtë rrjedhës, në koordinim të ngushtë me zyrtarët policorë të SPB-së Gostivar dhe shërbimet lokale”, thuhet në njoftim.
Drejtoria u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth që, nëse kanë informacione për personin e zhdukur ose vërejnë diçka përgjatë shtratit të lumit, të njoftojnë menjëherë policinë ose shërbimet kompetente përmes numrit emergjent 112.
Lajme nga vendi
23 Tetori ditë jopune, qytetarët përfitojnë edhe një fundjavë të zgjatur
E premtja, 23 tetor, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Duke u bashkuar me të shtunën dhe të dielën, qytetarët do të përfitojnë një fundjavë të zgjatur prej tri ditësh.
Deri në fund të vitit 2026, mbetet edhe një ditë tjetër jopune për të gjithë qytetarët: 8 dhjetori, Dita e Shën Klimentit të Ohrit, e cila këtë vit bie të martën.
Lajme nga vendi
Shkaktoi zjarr duke e pastruar arën dhe e dogji makinën, 74-vjeçari nga rrethina e Tetovës përfundoi në spital
Një 74-vjeçar nga fshati Pallaticë i Tetovës pësoi djegie pasi u përpoq të shuante një zjarr në të cilin makina e tij u dogj plotësisht.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës

