Lajme nga vendi
Prokuroria Publike ngrit procedurë disiplinore kundër Ruskovskës
Prokuroria Publike njoftoi se ndaj ish-kryetares së prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskovska dhe dy prokuroreve të tjera ka filluar procedurë disiplinore.
Sipas Prokurorisë Publike, tre prokurorët kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e funksionit të prokurorisë publike në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka miratuar aktvendim për fillimin e procedurës disiplinore kundër ish-prokurores Publike Themelore kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe dy prokurore të tjera nga kjo prokurori.
Me propozimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni mbajti seancë dëgjimore në të cilën e shqyrtoi raportin me shkrim për propozimin për fillimin e procedurës disiplinore dhe deklaratat me shkrim të prokurorëve publikë, pas së cilës u vlerësua se ekziston dyshime se të tre prokurorët publikë kanë bërë shkelje të rëndë disiplinore nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
Kundër këtij vendimi të Komisioni nuk lejon ankesë. Në fazën e radhës të procedurës, Komisioni do të caktojë seancë në të cilën parashtruesi i propozimit për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për tre prokurorët publik, të cilat kanë të drejtë të paraqesin provat e tyre dhe menjëherë të japin deklarata lidhur me propozimi i paraqitur./Telegrafi/
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

