Lajme nga vendi
Rritja e vazhdueshme e çmimeve vështirëson jetën e çdo familje
Shteti vazhdon të subvencionojë energjinë elektrike të kompanitë private, ndërsa ato nuk heqin dorë nga çmimet e larta të produkteve dhe shërbimeve. Nuk bëhet fjalë vetëm për produktet bazë, por për të gjitha artikujt e tjerë ushqimorë dhe higjienikë pa të cilat nuk mund të funksionojnë një familje. Së fundmi, as ulja e çmimeve të derivateve nuk ka ndikuar në uljen e çmimit të transportit të mallrave, megjithëse kompanitë gjithnjë rritjen e çmimeve e lidhin me shtrenjtimin e naftës. Nga ana tjetër ekspertët e ekonomisë thonë se në këtë situatë zgjidhja e vetme nuk janë ndihmat dhe subvencionet shtetërore, por rritja e pagave. Profesori Borçe Trenovski tha se kjo krizë financiare ka shtuar numrin e qytetarëve që janë në pragun e varfërisë.
“Këto çmime përfundimisht e ulin standardin e qytetarëve sepse nëse nuk keni rritje të të ardhurave si pagat dhe ka rritje të çmimeve qytetarët shtyhen drejt varfërisë. Nga ana tjetër shihni se ka shtypje për rritje të pagave, sektori privat është nën presion të rrit pagat, po ashtu edhe sektori publik paralajmëron rritje të pensioneve dhe pagave nga presioni shtuar. Sërish gjendemi në situatë specifike, kështu që menaxhimi i kësaj situate është shumë i vështirë, sepse një masë nëse në një anë sjell benefite në anën tjetër mund të sjell dëme. Kuptohet, standardi ynë duhet të rritet krahas BE-së, por në këtë periudhë do të thosha e kemi patjetër të mbijetojmë, përkatësisht të jemi më ekonomik me më së paku shpenzime”, tha Borçe Trenovski, profesor ekonomik.
Pas vendimit për subvencionimin e energjisë, ulje minimale e çmimeve po ndodh vetëm te produktet ushqimore bazë. Pushteti mburret për stabilizim çmimesh.
“Me të dhënat që kemi marr ne si Ministri e Ekonomisë tani më janë stabilizuar çmimet, posaçërisht në produktet ushqimore bazë. Vendimi i marzhës do të vazhdoj deri në fund të prillit. Nëse nevojitet kemi hapësirë të sjellim masa plotësuese, por më e rëndësishme prej të gjithave është se në disa rrjete të super marketeve e kanë marrë porosinë e ekzekutivit dhe kanë filluar vetë ti ulin çmimet, që mos të vijmë në situatë që ne si shtet ti ngrijmë çmimet sepse ne jemi ekonomi konkurruese dhe tregu përcakton çmimet”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Përderisa paga minimale mbetet 18 mijë denarë, për të mbijetuar një familje duhet së paku 4 anëtarë të marrin paga minimale. Ose 2 prindër të marrin së paku pagën mesatare që është vetëm 33 mijë denarë. Sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave, shpenzimet minimale mujore për një familje 4 anëtarëshe në dhjetor kanë arritur në 52 mijë denarë dhe janë rritur për 300 denarë në krahasim me nëntorin. Për ushqim brenda një muaji nevojiteshin së paku 19.518 denarë, ndërsa për shpenzime të përgjithshme 12.983 denarë, që është më shumë se gjysma e shportës minimale sindikale. Paratë e mbetura, 3.668 denarë janë minimumi i nevojshëm për transport, 2.986 denarë për higjienë dhe 2.250 denarë për veshje apo këpucë. Për aktivitete kulturore sipas shportës minimale sindikale mbeten 1.067 denarë, ndërsa për shërbime shëndetësore vetëm 799 denarë.
Lajme nga vendi
VLEN: Hipokrizi dhe ironi që BDI/AKI flet për korrupsion dhe Transparency International
Lajme nga vendi
Kallëzim penal ndaj 14 pjesëtarëve të Ushtrisë, dyshohen për bashkim kriminal dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare
Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionalë njoftoi se më 20 janar 2026, ka dorëzuar kallëzim penal në institucionet kompetente kundër 14 pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të sindikatës, kallëzimi ka të bëjë me dyshimet për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” (neni 353 i Kodit Penal), “bashkimit kriminal” (neni 394) dhe “punës së pakujdesshme në shërbim” (neni 353-c).
Siç thnë nga sindikata, personat e raportuar janë 11 oficerë dhe tre nënoficerë, të punësuar në njësi të ndryshme të Ushtrisë. Midis tyre janë komandanti i Brigadës së 1-rë të Këmbësorisë, komandanti i Batalionit të 2-të të Këmbësorisë, tre punonjës në Petrovec, tre punonjës në Shtip, si dhe gjashtë anëtarë të komisioneve disiplinore në Shtip.
Sindikata thekson se ankesa i referohet dëmit të supozuar material të shkaktuar ndaj anëtarëve të Ushtrisë dhe buxhetit të shtetit.
Në deklaratë thuhet se sindikata ka apeluar në të kaluarën për respektimin e të drejtave të ushtarëve profesionistë dhe për zbatimin konsistent të Ligjit për Shërbimin në Ushtri, por, sipas tyre, pa sukses.
Sindikata gjithashtu informon se, siç pretendojnë ata, katër gjeneralë aktualisht po veprojnë kundër tyre dhe anëtarëve të saj, për të cilët njoftojnë se do të paraqesin raporte përkatëse në periudhën e ardhshme.
Për më tepër, Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë i bëri thirrje presidentes së vendit dhe komandantit suprem të Ushtrisë, Gordana Siljanovska-Davkova, të rishikojë vendimet për promovime dhe emërime në pozicione ushtarake përgjegjëse.
Siç deklarojnë ata, kjo është kallëzimi i pestë penal që sindikata ka ngritur kundër punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë, dhe ata i bëjnë apel Prokurorisë Themelore Publike të veprojë mbi raportet e paraqitura.
Lajme nga vendi
Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Punët e Brendshme dhe Ligjin për Policinë në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri
Dy komisione do të mbajnë seancë sot në Parlament – Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.
Para anëtarëve të të dy komisioneve janë Projektligji për ndryshimet në Ligjin për Punët e Brendshme dhe Projektligji për ndryshimet në Ligjin për Policinë, të dyja me procedurë të shkurtuar.
Ndryshimet mundësojnë një ndryshim organizativ, pra transformimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në Departament të Punëve të Brendshme dhe parashikojnë shtimin e një pozicioni të ri pune – Shef i Departamentit të Punëve të Brendshme – Shkup.
Ndryshimet në Ligjin për Policinë, me procedurë të shkurtuar, siç u shpjegua, janë për përmirësimin e strukturës organizative të njësive policore, me theks të veçantë në territorin e qytetit të Shkupit, ku nevojitet efikasitet më i madh, koordinim më i mirë dhe përdorim optimal i burimeve njerëzore dhe materiale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, prandaj ligji mundëson një ndryshim organizativ, pra transformimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në Departament të Punëve të Brendshme – Shkup.
Kjo njësi organizative, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara ligjore, merr një status më të lartë organizativ brenda strukturës policore. Përveç kësaj, projektligji bën edhe një korrigjim terminologjik në lidhje me çështjet kriminalistike-teknike – thuhet në shpjegimin e projektligjit, të propozuar nga një grup deputetësh.
Për shkak të nevojës për një ndarje më të qartë të njësive organizative të punëve të brendshme, si dhe specifikimit të mënyrës së përcaktimit të sektorëve të punëve të brendshme dhe Departamentit të Punëve të Brendshme – Shkup, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Punët e Brendshme, përmes një procedure të shkurtuar, parashikon shtimin e një pozicioni të ri pune – Udhëheqës i Departamentit të Punëve të Brendshme – Shkup.

