Connect with us

Lajme nga vendi

Dita e hënë, 2 janari, ditë jopune për të gjithë qytetarët

Published

on

Në pajtim me Ligjin për festat e RMV-së, 1 janari (e diel), respektivisht 2 janari i vitit 2023 (e hënë), Viti i Ri është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në të njëjtën kohë, MPPS qytetarëve ua uron Vitin e Ri.

Advertisement

Lajme nga vendi

Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Published

on

Komuna e Gostivarit fiton çmimin kombëtar “Youth Friendly Town”, si vlerësim për avancimin e politikave rinore dhe mbështetjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve.

Komuna e Gostivarit është fituese e çmimit kombëtar “Qytet Mik i të Rinjve” (Youth Friendly Town) për Rajonin e Pollogut për vitin 2026. Ky çmim përbën një vlerësim të rëndësishëm për angazhimin e komunës në krijimin dhe zbatimin e politikave lokale që mbështesin të rinjtë dhe nxisin pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën shoqërore.

Çmimi i është dorëzuar kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në kuadër të Forumit të Katërt Nacional për Punë Rinore, i cili mbahet në Qendrën Rinore në Ohër.

Ky vlerësim vjen pas një hulumtimi të strukturuar nacional nëpër komunat e vendit, përmes të cilit është evidentuar progresi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Ligji për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore. Në bazë të rezultateve, janë përzgjedhur komunat më të suksesshme në secilin prej tetë rajoneve planore.

Përzgjedhja e Gostivarit si komuna më e suksesshme në Rajonin e Pollogut dëshmon përkushtimin institucional dhe angazhimin e vazhdueshëm ndaj të rinjve. Ky çmim përbën një motiv shtesë për vazhdimin e investimeve në krijimin e mundësive, hapësirave dhe mekanizmave që fuqizojnë rolin e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe në zhvillimin lokal.

Advertisement

Forumi organizohet nga Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA dhe Qendra Rinore Ohër, në partneritet me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, UNDP-në, UNFPA-në, Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe OSBE-në.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Këshilli gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin për kryetar në Gjykatën Administrative

Published

on

Subhi Jakupi është zgjedhur kryetar i Gjykatës Administrative në Maqedoninë e Veriut, por emërimi i tij është shoqëruar me kundërshtime lidhur me përvojën e tij profesionale në fushën e gjyqësorit.

Sipas raportimit të Plusinfo, Joshevska ka kundërshtuar zgjedhjen e Jakupit, duke ngritur shqetësime për faktin se ai nuk ka përvojë gjyqësore në institucionin të cilin tashmë do ta drejtojë.

Vërejtjet e saj kanë rikthyer në vëmendje çështjen e kritereve profesionale dhe përvojës së nevojshme për drejtimin e një institucioni të rëndësishëm të sistemit gjyqësor.

Zgjedhja e Jakupit pritet të jetë në fokus të debatit lidhur me standardet dhe kriteret që duhet të përmbushin drejtuesit e institucioneve gjyqësore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

AZIZI: ALTA BANKA – BDI “DERA” E DEPËRTIMIT TË BOTËS SERBE NË VEND!

Published

on

BDI-ja është dera përmes së cilës Bota Serbe ka depërtuar në vendin tonë, akuzojnë nga VLEN.

Duke komentuar skandalin e fundit që lidhet me “Alta Bankën”, deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, deklaroi se personi që kishte miratuar dhe dhënë lejen për hyrjen e kësaj banke në vendin tonë ishte ish-ministri i Financave nga radhët e BDI-së, Fatmir Besimi.

 Azizi shkoi edhe një hap më tej, duke pretenduar se, përveç ish-ministrave të BDI-së, në rastin e “Alta Bankës” është i përfshirë edhe Ali Ahmeti, familjarët e të cilit sipas Azizit, janë të implikuar financiarisht në këtë rast.

Ndryshe, sot në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvend, u mbajt seancë mbikëqyrëse lidhur me rastin “Alta Banka”, në të cilën si dëshmitarë u ftua edhe  kryeministri Mickoski të cilit deputët i parashtruan pyetje.

Nga VLEN-i njoftuan se deputetët e BDI-së nuk morën pjesë në seancë, duke pretenduar se mungesa e tyre lidhet me përgjegjësinë që, sipas tyre, kjo parti mban për rastin në fjalë.

Advertisement

/Tv Koha – Shkup/ 

Continue Reading

Më të lexuarat