Lajme nga vendi
Banorët e Tetovës presin ditë më të mira në vitin që vjen
Banorët e Tetovës vitin që po e lëmë pas e mbajnë mend për krizat e shumta. Pasojat e kovidit, kriza ekonomike, rritja e inflacionit dhe varfëria ishin shqetësimet më të mëdha. Banorët shpresojnë se viti që vjen do të jetë më i mirë.
“Ky vit ka pasur edhe të mira edhe të këqija, jemi ballafaquar me probleme shumë, rritje çmimesh, korona, varfëria ka arritur maksimumin”, tha një banor.
“Për krizë do e mbajmë mend, po dashtë Zoti e bëhen punë të mira e rregullohen punët”, u shpreh një tjetër banor.
“Për asgjë s`do e mbaj mend, katastrofë vit. Si të duket ty. Se mua më duket ka qenë vit katastrofë”, shtoi një banor.
Pritjet e banorëve për vitin e ardhshëm janë të mëdha. Të paktën të mos kemi krizë, të kemi më shumë vende pune dhe kërkojnë nga komuna që, të kemi më shumë projekte, më shumë investime në qytet. Theksi nga banorët është vendosur tek uji i pijes, infrastruktura por edhe pastërtia e qytetit, duke mos harruar këtu edhe shtinim e numrit të parkingjeve apo parkingjet në kate që u premtuan dhe banorët presin se kur do fillojë ndërtimi i tyre, thonë banorët.
“Duhet më shumë infrastrukturë parkingje s`kemi sa duhet, njëkohësisht ujin që nuk i është i pijshëm dhe kemi probleme, por shpresojmë se do rregullohen”, tha një banor.
“Duhet ma shumë, këtë vit ka punuar ka bërë rrugë por vitin e ardhshëm duam më shumë, sidomos rrugët ujin dhe njerëzit të kenë standard”, shtoi një tjetër banor.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve