Lajme nga vendi
Është tejkaluar pragu i alarmimit në Tetovë dhe Gostivar
Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare në lidhje me nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata, e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimin e motit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ju njoftojmë se e njëjta është tejkaluar në pikat matëse të Tetovës dhe Gostivarit.
Tabela tregon përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit.
Nga ana e MMJPH është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmimit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtoria për mjedis jetësor, Sektori për komunikim me publikun në MMJPH, Instituti për Shëndet Publik, dhe komunave të Tetovës dhe Gostivarit.
Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 28.11.2017, për qytetin në Tetovës dhe Gostivarit, hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmimit.
Lajme nga vendi
Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.
ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.
Lajme nga vendi
Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.
Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.
Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.
Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.
Lajme nga vendi
Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.
Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.
Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve