Lajme nga vendi
Kovaçevski nga ESM: Plani për vitin 2023 është rritja e prodhimit të energjisë elektrike për 20 përqind
Drejtori gjeneral i SHA EMV, Vasko Kovaçevski ka bërë të ditur se plani për këtë vit është rritja e prodhimit të energjisë elektrike për 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.
Vitin e kaluar, thotë ai, EMV është përballur me menaxhimin e dy krizave – me rrymë dhe me ngrohje, por vlerëson se misioni është kryer me sukses dhe është siguruar rrymë dhe ngrohje si për qytetarët dhe institucionet, ashtu edhe për ekonominë.
“Arritëm të vëmë në funksion të gjitha kapacitetet prodhuese vendase të energjisë elektrike, duke ulur kështu varësinë nga blerja e energjisë elektrike të shtrenjtë. Prodhimi vendas është më i liri dhe prandaj po e rrisim. Përveç kësaj, në kohë krize ne reduktojmë ndjeshëm kostot e prodhimit dhe kostot joproduktive. Kështu, ne arrijmë ta mbajmë çmimin e energjisë elektrike më të ulët për qytetarët dhe bizneset e vogla”, tha Kovaçevski.
Më tej ai thekson se kompania ka kontrata të qëndrueshme për blerjen e energjisë si dhe për të gjitha nevojat e tjera për procesin e prodhimit.
Krahas krizës aktuale, thekson Kovaçevski, paralelisht po realizohen edhe investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë, duke kujtuar se është vënë në funksion termocentrali i parë shtetëror fotovoltaik në Oslomej, ndërsa dy të tjerë po ndërtohen me partnerë privatë nga jashtë. Janë duke u bërë përgatitjet për termocentrale të reja fotovoltaike në REK Manastir, Tikvesh, Mavrovë dhe lokacione të tjera.
“Kapaciteti i parkut me erë në Bogdanc po rritet, ndërsa në Miravc po përgatitet parku i ri me erë. Faza e tretë për rivitalizimin e potencialit hidro është duke u zhvilluar dhe pritet një procedurë e suksesshme për hidrocentralin me rëndësi strategjike të Çebrenit. Tranzicioni energjetik është në vazhdim dhe ne do ta vazhdojmë me vrull”, tha Kovaçevski.
Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.
Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.
LEXO: Bislimovski: Nëse pranohen kërkesat, rryma do të shtrenjtohet prej 3,5 deri në 4 përqind, ndërsa asaj do t’i shtohet edhe rritja e TVSH-së prej 4,72 përqind
Lajme nga vendi
Përgjimet/ “El Cheka” publikon audio-materiale, pretendohet që përgjimi është i Deharit

Në vazhdën e fushatës zgjedhore në rrjetet sociale po publikohen audio-incizime në të cilat pretendohet se dëgjohet kreu i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili njëkohësisht është edhe në garë zgjedhore për mandat të ri. Përgjimet po publikohen nga profili me emër “El Cheka” apo pseudonimi i personit Sheqerim Ahmeti, i cili edhe paraprakisht ka publikuar materiale të përgjuara për funksionarë të tjerë. Sipas përshkrimit të publikimeve, Dehari dëgjohet duke përdorur fjalor të papërshtatshëm dhe eksplicit me disa të punësuar të komunës, ndërsa sipas materialeve të publikuara thuhet se është i përfshirë në shpërdorime financiare. Nuk ka informacione se të cilës periudhë kohore janë bisedat dhe për momentin nuk mund të konfirmohet autenticiteti i tyre. Për publikimin e këtyre audioincizimeve reaguan nga VMRO-DPMNE. Deputetja Emilija Angellova thekson që biseda e këtyre përgjimeve është skandaloze për çka kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Deharit.
“Në media dolën audioincizime në të cilat dëgjohet se si Fatmir Dehari në vend që të jetë kryetar dhe të përdorë Komunën e Kërçovës në të mirë të qytetarëve, ai seksualisht i keqtrajton të punësuarit. Në audioincizimet dëgjohet se si gratë e punësuara në Komunën e Kërçovës janë të detyruara ta puthin kryetarin Dehari dhe me neveri të madhe të thonë se i ulen në prehër. Ky është skandal dhe abuzim ndaj tërë kolektivit dhe të gjitha grave. Dehari patjetër duhet të jep dorëheqje të parevokueshme dhe të tërhiqet nga politika”, deklaroi Emilija Angellova, Deputete e VMRO-DPMNE-së.
Lidhur me përgjimin, reaguan nga BDI-ja apo partia të cilës i përket Dehari. Sipas integristëve bisedat janë manipulime dhe të montuara.
“Ne e njohim mirë këtë skenar: kur nuk mund të munden me ide, kur nuk kanë projekt, shpikin skandale, montojnë biseda, fabrikojnë “fakte”, dhe i shpërndajnë me qëllim të vetëm – që qytetari të humbasë besimin te politika dhe të qëndrojë në shtëpi ditën e vendimit”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Nga Koalicioni VLEN, theksojnë që me këto biseda degradohet imazhi i institucionit dhe moralit publik. Ne e njohim mirë këtë skenar: kur nuk mund të munden me ide, kur nuk kanë projekt, shpikin skandale, montojnë biseda, fabrikojnë “fakte”, dhe i shpërndajnë me qëllim të vetëm – që qytetari të humbasë besimin te politika dhe të qëndrojë në shtëpi ditën e vendimit. Kërçova nuk do të bjerë në këtë grackë. Qytetarët tanë janë të mençur, dinë të dallojnë propagandën e fabrikuar nga realiteti.
“VLEN ndjek me shqetësim skandalin e fundit që qarkullon në rrjetet sociale dhe që ka tronditur opinionin publik si në Kërçovë ashtu edhe më gjerë, ku kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim shihet në situata që e degradojnë imazhin e institucionit dhe moralin publik. Ky është vetëm reflektim i kulturës politike që për 20 vite ka mbytur përgjegjësinë dhe ka ngritur turpin në standard. Ne nuk gëzohemi për turpin e askujt, por kemi detyrim të themi qartë se Kërçova meriton më mirë”, thonë nga VLEN.
Alsat kërkoi qëndrim edhe nga vetë Fatmir Dehari, por në të dy numrat e kontaktuar, dilte se numri nuk ekziston. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
QENDRA PËR KULTURË DO TË THEMELOJË KORIN E FËMIJËVE NË TETOVË

-
Në kuadër të nismës së Qendrës për Kulturë, për zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike në qytetin tonë, së shpejti do të formohet Kori i Fëmijëve të Qytetit të Tetovës, një projekt që synon të bashkojë zërat e pastër e të sinqertë të fëmijëve nga shkollat fillore të Tetovës me rrethinë, njoftuan nga qendra për kulturë në Tetovë.Sipas njoftimit, në këtë kor do të marrin pjesë nxënës të klasave të 3-ta, 4-ta dhe 5-ta, të cilët do të kenë mundësinë të shprehin talentin e tyre muzikor dhe të përfaqësojnë shkollën e tyre në një ansambël të përbashkët qytetar. “Qëllimi i formimit të këtij kori është të kultivojë dashurinë për muzikën, të zhvillojë ndjenjën e harmonisë, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë kolektive, por edhe të krijojë hapësira të reja për afirmimin e fëmijëve në fushën e artit dhe kulturës. Muzika, si gjuha më universale, do t’i bashkojë këta fëmijë në një përvojë të paharrueshme, duke i mësuar se bukuria qëndron në unitet, përkushtim dhe frymë të përbashkët” thuhet në njoftimin e qendrës për kulturë në Tetovë.Ky projekt është një ftesë për të gjithë fëmijët që duan të këndojnë, të mësojnë dhe të bëhen pjesë e diçkaje më të madhe se vetvetja dhe është një përpjekje e përbashkët për ta bërë Tetovën një qytet që kumbon edhe me zërin e fëmijëve. Me realizimin e këtij projekti, synojmë zbulimin e talentëve të rinj, të cilët në të ardhmen do të jenë figura të njohura për kulturën dhe qytetin e Tetovës.
Lajme nga vendi
FILLON FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË “DITËT E NAIMIT”

Të premten dhe të shtunën, në Tetovë do të mbahet Edicioni i 29-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Atë do ta karakterizoj një program letrar, artistik dhe kulturor. Do të mbahen disa lexime poetike, do të bëhet një përurim libri, do të ndahen çmime të ndryshme letrare, si dhe do të bëhen vizita në monumentet kulturore, historike te Arabait Baba Teqe në qytetin e Tetovës. Kjo u bë e ditur, në një konferencë shtypi të mbajtur në Tetovë, nga drejtorit dhe anëtarët tjerë të FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu, Xhelal Zejneli. Drejtori i manifestimit “Ditët e Naimit” Shaip Emurllahu tha se laureati i festivalit do të shpallet poeti austriak Manfred Chobot SHAIP EMURLLAHU – DREJTOR I FESTIVALIT “DITËT E NAIMIT” Hapja e ceremonisë së Edicionit të XXVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të bëhet të premten orën 19.30, përmes një performance fishekzjarresh para Qendrës së Kulturës, në Tetovë.