Connect with us

Lajme nga vendi

Vit I begatshëm në aspektin kulturor në Tetovë

Published

on

Komuna e Tetovës ka ndarë mbi 4 milion denarë në fushën e kulturës për vitin 2023. Me këtë rast, aktivitetet e komunës këtë vit do të jenë të orientuara në drejtikm të inicimit, nxitjes për  një qytet të begatuar në aspektin e kulturës. Kësisoji, planifikohet themelimi I manifestimeve të reja kulturore artistike që në të ardhmen ata të jenë edhe tradicionale.Ndër manifestimet më të veçanta do të jenë, dita e komunës së Tetovës, kultura inkluzive, java e trashëgimisë kulturore, ndërsa në prill pritet të zhvillihet evenimenti Tetova lexon dhe kështu me rradhë.Pritet që të ketë edhe organmizime tjera për nder të mërgimtarëve.

Krahas kësaj, poashtu  nga komuna e Tetovës bëjnë të ditur se do të ketë edhe manifestime gjatë muajit nëntor dhe dhjetor sidomos për festat e nëntorit.Programa për kulturë është miratuar gjatë seancës së fundit të këshillit të komunës së Tetovës.TV KOHA

 

Advertisement

Lajme nga vendi

LSDM: FUSHATA ANTI PSP – OPERACION PËR KTHIMIN E GRUEVSKIT!

Published

on

Tashmë disa ditë me radhë VMRO-DPMNE përmes press-konferencave partiake drejton sulme dhe akuza ndaj ish- Prokurorisë Speciale Publike, duke e quajtur këtë prokurori si dorë të zgjatur të Zaevit dhe LSDM-së. Socialdemokratët thonë se sulmet e këtilla të orkestruara paraqesin përpjekje për kthimin e Gruevskit në vend.

Njerëz të Oliver Spasovskit kanë bërë presione ndaj Prokurorëve në ish-PSP-në dhe kjo Prokurori ka punur sipas urdhërave të Zaevit dhe LSDM-së, kurse lidhjet e tyre shkojnë deri tek gjykatat. Akuzat vijnë nga VMRO-DPMNE duke pohuar se njerëz të Spasovskit kanë diktuar se cilët njerëz të ndiqen dhe cilët të përjashtohen në raste të vecanta.

“Këshilltari i Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, në Qeverinë teknike para 10 viteve, në zyrat e PSP-së I ka thënë Prokurores Kadriu se duhet të zgjerohet përfshirja e personave me rastin. Pasi ajo nuk ka pranuar, ai ka shkuar në vend tjetër për t`u ankuar, kurse pas një kohe të shkurtër Kadriu ishte përjashtuar nga puna”

Por, nga LSDM-ja thonë se fushata e VMRO-DPMNE-së kundër lëndëve të PSP-së, paraqet një operacion për kthimin e Gruevskit.

“Pasi I shikuam rezultatet e hulumtimeve në Hungari, bëhet e qartë se miku I afërt I Mickoskit, Orbani mund të përballet me humbje në zgjedhje. Këtë e ka parë edhe Gruevski. Në vend se në Idrizovë, VMRO pkanifikon ta kthejë në Pallatin e Bardhë.Kështu duken reformat në VMRO. S`ka nënkryetarë, s`ka konkurencë të brendshme – hapet rruga për Kryetarin e vetëm të VMRO, Gruevskin”

Advertisement

Socialdemokratët thonë se skenari I sulmeve ndaj ish-PSP-së ka të bëjë me kthimin e Gruevskit, që sipas tyre, përmes mediave të Orbanit në Maqedoni, tashmë po zhvillohen fushata të zeza për ndjekje politike dhe raste të montuara.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Raporti i ekspertëve sllovenë: Mungesë dokumentacioni dhe terapi jo e duhur në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Me analizën e raportit të ekspertëve sllovenë, vazhdoi seanca dëgjimore në rastin e Onkologjisë, në të cilën ish-drejtori i Onkologjisë, Nino Vasev, së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve.

Sipas ekspertëve, nuk është mbajtur asnjë dokumentacion për pacientët onkologjikë dhe nuk është dhënë asnjë terapi e përshtatshme ose është dhënë terapi e kombinuar që bie ndesh me protokollet e trajtimit të kancerit. Gjyqi analizoi rastet e pacientëve që prokuroria beson se janë trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme. Gjykimi për onkologjinë do të vazhdojë në ditët në vijim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Elita Zylbeari Masha bëhet Doktore e Shkencave të Mjekësisë,shqiptarja e parë që doktoron në fushën e Dermatovenerologjisë dhe Imunologjisë

Published

on

Bota akademike dhe shkencore shqiptare në Maqedoninë e Veriut është pasuruar me një arritje të jashtëzakonshme. Elita Zylbeari Masha ka mbrojtur me sukses gradën shkencore Doktor i Shkencave të Mjekësisë pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, duke shënuar një moment historik si shqiptarja e parë që doktoron në fushën e specifikuar të Dermatovenerologjisë dhe Imunologjisë.

​Dr. Elita Z. Masha vjen si një figurë e dëshmuar dhe poliedrike në jetën publike. Përveç suksesit të saj në fushën e mjekësisë, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si sipërmarrëse dhe njihet si një aktiviste e zëshme shoqërore, me fokus të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe avancimin e rolit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përvoja e saj e gjatë në arsimin parauniversitar pritet të jetë një vlerë e shtuar për botën akademike, ku kontributi i saj shkencor do të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e rinj.

​Në mesazhin e saj pas këtij suksesi, Dr. Elita ia ka dedikuar këtë kërkim shkencor fëmijëve të saj, prindërve dhe të gjithë mendjendriturve që i kanë shërbyer si burim frymëzimi në këtë rrugëtim të gjatë dhe sfidues.

Continue Reading

Më të lexuarat