Connect with us

Lajme nga vendi

Shërbimi I merimangës ka marrë 4432 vetura në vitin 2022

Published

on

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në vazhdimësi ndërmerr një sërë masash dhe aktivitetesh për rregull dhe siguri më të madhe me parkingjet në Tetovë. Dje janë sanksionuar 17 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, dhe janë marrë “shërbimi i merimangës” së Tetovës, kryesisht në të ashtuquajturat “rende të dy$shta”, të cilat pengonin lëvizjen normale të përdoruesve të tjerë të rrugës, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit.Vitin e kaluar 2022, numri i përgjithshëm i mjeteve të ngritura ishte 4432 ose tre herë më shumë krahasuar me një vit më parë, për të përmirësuar sigurinë e përgjithshme të tra$kut në qytet. Aktivitete të tilla vazhdojnë me ritme të pandërprera edhe këtë vit, sidomos në rrugët “Ilinden”, “Blagoja Toska”, “Iliria” e të tjera, të cilat janë edhe më të frekuentuara në qytet.Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që automjetet e tyre të parkohen gjithmonë në vendet e caktuara për atë qëllim dhe jo në zonën e udhëkryqeve, në trotuare, në hapësira të gjelbra etj. Sepse, në të kundërtën, do të përballen me sanksionet dhe gjobat e parapara me ligj, të cilat për këtë lloj kundërvajtjeje në komunikacion variojnë nga 45 deri në 180 euro në denarë, varësisht se ku dhe si është lënë automjeti.
Advertisement

Lajme nga vendi

Ja deputetët që do të punojnë në përgatitjen e Kodit të Zgjedhor

Published

on

Ideja është që zgjidhja ligjore të jetë gati deri në qershor.
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov do të caktojë takimin e parë të grupit të sapoformuar të punës.

Të premten, Kuvendi i Maqedonisë e ka dërguar listën tek Ministria e Drejtësisë me përfaqësues të nominuar nga partitë parlamentare dhe deputetë të pavarur, që do të marrin pjesë në grupin e punës për kodin e ri zgjedhor. Pritet të thirret seanca konstituive në të cilën duhet të caktohet mënyra e punës.

Lista e përfaqësuesve të propozuar të partive është tashmë para Ministrit të Drejtësisë Igor Filkov dhe pret që ai të caktojë takimin e parë.

Nga VMRO-DPMNE, grupi i punës do të përfshijë deputetët Antonijo Miloshoski dhe Ivanka Vasilevska, nga ZNAM Pavle Arsoski dhe Daniel Stojçevski, dhe nga VLEN-i, Saranda Imeri dhe Zeqirija Tairi.

Nga LSDM-ja opozitare, në trupin punues për Kodin Zgjedhor, do të marrin pjesë koordinatori Oliver Spasovski dhe Jovana Trençevska, nga BDI-ja, Arta Biljali Zendeli dhe Blerim Bexheti, ndërsa nga “Levica” Borislav Krmov dhe Rexhep Ismail. Nga krahu i Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Zijadin Sela, përfaqësues do të jenë deputetët Ilire Dauti dhe Elmi Aziri, dhe nga krahu i Arben Taravarit deputetët Rijad Shaqiri dhe Halil Snopce, ndërsa nga Partia e Turqve deputeti Bejcan Ilyas.

Advertisement

Nuk është e sigurt se kush do të jetë kryetar i grupit punues. Kohët e fundit, Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi shprehu interes për të drejtuar Trupin punues, siç tha ai, me qëllim të përshpejtimin e punës, por nuk përjashtohet që në atë pozicion të zgjidhet edhe një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

Me këtë, deputetët do të duhet të fillojnë punën për kodin e ri zgjedhor.

Në takimin e liderëve te kryeministri Hristijan Mickoski, u ra dakord që një kod i ri zgjedhor është i nevojshëm dhe duhet të jetë gati deri në qershor.

Kodi zgjedhor është gjithashtu pjesë e Agjendës së Reformës.

Në takimin e fundit të koordinatorëve të grupeve parlamentare dhe Ministrit të Drejtësisë, u arrit në përfundimin se nëse deputetët vendosin, më shumë se një e treta e Kodit Zgjedhor do të ndryshohet. Në këtë rast, do të duhet të përgatitet një zgjidhje e re ligjore, përndryshe do të ndryshohet ajo ekzistuese. (plusinfo)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjykata Kushtetuese do të diskutojë dhe do të vendosë për 11 iniciativa për ligje, rregullore dhe marrëveshje kolektive

Published

on

Gjykata Kushtetuese më seancën e sotme do të diskutojë dhe vendosë për 11 iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit dhe miratimin e një vendimi përfundimtar dhe nëntë projektvendime.

Në rend të ditës janë dispozita të kontestuara të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Ligjit për Gjykatat, Ligjit për Buxhetin Gjyqësor, Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore, si dhe disa rregullore dhe marrëveshje kolektive.

Gjykata do të debatojë edhe për iniciativa që lidhen me Ligjin për Sistemin Hekurudhor, Ligjin për Pastërtinë Publike, si dhe një vendim për miratimin e një Plani të Detajuar Urban në Komunën e Ohrit.

Para gjykatësve kushtetues do të gjendet edhe lënda e një kërkese për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në përputhje me nenin 110, paragrafi 3 i Kushtetutës, të paraqitur nga partia politike “E Majta”, e cila potencon diskriminim në bazë të përkatësisë politike.

Parashtruesit e iniciativave janë persona fizikë, avokatë, subjekte juridikë dhe parti politike.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Sindikatat sot protestojnë në Shkup, kërkojnë rritje të pagës minimale

Published

on

Rritje e pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha rrogave tjera nga 100 euro. Kjo është kërkesa kryesore për të cilën sot do të protestojë Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nëse kërkesat e tyre hasin në vesh të shurdhër, sindikalistët kanë paralajmëruar bllokada të institucioneve, por nuk përjashtojnë as grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe privat.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov bëri apel që të mos u nënshtrohen kërcënimeve, ndërsa se kërcënime ka marrë edhe ai vetë.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se çdokush ka të drejtë të protestojë, ndërsa e përsëriti qëndrimin e Qeverisë se paga minimale sipas ligjit do të rritet në mars.

Protesta do të fillojë në ora 17:00 para ndërtesës së LSM-së në Shkup, pas së cilës vazhdon para Parlamentit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë së Maqedonisë.

Advertisement

Protestës do t’i bashkohen edhe Sindikatat nga arsimi, kultura, , industria, policia, administrata, tregtia etj. Protestën do ta përkrahë edhe Sindikata e Gazetarëve.

Continue Reading

Më të lexuarat