Connect with us

Lajme nga vendi

Trajanov: Fillimisht një ligj për një njësi zgjedhore, pastaj zgjedhjet dhe në fund ndryshime kushtetuese

Published

on

Fillimisht, ligj për një njësi zgjedhore, pastaj zgjedhje dhe në fund ndryshime kushtetuese, është qëndrimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sipas të cilit prioritet është ndryshimi i kodit zgjedhor, ndërsa zgjedhjet e parakohshme janë të pranueshme, por vetëm nëse partitë dalin me qëndrim të përcaktuar për ndryshimet kushtetuese.

Trajanov për “TV24” tha se qëndrimi i tij është që fillimisht të miratohen ndryshimet në kodin zgjedhor, me të cilat do të krijohen kushte të barabarta për konkurrencë politike.

“Aty duhen ndryshime rrënjësore, katër parti politike nuk mund të kenë përparësi sistematike në kodin zgjedhor, kohën e reklamimit, fondet e kështu me radhë. Fillimisht, një ligj për një njësi zgjedhore, zgjidhje që do të krijojnë kushte të barabarta për konkurrencë politike, pastaj zgjedhjet, që do të thotë ndryshimi i Kushtetutës do të liheshin pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha ai.

Sipas tij, nëse duam që procesi i integrimit evropian të ecë shpejt, fillimisht duhet të mbahen zgjedhjet.

“Nëse duan që ai proces të ecë më shpejt, duhet të mbahen zgjedhje dhe më pas të krijohet koalicion i gjerë qeveritar dhe të përfaqësohen në mënyrë adekuate VMRO-DPMNE dhe LSDM dhe partitë e tjera politike, duke përfshirë edhe partitë politike shqiptare. Të gjitha bashkësitë etnike në qeveri, dhe ajo qeveri dhe ai Kuvend i sapozgjedhur, le ta përshpejtojë procesin për integrime evropiane, nëse vendos të ndryshojë Kushtetutën, le ta ndryshojë atë”, tha Trajanov.

Advertisement

Sipas tij, nuk është bërë asnjë koalicion dhe asnjë parti politike nuk ka deklaruar në strategjinë e saj zgjedhore se do të ndryshojë sërish Kushtetutën pa asnjë reciprocitet nga ana e Bullgarisë.voxnews.

Advertisement

Lajme nga vendi

KF DOBROSHTI ME PRETENDIME PËR LIGËN E DYTË!

Published

on

Në Ligën e Tretë të futbollit  në Rajonin e Gjashtë në mesin e  tre  ekipeve  që   pretendojnë  kreun e  tabelës  është  edhe  klubi i futbollit Dobroshti  që  pas  10  xhirove  të zhvilluara mbajnë pozitën e dytë  pas  Dritës së Bogovinës. Synimi I tyre është ngjitja në kategori më të lartë.

Sezoni vjeshtor në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë, krahas  Dritës  së Bogovinës  në sipërfaqe ka nxjerrë edhe një pretendent tjetër për  kreun e tabelës.

KF Dobroshti i themeluar në vitin 1997, me 7 fitore , 1 barazim dhe 1 disfatë, me  22 pikë të  grumbulluara mbanë  pozitën e  dytë në tabelë.

Arben Gafuri, anëtari i kryesisë së klubit, i cili njëherit është edhe lojtar aktiiv në këtë skuadër, për TV Koha u shpreh se pas tre viteve gara në Ligën e Tretë, tashmë  janë pjekur kushtet  dhe mundësitë për një rang më të lartë.

‘Gati tre  vite me radhë jemi  në ligën e tretë dhe dy vitet e fundit ne bisedim  me  kryesinë  dhe me sponsorët tanë  dhe  gjithë ata  që na  përkrahin  kemi  vendos  që të  garojmë  për  tu inkuadruar  në ligë të  dytë. Kemi afruar  lojtar  cilësor, staf  të përgatitur dhe  kemi  financa  që na premtojnë  që  të shkojmë në ligë të dytë .  Ne jemi  një grup shumë i konsoliduar  i kryesisë  në bashkëpunim edhe me lojtarët . E kemi një përkrahje të  fuqishme nga  sponsorët  nga  diaspora , bashkësia lokale e fshatit tonë  si dhe  institucionet  si Komuna e Tearcës  ku ne  i përkasim‘’ 

Advertisement

KFDobroshti krahas përkrahjes që ka nga bashkësia vendore,  sipas Arben Gafurit  mbështetja nuk mungon as edhe  nga institucionet por edhe kompanitë private.

‘’Në rajonin  tonë kryesisht  bizneset  që operojnë dhe  që janë nga fshati Dobroshtë  po edhe  bizneset jashtë  fshatit tonë në komunën të Tearcës  japin përkrahje për klubin e Dobroshtit  dhe sportin nëpër gjithësi., Tash kemi edhe  lojtar  që janë  nga jashtë  gati  gjysma e fontit të lojtarëve  është  nga  jashtë , Kjo e bënë që edhe  firmat të afrohen. Dmth ku  synimi është  më i lartë  normal edhe  sponsorët shohin  diçka më shumë tek ne ‘’

Arben  Gafuri,  si anëtar i KF Dobroshtit, ditë më parë është pritur edhe nga  Zv/Ministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini, me të cilën kanë biseduar për situatën e klubit.

‘’Me  zëvendësministren zonjën  Safje biseduam rreth problemeve të infrastrukturës që kemi, problemet e klubit, problemet e që na  tangojnë neve çdo  ditë si klub , si pjesë e sportit.  Ajo na  dha një përkrahje  të madhe  që  do  të jetë  afër nesh për çdo problem  që do  faqet tek ne‘’

Arben Gafuri  është i vetëdijshëm se për një rang më lartë nevojiten kushte dhe  infrastructure, por me përkrahjen e  sponsorëve, tifozëve  që janë  një numër të konsiderueshëm, shpresojnë  që  të arrijnë qëllimin.

Advertisement

Testi i parë paraqet superderbi në Ligën e Tretë, Dobroshti – Drita e Bogovinës, ku krahas rezultatit pozitiv premtojnë spektakël të vërtetë./Tv Koha/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shitjet e apartamenteve në Maqedoni u pakësuan me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026

Published

on

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, në tregun e pasurive të paluajtshme u regjistruan 7.679 transaksione, 8.2 për qind më pak se në tremujorin paraardhës.

Blerjet u reduktuan me 12.1 për qind, ndërsa qiratë shënuan rritje prej 2.8 për qind.

Vlera e përgjithshme e transaksioneve arriti në 339 milionë euro, duke rënë me 3.6 për qind nga tremujori i mëparshëm. Blerjet përbënin 337.8 milionë euro dhe ranë me 3.6 për qind, kurse qiratë kapën vlerën 1.1 milionë euro, 10.2 për qind më pak.

Ndryshe nga shitjet, qiratë e banesave u shtuan: numri i tyre u rrit me 45 për qind dhe shuma totale mujore e qirave me 31 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës./albeu.com/

Continue Reading

Lajme nga vendi

“KUFIRI PREJ PËLHURE”: MIMOZA VELIU RIKTHEHET NË TETOVË ME ROMANIN E SAJ TË DYTË

Published

on

Tetova, qyteti i lindjes, kujtimet dhe kufijtë e padukshëm që shoqëria vendos mbi individin, janë në qendër të romanit “Kufiri prej pëlhure” të shkrimtares Mimoza Veliu.

Vepra e saj e dytë u prezantua në një mbrëmje letrare në Shift Center në Tetovë. Gërshetim brezash, adhurues të fjalës së shkruar, miq e mikesha të autores, ishin të pranishëm në këtë promovim që përmes një bashkëbisedimi mes autores, botueses Arlinda Dudaj dhe analistes Adelina Marku, nën moderimin e Rudina Zeqirit.

Përmes këtij romani, Veliu trajton tema si identiteti, morali, marrëdhëniet e pushtetit dhe, në veçanti, pozitën e gruas në shoqëri. Titulli simbolizon kufijtë që në dukje mund të jenë të brishtë, por që shpesh janë të vështirë për t’u kapërcyer.

Për autoren, prezantimi i romanit në Tetovë kishte një domethënie të veçantë, pasi bëhet fjalë për qytetin ku ka lindur dhe me të cilin e lidhin shumë kujtime dhe emocione.

Si fotografe, Veliu tha se është mësuar ta vëzhgojë botën përmes detajeve, ndërsa si shkrimtare përpiqet t’u japë zë historive dhe ndjenjave që nuk duken gjithmonë në sipërfaqe, veçanërisht historive të grave.

Advertisement

“Kufiri prej pëlhure” është një roman që flet për të gjithë ne, për zgjedhjet që i bëjmë ditë për ditë, për të vërtetat e heshtura, për kufijtë që në fakt mund të jenë të hollë sa një pëlhurë, por nuk i zhbëjnë dot.

Këtë në Tetovë e dijmë shumë mirë.

Mesazhi i romanit është se perdja mund të shqyhet, por kufijtë që na i vendos shoqëria mund të na ndjekin gjatë gjithë jetës./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat