Lajme nga rajoni
Policia gjobit “Shisha Barin” e Medës
Policia e Kosovës ka gjobitur të enjten në mbrëmje kafiterinë Shade në Prishtinë, aksione në të cilën ka familja e këngëtarit Meda.
Dënimi erdhi, meqë siç merr vesh Front Online, lokali nuk respektoi ligjin e rendit dhe qetësisë publike.
Neni 8 i këtij ligji thotë se kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.
Kundërvajtjet e parapara të këtij neni kur vërtetohet se janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind (700) Euro.
Aksionar me letra në lokalin Shade është Hasan Pergjeçaj, babai i Medes. Shade është regjistruar si biznes që nga viti 2019./Prishtinapress/
Lajme nga rajoni
Ky do të jetë propozimi i Kurtit për President?!
Në disa portale të afërta me partitë e koalicionit me VV bëjnë të ditur se brenda rrethit të ngushtë të Lëvizja Vetëvendosje po finalizohet një nga vendimet më të rëndësishme politike të momentit, pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti raportohet se tashmë e ka përcaktuar emrin që synon ta propozojë për postin e presidentit të vendit.
Sipas informacioneve që ka siguruar portali ‘Gazeta Minuti’, bëhet fjalë për një figurë që nuk vjen drejtpërdrejt nga politika aktive, por për një profesor universitar me reputacion të lartë publik, i cili shihet si emër konsensual, i pranueshëm jo vetëm brenda kampit të pushtetit, por potencialisht edhe për spektrin më të gjerë politik.
Burimet thonë se strategjia e Lëvizja Vetëvendosje është që kësaj radhe të shmanget një kandidat i profilizuar partiak, duke u orientuar drejt një personaliteti akademik e institucional, me synimin për të siguruar mbështetje më të gjerë në procesin e votimit.
Zhvillimi pritet të trazojë skenën politike në ditët në vijim, ndërsa mbetet të shihet nëse ky kandidat do të arrijë të marrë mbështetjen e nevojshme për t’u ulur në postin më të lartë shtetëror.
Lajme nga rajoni
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 53 ulëse të siguruara në Kuvendin e Kosovës
KQZ në përditësimin e fundit, ka bërë të ditur se janë numëruar 94,62% e votave me postë.
Nga rezultatet shihet qartë një diferencë e thellë në rezultat mes partive politike, përcjell “Bota sot”.
Lëvizja Vetëvendosje – 72,99%
Lidhja Demokratike e Kosovës – 12,12%
Partia Demokratike e Kosovës – 8,04%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 4.19%
Sipas këtij rezultati, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 53 ulëse të siguruara në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur një ulëse.
LDK kishte më herët 19 deputetë, ndërsa tani ka 18. Partia Demokratike ka ruajtur 22 ulëset të cilat i kishte më parë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 ulëse.(INA)
Lajme nga rajoni
LVV nënshkruan koalicionin parazgjedhor me tri parti
Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Partia Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, duke e cilësuar atë si vazhdim të një rruge të përbashkët politike dhe angazhim të qartë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sipas Partisë Guxo, ky koalicion nuk paraqet një bashkim të përkohshëm, por një qëndrim politik të vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin në qendër të çdo vendimi.
“Ne hyjmë në këtë marrëveshje me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook, transmeton INA.
Në reagim thuhet se lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia qytetare nuk janë vetëm premtime politike, por detyrime që burojnë nga besimi i qytetarëve.
Po ashtu, partitë vlerësojnë se ky koalicion përfaqëson stabilitet, drejtim dhe qartësi politike, me synim një Republikë më të fortë brenda vendit dhe më të sigurt në arenën ndërkombëtare, me orientim të palëkundur euroatlantik dhe partneritete strategjike të konsoliduara.
“Partia GUXO qëndron në këtë bashkim me përgjegjësi të plotë, për të garantuar se politika nuk mbetet fjalë, por kthehet në veprim që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

