Lajme nga rajoni
Rama merr pjesë në prezantimin e librit të Abazoviqit: Dritani nuk është vetëm, na ka ne!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e librit të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq “Kritika e etikës globale” në Tiranë.
Në fjalën e tij Rama tha se ai nuk promovon librin por mesazhin e dhënë prej Abazoviq, ku theksohet se në ditët e sotme forcat kundërvepruese ndaj urtësisë shtohen përditë, ndërkohë që urtësia sa vjen e zvogëlohet.
“Do ishte mungesë sinqeriteti tu thoja se kam lexuar librin, nuk e kam lexuar por ka qenë një surprizë shumë e bukur. Se dija se Dritani ishte kaq thellë në këtë fushë dhe kaq serioz në këtë reagim. Unë jam këtu për tu thënë dy fjalë të cilat nuk do të jenë domosdoshmëritë për librin por për autorin dhe shpresojmë se do t’ju ndihmojmë të jene më të nxitur që të merrni she ta lexoni librin”, tha Rama.
“Libri fillon me një copëz të shkëputur nga Fausti i Gëtes. Mishërimi i kësaj kredoje i kredos së veprimit. Më duhet ta them që unë jam shumë i privilegjuar dhe kështu do të ndihet çdo njëri. Është një privilegj të jesh mik me një person i cili është një fenomen në politikën ballkanike. Është një fenomen i veçantë dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër”, shtoi kryeministri.

LSA
“Falë veprimit ka arritur të guxojë në diçka që unë nuk di dikë tjetër të ketë guxuar në krijimin e një lëvizje politike e cila është përtej etike. Ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend. Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes duke u ngritur me shumë guxim përmbi dasitë dhe duke ndërtuar një urë”, tha Rama.

LSA
“Forcat kundërvepruese ndaj urtësisë shtohen përditë, është urtësia ajo që zvogëlohet mbase duke u transformuar në një kapacitet tjetër. Ashtu sikurse forcat e interesave që ndërthuren në arenën e luftës së përditshme politike janë shumë për të qenë lehtësisht të pakapërcyeshme në raport me parimet dhe idealet që njerëzit qëndrojnë në arenë”, tha më tej kryeministri.
“Në fund të librit ka një tjetër citim që është vazhdimi i asaj që unë thashë, i referohet Pierre Ados, duke thënë: Tani nuk më shkolla nuk ka as dogma, filozofi ka mbetur vetëm si do ta gjejë udhën e vetë? Dritani nuk është vetëm, na ka ne! Dritani ka shpresën të cilën ai e mishëron më së miri si një fenomen politik unikal në rajonin tonë, që ka zgjedhur rrugën më të vështirë, por për faktin që ka zgjedhur këtë rrugë ka ndjekës dhe mund të ketë edhe më shumë”, shtoi kryeministri.
Rama në përfundim të fjalës së tij e uroi Abazoviqin për rritjen e forcimin e partisë së tij, por dhe për mesazhet e bashkimit që përcjellë.
“Gjithmonë ka njerëz që presin zgjidhje të ndryshme nga ato që i janë ofruar. Dritan të uroj nga zemra që t’i të vazhdosh të mbetesh garant i “Urës” dhe “Ura” të bëhet gjithmonë e më e gjerë edhe të rrezatojë dhe jo vetëm elektoralisht, por të rrezatojë rajonalisht ku të tjerë ta gjejnë veten për të ndërtuar të tjera ura”, tha Rama. /Telegrafi/
Lajme nga rajoni
“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…
Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse të njëjtën përgjigje pasi këta të fundit e refuzojnë.
Rama publikon në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e tyre para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij.
Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni.
“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.
Lajme nga rajoni
E fundit! Marrin flakë zyrat e Top Channel në Air Albania! Anullohen të gjitha emisionet, thuhet se ka ndodhur një
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, digjen studiot dhe ndërpriten transmetimet! Reagon Ledion Liço: Jemi të shokuar
Një zjarr i papritur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të enjteje, 22 tetor 2026, ambientet e Top Albania Radio, duke shkaktuar dëme materiale në studio dhe duke ndërprerë programacionin e zakonshëm të radios. Si pasojë e incidentit, emisioni i njohur i mëngjesit “Wake Up” nuk është transmetuar.
Sipas informacioneve të publikuara në media, flakët janë përhapur në ambientet e regjisë dhe në disa studio të Top Albania Radio, duke dëmtuar infrastrukturën e përdorur për realizimin e programeve.
Situata e krijuar ka bërë të pamundur zhvillimin normal të transmetimeve të mëngjesit, ndërsa stafi është detyruar të ndërpresë aktivitetin e zakonshëm.
Menjëherë pas ngjarjes, Top Channel ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke informuar publikun se emisioni “Wake Up” nuk do të transmetohej gjatë ditës së sotme.
Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni ‘Wake Up’ nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”**, thuhet në njoftimin e publikuar nga Top Channel.
Lajme nga rajoni
Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, rrahje mes deputetëve (VIDEO)
Ndërkohë që Niko Peleshi po e kalonte me shpejtësi rendin e ditës, vijoi konfrontimi fizik mes deputetëve.
Flamur Noka i Partisë Demokratike po u merrte kartonët kolegëve të Partisë Socialiste, kur nisi konfrontimi fizik në mes të sallës.
Fidel Kreka i PD-së me Ervin Hoxhën e PS-së ishin iniciatorët.
Pasi Sali Berisha qetësoi demokratët dhe u kërkoi të ktheheshin te foltorja, Kuvendi vijoi me votimin e ligjeve mes tensioneve.

