Connect with us

Lajme nga vendi

21 dënime për parkim të gabuar

Published

on

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka intensifikuar aktivitetet për rend dhe siguri më të madhe me parkingjet në Tetovë. Dje , efektivët e policisë kanë ndërmarrë 21 masa të cilat
janë sanksionuar automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonën qendrore të qytetit. Vitin e kaluar (2022), në territorin e gjerë të Tetovës, numri i përgjithshëm i masave
lidhur me parkimin e paligjshëm ishte 6373. Numri më i madh i masave të vitit të kaluar janë shqiptuar në dhjetor (822), nëntor (772), tetor (711) dhe korrik (691). Kundërvajtësit do të përballen me gjoba që, në varësi të kundërvajtjes, variojnë nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë. Automjetet të cilat pengonin lëvizjen normale të përdoruesve të tjerë të rrugës janë marrë nga “shërbimi merimangë” i Tetovës. Kështu që numri i përgjithshëm i tyre vitin e kaluar ishte 4432 automjete të ngritura./TV KOHA/
Advertisement

Lajme nga vendi

Shitjet e apartamenteve në Maqedoni u pakësuan me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026

Published

on

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, në tregun e pasurive të paluajtshme u regjistruan 7.679 transaksione, 8.2 për qind më pak se në tremujorin paraardhës.

Blerjet u reduktuan me 12.1 për qind, ndërsa qiratë shënuan rritje prej 2.8 për qind.

Vlera e përgjithshme e transaksioneve arriti në 339 milionë euro, duke rënë me 3.6 për qind nga tremujori i mëparshëm. Blerjet përbënin 337.8 milionë euro dhe ranë me 3.6 për qind, kurse qiratë kapën vlerën 1.1 milionë euro, 10.2 për qind më pak.

Ndryshe nga shitjet, qiratë e banesave u shtuan: numri i tyre u rrit me 45 për qind dhe shuma totale mujore e qirave me 31 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës./albeu.com/

Continue Reading

Lajme nga vendi

“KUFIRI PREJ PËLHURE”: MIMOZA VELIU RIKTHEHET NË TETOVË ME ROMANIN E SAJ TË DYTË

Published

on

Tetova, qyteti i lindjes, kujtimet dhe kufijtë e padukshëm që shoqëria vendos mbi individin, janë në qendër të romanit “Kufiri prej pëlhure” të shkrimtares Mimoza Veliu.

Vepra e saj e dytë u prezantua në një mbrëmje letrare në Shift Center në Tetovë. Gërshetim brezash, adhurues të fjalës së shkruar, miq e mikesha të autores, ishin të pranishëm në këtë promovim që përmes një bashkëbisedimi mes autores, botueses Arlinda Dudaj dhe analistes Adelina Marku, nën moderimin e Rudina Zeqirit.

Përmes këtij romani, Veliu trajton tema si identiteti, morali, marrëdhëniet e pushtetit dhe, në veçanti, pozitën e gruas në shoqëri. Titulli simbolizon kufijtë që në dukje mund të jenë të brishtë, por që shpesh janë të vështirë për t’u kapërcyer.

Për autoren, prezantimi i romanit në Tetovë kishte një domethënie të veçantë, pasi bëhet fjalë për qytetin ku ka lindur dhe me të cilin e lidhin shumë kujtime dhe emocione.

Si fotografe, Veliu tha se është mësuar ta vëzhgojë botën përmes detajeve, ndërsa si shkrimtare përpiqet t’u japë zë historive dhe ndjenjave që nuk duken gjithmonë në sipërfaqe, veçanërisht historive të grave.

Advertisement

“Kufiri prej pëlhure” është një roman që flet për të gjithë ne, për zgjedhjet që i bëjmë ditë për ditë, për të vërtetat e heshtura, për kufijtë që në fakt mund të jenë të hollë sa një pëlhurë, por nuk i zhbëjnë dot.

Këtë në Tetovë e dijmë shumë mirë.

Mesazhi i romanit është se perdja mund të shqyhet, por kufijtë që na i vendos shoqëria mund të na ndjekin gjatë gjithë jetës./Tv Koha/

Continue Reading

Lajme nga vendi

As shqipja, as Evropa nuk i pëlqejnë Apasievit: Sulmon takimin Shasivari–Rokas!

Published

on

Pas shqipes, tani Dimitar Apasievi sulmon edhe takimin e ministrit Jeton Shasivari me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas.

I pengon shqipja, i pengon Evropa, i pengon barazia e shqiptarëve! Ndërsa për politikat e Moskës dhe Pekinit tregon një afërsi që nuk e fsheh dot.
Shqipja nuk ndalet, Evropa nuk ndalet dhe shqiptarët nuk marrin leje nga Apasievi!

Continue Reading

Më të lexuarat