Lajme nga vendi
Suspendohen komandanti dhe katër policët që dërgonin Bekim Memetin në spital
Katër policë të burgut që dërgonin të dënuarin Bekim Memeti nga INP Idrizovë në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza” dhe komandanti që ka dhënë urdhrin janë suspenduar nga puna, kanë konfirmuar për MPB-në nga Ministria e Drejtësisë.
Ata dyshohet se janë pjesë e aksionit për arratisjen e të burgosurit Memeti të dënuar me 20 vite burg.
Memeti tani është në arrati dhe besohet se tashmë ka ikur në Kosovë. Ndaj tij është lëshuar një urdhër ndërkombëtar.
Komandanti i cili ishte në turn kur ndodhi arratisja e të burgosurit të dënuar për tentativë vrasje dhe drogë, është një person i dënuar për marrje ryshfeti si punonjës policie në MPB.
Gjatë arratisjes së të dënuarit nga “Idrizova”, i cili po dërgohej për intervenim mjekësor, është lënduar një pjesëtar i policisë së burgut.
Lajme nga vendi
Tetova ndër komunat më transparente në nivel shtetëror

Komuna e Tetovës ka konfirmuar edhe një herë se mbetet ndër komunat më transparente në vend. Sipas renditjes së fundit të Indeksit të Transparencës Aktive, të realizuar nga Qendra për Komunikime Qytetare, Tetova ka arritur përqindjen prej 81.4%, duke u pozicionuar në krye të listës në rajon.
Ky rezultat dëshmon përkushtimin e pushtetit lokal ndaj hapjes institucionale dhe informimit të qytetarëve. Nga Komuna theksojnë se llogaridhënia dhe transparenca do të mbeten prioritete kryesore në vazhdimësi, me qëllim forcimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve.
Lajme nga vendi
Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka bërë të ditur se dyqanet e para të zinxhirit gjerman LIDL në vend do të hapen shumë shpejt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai njoftoi se vizitoi punimet e kësaj kompanie në Kumanovë duke u njohur nga afër me ecurinë e projektit.
“Shumë shpejt dyqanet e para të LIDL do të hapen për qytetarët tanë, duke kontribuar në ngritjen e standardeve tregtare dhe duke krijuar qindra vende të reja pune.
Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe për përmirësimin e kushteve të punësimit në vend!”, shkroi Durmishi.
Ai shtoi se prania e Lidl-it në tregun vendas do të thotë konkurrencë më e madhe, çmime më të favorshme për qytetarët dhe zhvillim i ri ekonomik në nivel lokal dhe kombëtar.
Lajme nga vendi
Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik

Komisioni i posaçëm që është formuar për zbardhjen e dyshimeve rreth ndërhyrjeve kirurgjikale të zemrës të kryera për përfitime financiare tashmë është mbledhur tre herë dhe ka analizuar tetë rastet e para të raportuara, deklaroi ministri Azir Aliu.
“Në takimin e parë u krijua metodologjia e punës, ndërsa në takimet pasuese u analizuan tetë rastet që kishim. Nuk do të deklarohem derisa të përfundojmë me analizën e çdo rasti.”, tha ministri Aliu.
Ai shtoi se raporti përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe përveç komisionit vendor, në këtë proces janë përfshirë edhe tre ekspertë ndërkombëtarë nga Sllovenia, Italia dhe Austria, të cilët pritet të marrin pjesë edhe fizikisht në takimet e ardhshme.
“Raporti i komisionit vendor dhe ai i ekspertëve të jashtëm do të shërbejnë si bazë për krijimin e politikave të reja në fushën e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë. Detyra e komisionit është të paraqesë realitetin – më tej, institucionet përkatëse do të veprojnë sipas ligjit”, theksoi Aliu.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve