Lajme nga rajoni
Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda
Një tjetër lëkundje tërmeti është raportuar afër Klosit. Mësohet se tërmeti ka pasur magnitudë 3.1 të shkallës Rihter. Ndërkohë që thellësia ka qenë 2 kilometra. Pas tërmetit 4.7 Rihter të orës 22:35, përgjatë gjithë natës ka patur edhe 8 pasgoditje por kanë qenë me intensitet më të ulët.

Nga informacionet e para, janë raportuar disa dëmtime nëpër disa fshatra të Klosit dhe në Bulqizë. Nga raportimet e grupeve në terren, janë konstatuar të dëmtuara 8 shtëpi në Njësinë Xibër, 2 shtëpi në njësinë Gurrë dhe 12 shtëpi në Bashkinë Klos dhe në disa fshatra të tjerë. /abcnews.al
Lajme nga rajoni
BULLGARI: SHUMË VIKTIMA DHE TË PLAGOSUR NGA DY AKSIDENTE ZINXHIROR NË AUTOSTRADË!
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur në dy aksidente katastrofike zinxhir, që ndodhën mëngjesin e sotëm në autostradën “Trakia”, në juglindje të Bullgarisë. Në përplasjet masive janë përfshirë më shumë se 70 automjete, përfshirë vetura, kamionë, autobusë dhe furgonë, njofton Reuters.
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit, në afërsi të kryqëzimit Zimnica, në kushte të mjegullës jashtëzakonisht të dendur dhe dukshmërisë së zvogëluar. Përplasja e parë është regjistruar në kilometrin e 289-të të autostradës, në drejtim të Burgasit, ndërsa e dyta në kilometrin e 294-t, në drejtim të kundërt, për në Sofje.
Kryeministri bullgar, Rumen Radev, fillimisht njoftoi se në aksidente kishin humbur jetën 11 persona, ndërsa 48 të tjerë ishin plagosur. Më vonë, autoritetet shëndetësore konfirmuan se numri i viktimave kishte arritur në 12, pasi njëri nga të plagosurit ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Përmasat e aksidentit janë të jashtëzakonshme. Sipas informacioneve nga terreni, në përplasjet janë përfshirë dhjetëra automjete të dëmtuara rëndë, ndërsa ekipet e shpëtimit për orë të tëra janë përpjekur të arrijnë te udhëtarët e bllokuar në automjete.
Si shkaqe të mundshme të tragjedisë përmenden mjegulla e dendur, rruga e lagësht dhe shpejtësia e papërshtatur me kushtet e qarkullimit. Shërbimet kompetente duhet të përcaktojnë se si ndodhën dy përplasjet masive dhe nëse kanë ekzistuar faktorë të tjerë që kanë ndikuar në aksident.
Kryeministri bullgar, Rumen Radev, shprehu ngushëllimet e tij të thella për familjet e viktimave. Për tragjedinë ka biseduar edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila gjithashtu u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe mbështetje të plagosurve dhe ekipeve të shpëtimit.
Lajme nga rajoni
E rëndë në Athinë, gjendet në një valixhe trupi i pajetë i një gruaje! Nisin hetimet
Trupi i një gruaje u gjet në një valixhe në Athinë teksa autoritetet po vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë. Trupi u gjet brenda një valixheje që ishte braktisur në një trotuar, në kryqëzimin e rrugëve Alkamenous dhe Charissis, në zonën e Agios Panteleimonas. Sipas informacionit, valixhja u zbulua nga një i huaj, i cili vuri re një erë të fortë dhe njoftoi autoritetet.
Oficerët e policisë nxituan në vendngjarje, të cilët pas inspektimit përcaktuan se brenda valixhes kishte një trup njeriu. Mësohet se viktima u gjet me këmbët e lidhura brenda valixhes.
Autoritetet po kërkojnë përgjigje në lidhje me rrethanat e vdekjes së gruas, ashtu edhe në lidhje me mënyrën se si valixhja përfundoi në një trotuar në zonë.
Sipas informacioneve, trupi i përket një gruaje të re me prejardhje afrikane, e cila nuk kishte asnjë dëmtim të dukshëm. Megjithatë, për shkak të dekompozimit të avancuar, vlerësohet se vdekja e saj kishte ndodhur afërsisht pesë deri në shtatë ditë para se të zbulohej.
Policia po shqyrton të gjitha mundësitë, përfshirë veprimin kriminal dhe mundësinë që vdekja të ketë qenë e lidhur me përdorimin e drogës.
Lajme nga rajoni
“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…
Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse të njëjtën përgjigje pasi këta të fundit e refuzojnë.
Rama publikon në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e tyre para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij.
Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni.
“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

