Lajme nga vendi
A ka ofertë ASH-ja për t’u bërë pjesë e Qeverisë? Taravari: Ka bisedime por të njëjtat janë në nivele joformale
Lideri i ASh-së, Arben Taravari i ftuar në ClickPlus në TV21 ka folur për zërat se partia që udhëhiqet nga ai, do të bëhet pjesë e Qeverisë.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë, por kur u pyet se a ka ofertë, tha se jo.
Bëri të ditur vetëm se ka bisedime, por të njëjtat janë në nivele joformale.
“Ka pasur më shumë takime joformale”, tha Taravari.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
Lajme nga vendi
Të arratisurit nga burgu, dyshohet se kanë kryer grabitje në Shkup
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar dy persona nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë realizuar grabitje në Shkup, përcjell TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, të njëjtit pas kontrolleve kanë rezultuar se janë të arratisur nga burgu.
“Më 04.12.2025, në orën 17:05, në rrugën “Nëna Terezë” në Shkup, punonjës të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB-së Shkup i arrestuan A.ZH. (37) nga Shkupi dhe K.B. (33) nga Manastiri. Ata dyshohen se më 03.12.2025 rreth orës 18:40 në një shoqëri financiare në zonën e Kisella Vodës në Shkup, duke kërcënuar punonjësen, kanë marrë para. Tek ata u gjetën para për të cilat ekziston dyshim se rrjedhin nga vepra penale, ndërsa tek A.ZH. u gjet edhe një substancë e ngurtë. Pas masave të marra, u konstatua se të dy ishin të shpallur në kërkim nga qendrat e burgjeve për arrati. A.ZH. ishte në kërkim për të vuajtur një dënim prej 12 vjetësh burg, ndërsa K.B. për tre muaj”
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

