Lajme nga vendi
Ahmeti: Ballkanit Perendimor i duhet pajtim dhe integrim në BE
Edhe sot, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka vazhduar takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët e komunës së Gostivarit, më saktësisht me ata të Debreshit, Mirditës, Ravenit, Reçanit, Vërtokut dhe Zdunjës.
Ali Ahmeti – Kryetari i BDI
“Njëri nga pjesmarrësit aty me ca ligjerata arkaike se duhet parë statusi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sepse shqiptarët janë tepër të avancuar dhe komunitetet tjera janë nivele më të ulta. Me thënë të drejtën më gërvishi, në të kaluarën e dhimbshme të shqiptarëve dhe historisë tonë. Më bëri përshtypje se si nuk mësuan këto nga e kaluara. Qoftë subjekt, ose komunitet nëse nuk nxjerr mësim nga e kaluara nuk ka të ardhme. Ju drejtova kështu, ne shqiptarët kemi rilindasin Gjergj Fishta i cili thotë se vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë. Ne vërtetë kemi gjuhë e kuluturë të ndarë, por Maqedoninë e kemi bashkë. E për këtë ne punojmë, dashuria ndaj vendit nuk matet me kilogram. Duhet të përcaktohemi a jemi me Moskën ose Brukselin. Jemi tek e kaluara apo tek e ardhmja. E ardhmja jonë nuk ka alternativë tjetër përpos integrimit në BE. Për ne është shumë e rëndësishme stabiliteti. Mendoj për këta vite që jemi kontribues jemi për forcim të stabilitetit, pavarësisht faktit se disa parti maqedonase nuk investojnë shumë për t’i bindur qytetarët se ky shtet është i joni e i përbashkët. Por ata ju thonë, shqiptarët na e morrën shtetin, ku do ta çojmë ne atë. Ne nuk ndryshojmë kufij, por ama nuk jemi edhe qiraxhinj, ta harrojnë ata. Nuk punojmë për atë që nuk na takon, por ama shteti nuk mund të jetë vetëm i njërës palë. Le ta harojnë, nuk ka më mbivotime, e diskriminime mbi baza etnike, mirëpo edhe shumë punë kemi për të bërë. Jo- rastësisht kërkojmë vetting, duke filluar nga politikanët. Nuk kemi nguruar të themi, le të fillojë nga kreu i BDI-së, sepse përpjekjet e vazhdueshme duhet bëhen, lufta kundër krimit dhe korupsionit është obligim. A do të pasurohet BE-ja me thesaret e puset e naftës, jo. Të izoluar e të vetmuar nuk mudemi t’i bëjmë e realizojmë qëllimet madhore në drejtim të ritjes së standardit. Iku koha e patriotizmave, iku koha e ndarjeve, blloqeve, luftrave ndër-fetare, jemi pjesë e Europës, ne jemi Europë. Deri në luftën e dytë botëtrore, luftrat kanë qenë fetare, ne kemi pësuar shumë. Tash ta shohim me syrin e së ardhmes se si të veprojmë. Popujve ju duhet pajtimi, vëllezër e motra, hasmi o falet o vritet, nëse nuk e fal, vrite por jo var e pa rrjepë, Ballkanit Perendimorë i duhet pajtimi. Kjo do të ndodhë, edhe atë do të ndodhë sikur dita e sotme. Kishte skepticizëm edhe për anëtarësim në NATO, po edhe për Marrëveshjen e Ohrit. Për vlerat që duam t’i ndërtojmë të mos i kërkojmë fajtorët tek të tjerët, por t’i kërkojmë tek ne, ata i kemi, nga Struga deri në Likovë. Rrugët, komunat e infrastrukturën duhet ne ta bëjmë, të mirat duhet t’i instalojmë vet. Ka legjenda e përralla që dëgjohet, në mesin e tyre ka edhe të vërteta. Krijimi i shumicës, LSDM-VMRO është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë sepse luftrat që deri para 20 vitesh pikërisht janë shkaktuar nga barazia mes etnive. Mund dhe ka forca që mendojnë këtë, por në këtë vend ka edhe forca progressive. LSDM-ja është në krye të detyrës, nuk ka shumicë të re, pavarësisht të ndonjë akrobati për shumicë të re, ju them se koalicioni funskionon dhe është stabil dhe zgjedhje do të ketë në 2024, o do jenë bashkë me ato presideciale o pas atyre. Të mos bëjmë shpenzime, t’i mbajmë edhe zgjedhjet presidenciale edhe parlamentare. Kemi fituar për 20 vite dhe do të vazhdojmë, sepse punët e mëdha duan mbështetje të fortë e gjithë popullore. Unë nuk do isha i fortë pa shumë shokë, këto suksese janë të përbashkëta dhe bashkë t’i shtyejmë nuk e kemi lehtë, ka filluar skriningu, përfundon në nëntor, thirret mbledhja e përbashkët me BE, deri në atë periudhë ne duhet ta ndryshojmë kushtetutën, Partitë politike duhet t’u japin zemër qytetarëve, Maqedonia dhe maqedonasit do të legjitimohen dhe ne na kanë aleatë dhe asnjëherë humbës nuk do jem. Na keni pas gjithnjë krah”, ka thënë Ahmeti./pressonline/
Lajme nga vendi
“KUFIRI PREJ PËLHURE”: MIMOZA VELIU RIKTHEHET NË TETOVË ME ROMANIN E SAJ TË DYTË
Tetova, qyteti i lindjes, kujtimet dhe kufijtë e padukshëm që shoqëria vendos mbi individin, janë në qendër të romanit “Kufiri prej pëlhure” të shkrimtares Mimoza Veliu.
Vepra e saj e dytë u prezantua në një mbrëmje letrare në Shift Center në Tetovë. Gërshetim brezash, adhurues të fjalës së shkruar, miq e mikesha të autores, ishin të pranishëm në këtë promovim që përmes një bashkëbisedimi mes autores, botueses Arlinda Dudaj dhe analistes Adelina Marku, nën moderimin e Rudina Zeqirit.
Përmes këtij romani, Veliu trajton tema si identiteti, morali, marrëdhëniet e pushtetit dhe, në veçanti, pozitën e gruas në shoqëri. Titulli simbolizon kufijtë që në dukje mund të jenë të brishtë, por që shpesh janë të vështirë për t’u kapërcyer.
Për autoren, prezantimi i romanit në Tetovë kishte një domethënie të veçantë, pasi bëhet fjalë për qytetin ku ka lindur dhe me të cilin e lidhin shumë kujtime dhe emocione.
Si fotografe, Veliu tha se është mësuar ta vëzhgojë botën përmes detajeve, ndërsa si shkrimtare përpiqet t’u japë zë historive dhe ndjenjave që nuk duken gjithmonë në sipërfaqe, veçanërisht historive të grave.
“Kufiri prej pëlhure” është një roman që flet për të gjithë ne, për zgjedhjet që i bëjmë ditë për ditë, për të vërtetat e heshtura, për kufijtë që në fakt mund të jenë të hollë sa një pëlhurë, por nuk i zhbëjnë dot.
Këtë në Tetovë e dijmë shumë mirë.
Mesazhi i romanit është se perdja mund të shqyhet, por kufijtë që na i vendos shoqëria mund të na ndjekin gjatë gjithë jetës./Tv Koha/
Lajme nga vendi
As shqipja, as Evropa nuk i pëlqejnë Apasievit: Sulmon takimin Shasivari–Rokas!
Pas shqipes, tani Dimitar Apasievi sulmon edhe takimin e ministrit Jeton Shasivari me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas.
I pengon shqipja, i pengon Evropa, i pengon barazia e shqiptarëve! Ndërsa për politikat e Moskës dhe Pekinit tregon një afërsi që nuk e fsheh dot.
Shqipja nuk ndalet, Evropa nuk ndalet dhe shqiptarët nuk marrin leje nga Apasievi!

Lajme nga vendi
Oda e Mjekëve zgjedh kryetarin e ri dhe organet drejtuese me mandat katërvjeçar
Oda e Mjekëve sot do të mbajë seancë zgjedhore-konstituive, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri dhe të formohen trupat, organet dhe komisionet e Odës.
Me zgjedhjen e udhëheqjes së re dhe formimin e trupave punues do të nisë mandati i ri katërvjeçar i Odës, e cila përfaqëson dhe mbron interesat profesionale të mjekëve në vend.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

