Connect with us

Lajme nga vendi

Drejtori i Inspektoratit të tregut: Pas festave kemi gjobitur 56 lokale ku pihet duhan, qytetarët të denoncojnë nëse shkelet ligji

Published

on

Javën e kaluar, Inspektprati i Tregut gjobiti 56 objekte hotelerike dhe kazino që pinin duhan. Siç thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, nga data 10 deri më 14 janar janë kryer mbi 200 kontrolle në tërë territorin e vendit në përputhje me kompetencat që kanë nga Ligji për mbrojtjen nga duhani, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar parregullsi, gjegjësisht mos respektim të nenit 2 dhe nenit 3 të Ligjit për mbrojtjen nga duhani, për të cilat janë lëshuar 56 urdhërpagesa për kundërvajtje. Sipas ligjit, gjoba për personin juridik është nga 2.000 deri në 4.500 euro, për personin përgjegjës nga 500 deri në 1.000 euro, ndërsa personi fizik që do të kapet duke pirë duhan në objekt të mbyllur do të gjobitet me 100 deri në 300 euro, të gjitha në kundërvlerë të denarit.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut vepron sipas mbi 80 ligjeve dhe akteve nënligjore dhe vendimeve të Qeverisë, përfshirë Ligjin për brojtjen nga duhani. Për shkak të rritjes së ankesave nga qytetarët për pirjen e duhanit në ambiente publike, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vazhdojë me kontrollet intensive ndaj subjekteve për të kontrolluar respektimin e dispozitave ligjore. Kujtojmë se gjobat janë të larta dhe për këtë arsye apelojmë dhe njoftojmë personat juridikë mbi të cilët kryhet kontrolli të respektojnë ligjin dhe nëse qytetarët vërejnë shkelje të këtij ligji, të ushtrojnë të drejtën e tyre ligjore duke paraqitur në Inspektoratin Shtetëror të Tregut”, thotë drejtori i Inspektoratit, Goraj Trajkovski.

Pas ardhjes në pushtet të LSDM-së, në vitin 2018 ndryshoi Ligjin për mbrojtjen nga duhani, me çka lejohej pirja e duhanit në terasa plotësisht të mbyllura. Që atëherë, askush nuk e respekton Ligjin dhe duhanpirja është kudo. Pirja e duhanit bëhet jo vetëm në terracat e kafeneve, të cilat janë ndërtesa të tëra, jo tarraca, por edhe në ambiente të mbyllura kafenesh, restorantesh, në diskoteka, pika bastesh, kazino, madje edhe në institucionet publike, përfshirë spitalet. Askush nuk dënon dhe nuk mban llogari a respektohet Ligji i thjeshtuar për Mbrojtjen nga Duhani.

Me ligjin origjinal, të miratuar nga qeveria e VMRO-DPMNE-së në kohën kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski, nuk lejohej që tarracat të mbylleshin plotësisht, pra me xham, por duhej të hapeshin nga njëra anë. Por pas miratimit të ndryshimeve në ligj, të gjitha kafenetë dhe lokalet u shndërruan në terraca, të cilat nuk duken si të tilla, por si struktura të tëra me ndërtim të fortë. Hapet vetëm çatia dhe në këtë mënyrë objektet ajrosen herë pas here. Asnjë hoteler nuk ka investuar në vendosjen e ventilimit të duhur.

Advertisement

Lajme nga vendi

TRANSPORTI PUBLIK FALAS NË TETOVË PËR ATA QË NUK KANË BORXHE NË KOMUNË 

Published

on

Nga muaj mars në Tetovë pritet që transporti publik të jetë falas për qytetarët e Tetovës. Por për të marrë një kartelë për transport publik falas do të duhet paraprakisht ti kesh të paguara të gjitha borxhet ndaj komunës së Tetovës dhe ndërmarrjeve komunale.

“ Për qytetarët që kanë shlyer të gjithë obligimet ndaj komunës së Tetovës transporti publik do të jetë falas, mjaftojnë që ata të aplikojnë në teknik për ata dhe për anëtarët e familjes që jetojnë në të njëjtën adresë dhe pas aplikimit kartela merret personalisht në zyrat e ndërmarrjes në Tetova Transport dhe transporti publik do të jetë falas.”

Ndërsa Arlind Pajaziti  i angazhuar nga komuna e Tetovës për IT thotë se do të ketë tra kartela, njëra do të jetë për qytetarët për transport falas, një për nxënësit dhe një për ata qytetarë që duan të mbushin kartelën për udhëtim.

Ky është një hap që e transformon transportin publik në një transport publik dhe digjital , ku do mundësohet qytetarëve disa mundësi dhe alternative  për shfrytëzimin e transportit . Kjo është kartela digjitale për shfrytëzimin e transportit pa pagesë për të gjithë qytetarët e komunës së Tetovës të njëjtit mund të pajisen me këta kartela pas aplikimit  në aplikacionin zyrtar të komunës së Tetovës.

Transporti publik flas nuk do të jetë për në Kodër të diellit, por qytetarët që do të kenë kartela do të kenë zbritje. Ndërsa Kasamipremtoi se do të sjellë edhe pesë autobusë të rinj elektrik dhe se do të ketë transport publik dhe për në komunat rurale dhe fshatrat e malësisë së Tetovës.

Advertisement

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

RRITJA E PAGAVE: LSM-ja “BLLOKOI” ODAT EKONOMIKE!

Published

on

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot bllokoi Odat Ekonomike, duke kërkuar që të ulen në tavolinë me punëdhënësit dhe të dakordihen që paga minimale të jetë 600 euro.

Në këtë protestë dolën vetëm 40 njerëz, respektivisht 21 para selisë së Odës Ekonomike të RMV-së dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, që gjenden në ndërtesën e njëjtë në Qendër të Shkupit.

21 është minimum që sipas Ligjit për tubime publike nevojitet për të bllokuar rrugët, kurse Kryetari I LSM-së, Slobodan Trendafilov tha se kanë vendosur për këtë hap pasi ishte publikuar një xhirim I tij dhe fëmijëve se si shfrytëzojnë veturën zyrtare, ditën kur punëtorët bllokuan Kuvendin.

“Punëdhënësit duhet të kuptojnë se miqtë e tyre janë punëtorët, por mund të kenë edhe armiq. Pronarët e njëjtë, nuk lejpojnë organizimin sindikalist në pjesën më të madhe të sektorit privat. Dua të jap një mesazh për punëtorët. Vetëm 1 nga 10 kolegët tuaj, po lufton për pagat tuaja. Mund ta paramendoni se nëse nga 540.000 vetëm 100.000 dalin në rrugë”  

LSM-ja javën e ardhshme do ta bllokojë edhe Qeverinë, kurse udhëheqësia e sindikatave paralajmëroi një protestë tjetër të madhe në ditë jopune me transport të organizuar me qëllim që t`u jepet shansi të gjithë punëtorëve të dalin në rrugë.

Advertisement

Data e protestës nuk u saktësua.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sadulla Izairi bëri deklaratë solemne si anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor

Published

on

Pritjet e gjyqtarëve janë të njejta sikur edhe pritjet e qytetarëve ndaj Këshillit Gjyqësor, ndërsa kjo është të kemi një gjyqësor më efikas dhe më të pavarur. Qëllimi ynë i përbashkët, i këshillit Gjyqësor, së bashku me kolegët tjerë, do të përpiqemi të përmirësojmë gjendjet në gjyqësor dhe ta ngritim nivelin e besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Ky është qëllimi ynë, tha sot anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor Sadulla Izairi, i cili dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi.

null

Izairi theksoi se është anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor me propozim të gjyqtarëve dhe i falënderoi kolegët që votuan për të.

null

Në deklaratën solemne morën pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Marina Dimovska dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski, i cili ia uroi zgjedhjen Izairit, i falënderoi gjyqtarët që votuan për të, duke shtuar se e kanë bërë zgjedhjen e vërtetë.

null

“Nuk jemi të kompletuar tërësisht. Na mungon edhe një anëtar, i cili duhet të zgjidhet nga Kuvendi. Jemi në pritje edhe të atij anëtari. Ne edhe tani funksionojmë, megjithatë kur të jemi në përbërje të plotë do të mund të funksionojmë ende më mirë. Në dritën e agjendave reformuese mendoj se Këshilli Gjyqësor paraprin nga të gjitha institucionet. Ajo që ishte si obligim, tashmë është bërë nga ana jonë dhe shpresojmë se do të arrijmë, jo vetëm ne por edhe gjithë vendi të lëvizë drejt atyre proceseve”, tha Kambovski.

Continue Reading

Më të lexuarat