Connect with us

Lajme nga rajoni

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë në mars

Published

on

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se është e gatshme që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të fillojë më 1 mars të këtij viti, transmeton REL.

Gjatë konferencës së fundit përgatitore, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha është gati të fillojë gjykimin, pavarësisht volumit të punës, procedurave dhe dokumenteve që duhet të shqyrtohen.

Gatishmërinë për fillim të gjykimit në muajin mars kanë shprehur edhe avokatët mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi.

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emerson tha se ekipi i tij është i gatshëm për fillim të gjykimit në muajin mars, megjithatë ai tha se “kanë para vetes një periudhë jashtëzakonisht intensive pune” deri në fillimin e gjykimit.

Avokatët mbrojtës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u pajtuan që të mos lexohet aktakuza në fjalën hyrëse në fillim të gjykimit. Mirëpo, ZPS-ja tha se do të mbajë një deklaratë hyrëse.

Advertisement

Edhe avokatët mbrojtës thanë se do të bëjnë një deklaratë hyrëse, pas deklaratës së ZPS-së në fillim të gjykimit.

Kryetari i trupit gjykues Charles Smith, shprehi qëndrimet e tij me volumin e punës në këtë rast duke thënë se “pret që ky gjykim të jetë më i gjatë se sa mendohet”.

Smith tha se gjykimi mund të tejkalojë periudhën prej pesë vitesh sa është paraparë të zgjasë procesi gjyqësor në këtë rast.

Megjithatë, ai tha se gjykata rezervon të drejtën që t’i kërkojë prokurorisë që të zvogëlojë numrin e dëshmitarëve apo të shmangë përsëritjen e tyre në proces.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të trupit gjykues, ZPS-ja konfirmoi se janë mbi 300 dëshmitarë, por se jo të gjithë parashihet që të shkojnë në sallën e gjyqit për të dëshmuar.

Advertisement

ZPS-ja tha se në disa raste, do të mbështetet në dëshmitë e tyre.

Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë seancës dëgjimore para Dhomës së Specializuar të Kosovës, në Hagë, më 18 janar 2023.

Ish-eprorët e UÇK-së u nëntorin arrestuan e vitit 2020. Që nga ajo kohë ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Advertisement

Ata dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar dha dorëheqje kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith. Smith, i cili i ishte bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar në vitin 2018 ishte i ngarkuar me hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Prokurori Smith dha dorëheqje pasi u në SHBA u emërua si prokuror i posaçëm për hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga ana e ish-presidentit Donald Trump dhe mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021, në Kongresin Amerikan.

Smith u zëvendësua nga Alex Whiting që do të ushtrojë funksionet e Ushtruesit të Detyrës të Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri.

Advertisement

Që nga funksionalizimi i Gjykatës Speciale, ky institucion ka shpallur vetëm një aktgjykim për krime lufte.

Më 16 dhjetor 2022, Gjykata Speciale, dënoi me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto pretendime janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, të hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty.

Advertisement

Ky raport i ka hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës, në vitin 2015.

Advertisement

Lajme nga rajoni

“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…

Published

on

Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse të njëjtën përgjigje pasi këta të fundit e refuzojnë.

Rama publikon në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e tyre para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij.

Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni.

“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

E fundit! Marrin flakë zyrat e Top Channel në Air Albania! Anullohen të gjitha emisionet, thuhet se ka ndodhur një

Published

on

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, digjen studiot dhe ndërpriten transmetimet! Reagon Ledion Liço: Jemi të shokuar

Një zjarr i papritur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të enjteje, 22 tetor 2026, ambientet e Top Albania Radio, duke shkaktuar dëme materiale në studio dhe duke ndërprerë programacionin e zakonshëm të radios. Si pasojë e incidentit, emisioni i njohur i mëngjesit “Wake Up” nuk është transmetuar.

Sipas informacioneve të publikuara në media, flakët janë përhapur në ambientet e regjisë dhe në disa studio të Top Albania Radio, duke dëmtuar infrastrukturën e përdorur për realizimin e programeve.

Situata e krijuar ka bërë të pamundur zhvillimin normal të transmetimeve të mëngjesit, ndërsa stafi është detyruar të ndërpresë aktivitetin e zakonshëm.

Menjëherë pas ngjarjes, Top Channel ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke informuar publikun se emisioni “Wake Up” nuk do të transmetohej gjatë ditës së sotme.

Advertisement

Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni ‘Wake Up’ nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”**, thuhet në njoftimin e publikuar nga Top Channel.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, rrahje mes deputetëve (VIDEO)

Published

on

Ndërkohë që Niko Peleshi po e kalonte me shpejtësi rendin e ditës, vijoi konfrontimi fizik mes deputetëve.

Flamur Noka i Partisë Demokratike po u merrte kartonët kolegëve të Partisë Socialiste, kur nisi konfrontimi fizik në mes të sallës.

Fidel Kreka i PD-së me Ervin Hoxhën e PS-së ishin iniciatorët.

Pasi Sali Berisha qetësoi demokratët dhe u kërkoi të ktheheshin te foltorja, Kuvendi vijoi me votimin e ligjeve mes tensioneve.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat