Lajme nga vendi
Mëngjesi më i ftohtë dhe më së shumti borë në Kodrën e Diellit
Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Kodrën e Diellit ku është matur -5 gradë celsius, Lazaropole me -4 dhe Berovë me -3 gradë.
Më ngrohtë ka qenë në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Shtip, Gjevgjeli, Demir Kapi me 3 gradë dhe Dojran me 4 gradë Celsius.
Lartësia e mbulesës së borës në orën shtatë ishte 37 centimetra në Kodrën e Diellit, 15 centimetra në Lazaropole, 12 centimetra në Pozharanë, 7 centimetra në Mavrovi Anovi dhe 4 centimetra në Krushevë.
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje shiu, bore në zonat malore dhe më të larta. Në orët e paradites në pjesët perëndimore reshjet do të kalojnë në borë në disa zona më të ulëta. Pasdite reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm në pjesët juglindore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 5 deri në 12 gradë.
Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë në 8 gradë.
Lajme nga vendi
Tearcë: Anketa e UBO-s nxjerr në epërsi të thellë kandidatin e VLEN-it

Në komunën e Tearcës duket se fryma e ndryshimit po vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Të dhënat e publikuara nga një anketë e realizuar nga Agjencioni UBO, tregojnë se kandidati i koalicionit VLEN gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin javën e ardhshme.
Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se 42.1% e të anketuarve do të votonin për kandidatin e VLEN-it, ndërsa 36.5% do t’ia jepnin votën kandidatit të Frontit Evropian. Ky avantazh prej 5.6 pikësh përqindjeje konsiderohet domethënës për një komunë si Tearca, ku tradicionalisht garat elektorale kanë qenë të ngushta dhe me ndikim në balancat rajonale.
Anketa është zhvilluar në periudhën 1 deri më 7 korrik 2025 dhe pasqyron perceptimet aktuale të qytetarëve mbi ofertat politike që pritet të garojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës.
Avantazhi i VLEN-it në Tearcë shihet si vazhdim i një trendi më të gjerë të mbështetjes që ky koalicion ka marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe si shenjë e rritjes së besimit qytetar për një qeverisje të re lokale.
Lajme nga vendi
Anketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair (foto)

Nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin javën e ardhshme në Komunën e Çairit, qytetarët do t’ia jepnin mbështetjen koalicionit VLEN, që del fitues me një diferencë të theksueshme ndaj Frontit Evropian.
Sipas të dhënave nga anketa e realizuar nga Agjencioni UBO, në pyetjen “Kandidatin e cilit koalicion do ta kishit votuar për kryetar komune?”, 46.0% e të anketuarve janë shprehur në favor të koalicionit VLEN, ndërsa vetëm 34.9% kanë deklaruar se do të votonin për kandidatin e Frontit Evropian. Diferenca prej mbi 11 pikësh përqindjeje konfirmon një prirje të qartë të elektoratit për të rikonfirmuar vullnetin e tyre të zgjedhjeve të fundit parlamentare, përcjell Fol.mk.
Anketa është realizuar në periudhën 1-7 korrik 2025 dhe pasqyron opinionin e qytetarëve në prag të një vjeshte zgjedhore që pritet të jetë vendimtare për të ardhmen politike të komunës së Çairit.
Lajme nga vendi
Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski edhe sot ka dalë me akuza të rënda për Bullgarinë.
“Bota dhe Europa e kanë parë se cili ka qenë qëllimi i politikanëve bullgarë. Qëllimi i politikanëve bullgarë në asgjë nuk dallon nga qëllimi që e ka udhëheqësia ruse në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas”, tha Mickoski nga Ohri.
Mickoski përmendi dhe rastin e sulmit ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska.
“Sa i përket kryetares së Qytetit të Shkupit, janë thënë shumë gjëra, nuk kam se çka të shtoj. Institucionet duhet të veprojnë”, u përgjigj shkurtimisht Mickoski.
Arsovska dje informoi se gjatë ekspertizës dhe kontrollit inspektues ndaj ndërtimeve pa leje në Komunën e Çairit, është sulmuar, së pari verbalisht, e më pas edhe fizikisht, para pjesëtarëve të MPB-së.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve