Lajme nga vendi
LSDM: Mickoski është peng i Apasievit
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, është nxënës jo i suksesshëm i Gruevskit dhe peng i Apasievit. Nga LSDM thonë se “Mickoski i frikësuar për vendin e tij, vazhdon të përhapë të njëjtat gënjeshtra që as anëtarët e partisë së tij nuk i besojnë më”.
“Duke vepruar kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, duke u ndërhyrë në punën e kryetarëve të komunave, Mickoski u tregua nxënës i keq dhe i pasuksesshëm i mentorit të tij Nikolla Gruevski. Gjithçka që ka Mickoski pas tij janë lajme të rreme dhe dezinformata dhe mungesa e një sgtav për çështjet më të rëndësishme shtetërore. Pikërisht për këtë kohët e fundit ai është bërë peng i destruktivitetit të Dimitar Apasiev-it dhe për këtë arsye Mickoski shpeshherë është më ekstrem dhe radikal në paraqitjet e tij, gjithçka për të mos mbetur prapa Alasiev. Gjithçka që tha Mickoski – ai gënjeu, gjithçka që parashikoi – rezultoi i kundërt, kështu që politikat e tij destruktive janë edhe një herë të dënuara”, thonë nga LSDM.
Lajme nga vendi
“One Macedonia”, në pronësi të grupit hungarez 4iG, bëhet operatori i tretë mobil!
Agjencia për Komunikime Elektronike ka vendosur që kompania “One Macedonia Telecommunications”, në pronësi të grupit hungarez 4iG, është ofertuesi më i favorshëm në tenderin për përzgjedhjen e operatorit të tretë mobil në vend. Me këtë vendim nis afati prej 10 ditësh për pagesën e kompensimit njëherësh prej mbi 8 milionë eurosh për tre brezat e frekuencave.
Pas pagesës, kompania mund të pajiset me leje dhe të nisë menjëherë aktivitetin, fillimisht përmes rrjeteve ekzistuese deri në ndërtimin e infrastrukturës së vet. Sipas kushteve, operatori i ri duhet të fillojë shërbimet deri në fund të vitit 2026 dhe gradualisht të sigurojë mbulim 5G në të gjitha qytetet deri në vitin 2030.
Nga AKE vlerësojnë se hyrja e operatorit të tretë do të rrisë konkurrencën dhe do të ndikojë në uljen e çmimeve të shërbimeve mobile.
Lajme nga vendi
Sonte Grupi i grave TEUTA nga Tetova është në FINALEN e MADHE të God Talent- Vision Plus VOTIMI FILLON NË ORA 21:00
Lajme nga vendi
Mungesë e tabelave të regjistrimit në Maqedoni – qytetarët përballen me vonesa, kosto shtesë dhe parregullsi
Prej më shumë se tre javësh, qytetarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me mungesë serioze të tabelave të regjistrimit të automjeteve, problem që po shkakton vonesa të mëdha në regjistrimin e veturave dhe po hap rrugë për abuzime dhe pagesa më të shtrenjta.
Sipas ankesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk po lëshon tabela të reja të regjistrimit, ndërsa arsyeja zyrtare për këtë mungesë ende nuk është bërë publike. Qytetarët thonë se po presin me javë të tëra për t’i pajisur veturat e tyre me tabela, ndërkohë që disa janë detyruar të mos i përdorin fare automjetet.
Por problemi nuk përfundon vetëm me vonesat. Sipas burimeve nga terreni, disa qytetarë po detyrohen të paguajnë shuma më të larta se zakonisht, vetëm për t’i marrë sa më shpejt tabelat, për shkak të mungesës së madhe dhe kërkesës së lartë. Kjo situatë ka krijuar hapësirë për spekulime dhe dyshime për keqpërdorime.
Edhe më shqetësuese është fakti se disa qytetarëve, sipas dëshmive të tyre, u janë dhënë tabela katrore – formë e cila nuk lejohet sipas rregullave standarde për shumicën e automjeteve – dhe këto tabela po paguhen më shtrenjtë, duke u arsyetuar me “mungesën e madhe në treg”.
“Kam pritur mbi dy javë për tabela. Më thanë se nuk ka fare dhe nëse dua më shpejt, duhet të paguaj më shumë. Në fund më dhanë tabela katrore, edhe pse vetura ime nuk i përshtatet atij modeli,” thotë një qytetar për mediat.
Qytetarë të tjerë shprehen se po ndihen të diskriminuar dhe të detyruar të pranojnë kushte që nuk janë as të qarta e as të drejta. Ata kërkojnë sqarim urgjent nga institucionet për arsyen e mungesës, si dhe hetim për rastet kur tabelat po jepen me çmime më të larta ose në forma të palejuara.
Deri tani, MPB nuk ka dhënë një shpjegim të qartë publik për mungesën e tabelave: a bëhet fjalë për problem teknik, mungesë furnizimi, procedura tenderimi apo ndonjë arsye tjetër. Heshtja institucionale vetëm sa po rrit dyshimet dhe pakënaqësinë te qytetarët.
Ekspertë të komunikacionit theksojnë se tabelat e regjistrimit janë dokument zyrtar dhe nuk guxon të ketë improvizime, forma të palejuara apo çmime “alternative”, sepse kjo dëmton besimin në institucionet shtetërore dhe krijon terren për korrupsion.
Derisa institucionet të reagojnë, qytetarët vazhdojnë të mbeten peng i një problemi që nuk e kanë shkaktuar vetë, duke paguar më shumë, duke pritur më gjatë dhe duke u ndier të pasigurt në një proces që duhet të jetë i thjeshtë, i shpejtë dhe i drejtë për të gjithë.

