Connect with us

Lajme nga vendi

Oda e Mjekëve në RMV kërkon reagim të institucioneve për të mbrojtur mjekët nga reklamat e rreme

Published

on

Oda e Mjekëve në Maqedoninë e Veriut ka dalë me reagim në lidhje me reklamimin e rrejshëm të mjekëve. Ata kërkojnë më shumë përgjegjësi nga institucionet kompetente, në mënyrë që të mbrohet identiteti dhe integriteti profesional i mjekëve.

“Kohët e fundit, është bërë më e shpeshtë paraqitja e reklamave të rreme dhe manipuluese për të ashtuquajturat produktet mjekësore, preparatet dhe metodat që tregtohen në internet. Në reklama dhe tekste të tilla shpesh shfaqen deklarata fiktive apo intervista mjekësh të vërtetë dhe publikohen fotot e tyre, gjë që është krejtësisht e paligjshme. Mjekët nuk japin leje për përdorimin e emrit dhe integritetit profesional për reklamimin e këtyre preparateve, prandaj kjo mund të konsiderohet vjedhje identiteti, reklamë e rreme dhe keqpërdorim i të dhënave personale për përfitime materiale”, thuhet në njoftimin e sotëm nga Oda e Mjekëve.
Nga Oda kërkojnë nga institucionet kompetente që me kohë dhe me kohë të veprojnë sipas kallëzimeve penale të parashtruara dhe t’i sanksionojnë këto raste, me çka do të mbroheshin mjekët dhe do të parandalohej përsëritja e këtyre rasteve.

“Institucionet kompetente duhet të intensifikojnë dinamikën me të cilën shqyrtojnë se kush, si dhe për çfarë qëllimi i ngarkon këto përmbajtje të dyshimta dhe sipas situatës të sanksionojë autorët. Është e papranueshme të injorohen këto raste dhe ato mbeten pa zgjidhje ligjore. U bëjmë thirrje mjekëve që të vazhdojnë të raportojnë këto raste dhe të informojnë publikisht për situatat në të cilat, pa pëlqimin dhe miratimin e tyre, dikush përfaqësohet në emër të tyre ose përdor integritetin e tyre profesional”, theksojnë nga Oda e Mjekëve.

Shtesë, nga Oda paralajmërojnë qytetarët se produkte të tilla mund të përmbajnë substanca që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre. Edhe në rast se preparatet nuk përmbajnë substanca të dëmshme, duke u përshkruar veti medicinale që realisht nuk i posedojnë, qytetarët me qëllim mashtrohen dhe rrezikojnë shëndetin e tyre.

“Prandaj, ne do t’i këshillonim pacientët që kur vendosin të ndryshojnë terapi, të fillojnë një të re ose të përfshijnë një preparat të ri në atë ekzistues, të konsultohen me mjekun amë ose specialistin, sepse vetëm ata mund t’i ndihmojnë të marrin vendimin e duhur për shëndetin e tyre dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të udhëhiqen nga reklamat në internet dhe përvojat e të tjerëve”, theksohet në kumtesën nga Oda e Mjekëve

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE  

Published

on

Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin  3-0

 Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit,  krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin  AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen  e parë kontrolluese që  sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup,  pas  90 minutave  lojë  ku  trajneri Jeton Beqiri në  lojë inkuadroi  pjesën më të madhe  të  lojtarëve  që ka  në  disponim  ndeshja  përfundoi  me  rezultatin 3-0

Autor  të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e  dytë

  Shkëndija  pas  kësaj ndeshje të  shtunën do të zhvendoset në  Antalia  të Turqisë ku  do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt  ku  parashihen edhe  katër ndeshje kontrolluese  ndërsa e  para  është më 20  janar  kundër  ekipit ukrainas Oleksandrya.

 Shaban Sinani – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Published

on

Politikani i njohur për vasalitet, ndryshim qëndrimesh dhe kontradikta edhe me veten e tij, Arben Taravari, mbrëmë paska akuzuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se gjoja rin pas derës së Qeverisë duke pritur të bëhet pjesë e saj.
Përgjigjen më të mirë atij ia kishin dhënë qytetarët të cilët në komente dhe forma të tjera ia kanë rikujtuar të gjitha veprimet dhe deklaratat kontraverze e qensharake. I tillë ishte edhe dje, pasi vetë qëndrimet e koalicionit të tij në takimin e liderëve dhe kërkesa për takim të ri mes Ahmetit (i cili përfaqësonte edhe Taravarin në takim) dhe kryeministrit Mickoski nuk është asgjë më pak se qëndrim pas dyerve të Qeverisë.
Se rin pas derës së Qeverisë, Taravari e ka dëshmuar disa herë. Një herë pati dështuar me 61-shin tragji-komik kur kërkonte Qeveri me Mockoskin dhe Apasievin, ndërsa më pas shkoi dhe hyri në Qeverinë jolegjitime si pjesë e VLEN-it, ku personalisht ai ishte kumbar i atij koalicioni dhe publikoi fotografinë e vasalit me padronin e tij Hristian Mickoski.
Tanimë të gjithë e dijnë se kush është Arben Taravari, tradhëtari që të tjerët akuzon për tradhëti, vasali që të tjerët akuzon për vasalitet, përçarësi që të tjerët akuzon për përçarje.
Por, nga veprimet dhe deklarimet e tij ka vetëm një të “mirë”, me sukses po e argëton opinionin publik, por jo rrallë herë ai prodhon edhe humor të zi për shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar
Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë

Published

on

Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.

“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat